Hasan Riza Pasha: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v Vilajeti i Shkodërs
Rreshti 1:
[[Skeda:Hrp.jpg|thumb|Hasan Riza Pasha]]
'''Hasan Riza''' '''Pasha''' (Tosia, [[1871]] - [[Shkodra|Shkodër]], [[30 janar]] [[1913]]) ishte ushtarak dhe [[Valiu|vali]] osman. Qe arkitekti i mbrojtjes së Shkodrës (V''ilayeti'' ''i Shkodërs'' - turqisht: ''Vilâyet''-i İşkodra - pjesë e Perandorisë osmane, 1478-9), gjatë [[Rrethimi i Shkodrës (1912-13)|rrethimit serbo-malazez]], me çeljen e [[Lufta e Parë Ballkanike|Luftës Ballkanike]].
 
== Biografia ==
Leu në Tosia, i biri i shtetarit të madh osman Mehmed Namik Pashës, me origjinë jo shumë të largët nga [[Konia]]. Mbasi mbaroi shkollat ushtarake me radhë, në vitin 1892 doli nëntoger nga Akademia Ushtarake e Stambollit. Më 1895 kreu shkollën e shtatmadhorisë dhe u gradua kapiten. Në vitin 1897 mori pjesë në luftën osmano-greke dhe mbas disa shërbimesh në ushtri, fitoi gradën nënkolonel.