[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
ndreqa gabim ortografik për diplomën universitare të Këlcyrës
Rreshti 3:
 
== Jeta ==
Lindi në [[Këlcyra|Këlcyrë]] më [[28 maj]] [[1891]], i biri i Xhelal bej Këlcyrës nga oxhaku i rreptë i bejlerëve të Këlcyrës. Mësimet e para i merr në vendlindje. Ndjek liceun “[[Shkolla Gallata Saraj|Gallata Saraj]]” në [[Stambolli|Stamboll]] qyshëqysh më 1904. Në vitin 1909 do të marrë diplomën e pjekurisë me''bachelier ‘Bachalierès es-lettres-esès sciences’sciences''. Studion në "Mülkiye-i-Sehahané", shkollë e lartë e shkencave politiko-administrative e ekonomike.
 
Me shpërthimin e Luftës së Parë Ballkanike kthehet në Këlcyrë, dhe shpallja e pavarësisë e gjen në atdhe. Gjatë ripushtimit të Jugut nga ushtritë greke largohet me muhaxhirët e tjerë në [[Vlora|Vlorë]]. Në emër të tyre përshëndet [[Princ Vidi]]n e [[Princesha Sofi|princeshën Sofi]] që erdhën të vizitonin të ikurit nga zonat e pushtuara me një fjalim në frëngjisht. Lë atdheun dhe vendoset në [[San Demetrio Korone]], tek arbëreshët e [[Italia|Italisë]].
 
Në 1915 vazhdon studimet në Fakultetin e Drejtësisë në [[Roma|Romë]] kohë kur përqafon idetë e socialdemokracisë, miqësohet me [[Avni Rustemi|Avni RrusteminRustemin]] dhe shokun e betejave [[Stavro Vinjau]]. Kthehet në atdhe një vit më pas dhe bashkë me [[Themistokli Gërmenji]]n e të tjerë, ndërmerr nismën e krijimit të çetave kombëtare shqiptare.
 
Në 1918 kthehet sërish, shkon në [[Vlora|Vlorë]] ku në një mbledhje të fshehtë themelohet organizata që u quajt [[“Mbrojtja Kombëtare”]]. Komanda italiane e dëbon nga territoret nën administrimin e saj. Komitetet e MK-së kishin tashmë për qëllim organizimin e luftës së armatosur kundër italianëve që ndodheshin këtu për “mbrojtjen” nga ushtritë greke që ishin vendosur rreth kufirit. Merr pjesë në [[Kongresi i Lushnjes|Kongresin e Lushnjes]], zgjidhet në [[Kuvendin Kombëtar]] si deputet i prefekturës së [[Gjirokastra|Gjirokastrës]] dhe qysh në seancën e parë propozon që në apelin e deputetëve të hiqet titulli “bej”. Në luftën e Vlorës, caktohet të shkojë në Itali ku futet në bisedime me autoritetet të njohura të vendit për luftën. Më 1920 mori pjesë në luftën e Vlorës, e cila u zhvillua kundër pushtimit italian të Shqipërisë.