[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
vNo edit summary
Rreshti 72:
Historia e Jeruzalemit është shumë e vjetër. Ai është një nga qytetet më të lashtë të botës dhe ndoshta qysh prej 5000 vjetësh i banuar vazhdimisht. Të gjeturat arkeologjike tregojnë ekzistencën e një ngulimi në Jeruzalem në mijëvjeçarin e 3-të p.e.s. Përmendja e parë e qytetit nga burime historike nis në mijëvjeçarin e 2-të p.e.s.
 
Jeruzalemi u ndërtua dhe u themelua ne fillim nga [[kananasit]] (u pushtua nga [[jebuzasit]] gjatë [[Koha e bronzit|Kohës së Bronzit]] të vonë), dhe u bë kryeqytet i mbretërisë çifute të [[Izraeli]]t dhe [[Judeja|Judesë]] në periudhat e [[Tempulli i Parë|Tempullit të Parë]] dhe [[Tempulli i Dytë|Tempullit të Dytë]]. Qyteti quhej para [[Mbreti David|Mbretit David]] ''Ievus'', e shfaq vetveten si një përzierje fantastike të përmendorëve historike, kulturave dhe popujve me një sasi të panumërt vendesh të denja për t´u parë. Jeruzalemi është [[Toka e Shenjtë]], "qendër e tre feve": [[Feja Islame|Islamit]], [[JudaizëmJehudizmi|JudaizmitJehudizmit]] dhe [[Krishterimi]]t.
 
Nga viti 1948 deri 1967, pjesa perëndimore e Jeruzalemit qeverisej nga Izraeli si kryeqytet i tij, ndërsa [[Jeruzalemi Lindor]] qeverisej nga [[Jordania]]. Qyteti u ribashkua me fitoren e izraelitëve në [[Lufta Gjashtëditore|Luftën Gjashtëditore]], megjithatë statusi i tij mbetet i diskutueshëm. Një ligj i nxjerrë nga izraelitët në vitin 1980 e shpall Jeruzalemin kryeqytetin "e amshuar, të pandashëm" të Izraelit, kurse Jeruzalemi Lindor besohet të jetë menduar kryeqytet i shtetit [[Palestina|Palestinez]] të ardhshëm. Statusi i vendeve të shenjta të Jeruzalemit është poashtu i diskutueshëm.
 
Jeruzalemi ka një popullsi prej 890.428 banorësh (nga statistikat e vitit 2013).<ref>{{cite web | url=http://www.moin.gov.il/Subjects/Bchirot/Documents/num-member.pdf | title=Censusi i popullsisë | date=2013 | publisher=Ministria e Brendshme e Izraelit | accessdate=2015-04-05}}</ref> Ai është një qytet i përbërë (heterogjen), dhe përfaqëson shumë kombësi, fe, dhe grupe ekonomiko-shoqërore. Pjesa e quajtur "Qyteti i Vjetër" është i rrethuar nga mure dhe përbehet nga : lagjia myslimane, lagjia [[Armenët|armene]], lagjia [[Çifutët|hebreje]] dhe lagjia e krishterë.
 
== Feja ==
Në Jeruzalem, një numër i madh fesh dhe besimesh është i pranishëm. Grupimi më i rëndësishëm i qytetit janë [[Judaizëm|çifutët]]. Dhe në krahasim me pjesët e tjera izraelite, çifutët ultra-ortodoksë jo-zionistë dhe çifutët ortodoksë zionistë janë në qytet më tepër të përfaqësuar.
 
Ekziston poashtu një komunitet i vogël i [[Druzët|druzëve]]. Të [[Feja Islame|fesë islame]] ka [[Synitët|synitë]], [[Shiitët|shiitë]] dhe [[Alevitët|alevitë]]. [[Krishterimi]]t i përkasin disa kisha: Kisha Ortodokse Greke, [[Kisha Ruse|Kisha Ortodokse Ruse]], Kisha Ortodokse Gjeorgjane, Kisha Ortodokse Siriane, Kisha Katolike Greke, Katholikët e Vjetër, Kisha Katolike Romake, Luteranët, Anglikanët, Kisha Ortodokse Armene dhe Kisha Ortodokose Etiopiane.