[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
U kthye versioni 1555139 i bërë nga 79.106.109.185 (diskutimet) restore maintenance tags
No edit summary
Rreshti 9:
Simon Gjoni studimet e larta i kreu në Akademinë e Lartë muzikore të Pragës, në klasën e dirizhimit sinfonik me profesorët V. Smetacek, R. Brook, A. Klima. Në vitin [[1954]], ai ishte pjesëmarrës si kompozitor në Festivalin Ndërkombëtar të Muzikës, së bashku me kolosët botërore si Shoporin, Janson, Rihter, Fisher, Fournet etj. Në vitin 1956 në sallën "Mestska Knihovna" dirigjon Shubert "Rosamunda" dhe Grieg "Perr Gynt". Po në këtë kohë dirigjon veprën "Pygmalion" të kompozitorit Jiri Benda. Në vitin [[1957]] në sallen "Dum Umelco" ai drejtoi "Simfoninë orkestrale për violinë e kontrabas" të K. Dittersdorf.
 
Suksesi i këtij koncerti pasohet nga ai i pjesës simfonike të Franc Listzi-it "Les Preludes". Simon Gjoni, është një ndër dirigjentët e parë të orkestrave tona simfonike të Teatrit të Operas dhe Baletit dhe të Radio-Televizionit Shqiptar. Ne vitin 1958, kur u emërua dirigjent në TOB, shumë vepra të shquara e gjetën interpretimin e "parë" tek dirigjenti i ri, i cili i interpretoi ato duke zbuluar ngarkesën emocionale të tyre me një ndjeshmëri të lartë. Përmendet baleti "Lola", "Laurencia", operat "Don Paskuale", "Berberi i Seviljes", "Paliacot", "Franceska da Rimini", "Pranvera",etj.
 
[[Kategoria:Biografi shqiptarësh]]