Luftërat e hebrenjve: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 1:
'''Lufta e parë judease''' (66–73 pas Kr.), ishte e para nga tri kryengritje kundër romakëve. Lufta e dytë ishte lufta e Kitosit (115–117) që ndodhi kryesisht në diasporë, kurse lufta e tretë ishte ajo e Bar Kohbës (132–136).
 
Kryengritja e madhe filloi më 66 për shkak të gjendjes së tensionuar ndërmjet romakëve dhe çifutëve. Kriza u rrit për shkak të protestave kundër taksave dhe për shkak të sulmeve kundër qeveritarëve romakë. Guvernatori romak Gessi Flor kundërshtoi duke plaçkitur Tempullin me pretendim se të hollat i takonin perandorit romak. Të nesërmen ky arrestoi shumë figura të shquara. Ky incident shkaktoi një revoltë të madhe r dhe më pas garnizonin romak e pushtuan kryengritësit dhe mbreti Agripa II bashkë me nëpunësit romakë u larguan nga Jeruzalemi. Kur u pa se kryengritja doli jashtë kontrollit Cesti Gal, legati i Sirisë, solli ushtrinë romakë të Sirisë (me Legjion XII Fulminata) për të rikthyer rregullin dhe për të shtypur revoltën. Megjithë sukseset e para, duke përfshirë edhe pushtimin e Jafës, legjioni sirian ra në pritë dhe kryengritësit masakruan 6000 ushtarë romakë. Josef Flavi u emërua komandant i Galilesë kurse Elazar ben Hananiya komandant i Edomit. Muret e Jerusalemit u përforcuan, kurse ekstremistët u dëbuan.
Rreshti 8:
Ushtria romake përbëhej nga gjashtë legjione nën komandën e gjeneralit Sekst Juli Sever. Bar Kohba bëri një luftë guerilje dhe ndërtoi gjithkund një sistem tunelesh të ngjashme me tunelet e Viet-Kongut në Vjetnam. Më në fund romakët e shtypën kryengritjen më 136. Sipas historianit romak Cassius Dio, 580,000 judeasit vdiqën në këtë luftë të tretë, dhe mbarë Izraeli u shpopullua në një shkallë të paparë deri atëherë. Disa u vranë, disa vdiqën nga uria, kurse të tjerët u shitën skllevër. Humbjet romake ishin aq të madha saqë dy legjione u detyruan të çmobilizoheshin. Qendra e popullit u zhvendos në Galile, Bet Shan dhe Golan. Kalaja e fundit që ra ishte Betar, ku Bar Kohba bëri vetëvrasje. Judeasve u ndalohej të hynin në Jerusalem që u bë qytet pagan. Udhëheqesit fetarë e kryengritjes u vranë hapur në amfiteatrin e Cezaresë pas torturave të tmerrshme.
 
[[Kategoria:Historia e çifutëve]]
[[Kategoria:Perandoria Romake]]