[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
vNo edit summary
Rreshti 10:
Në Jethrib filloi në këtë kohë karriera ushtarake dhe politike e profetit. Menjëherë pas mbërritjes në këtë oazë, Muhameti lidhi një kontratë aleance me banorët e atjeshëm, të ashtuquajturën "''[[Marrëveshja e Medinës|marrëveshjen e Medinës]]''".<ref>Për një përmbledhje të shkurtër të ''marrëveshjes së Medinës'' shih W. Montgomery Watt: ''Islamic Political Thought'' (''Mendimi politik islamik''). Edinburgh University Press, 1980. f. 4-6</ref> Më pas vijuan përballje ushtarake me kuraish-ët paganë: sulmimet e organizuara nga profeti mbi karvanët çuan në [[Beteja e Badr-it|betejën e Badr-it]], e cila u pasua nga ajo e [[Beteja e Uhud-it|Uhud-it]]. Si sulmi i madh i fundit nga ana e kuraish-ëve mbi Medinën ishte e aushtuquajtura [[beteja e llogoreve]].
 
Ndërkohë pati konflikte me tre fiset [[Çifutët|çifute]] më me rëndësi në Jethrib: [[banu kainuka-t|benu kanjuka-t]] dhe [[banu nadir-ët|benu nadir-ët]] u përzunë nga ky oaz, ndërsa meshkujt e [[banu kuraiza-t|banu kuraiza-ve]] u ekzekutuan, pasuria e tyre u nda mes myslimanëve ndërsa gratë dhe fëmijët u shitën si skllevër.
 
Lufta e Muhametit dhe trupave të tij kundra kuraish-ëve dhe aleatëve të tyre çoi më 628 pas Kr. në një marrëveshje paqeje. Pas shkeljes së kësaj marëveshjeje nga ana e mekkanasve pasoi pushtimi i Mekkës më 630 pas Kr.<ref>''The Encyclopaedia of Islam''. New Edition. Brill, Leiden. Vol. 6, f. 147 ("Makka") : "A breach of the terms of this treaty by Meccan allies led to a great Muslim expedition against Mecca with some 10,000 men. The town was surrendered almost without a blow, and all the Meccans, except a handful who were guilty of specific offences against Muhammad or some Muslim, were assured their lives and property would be safe if they behaved honourably." (''Shkelja e kushteve të kësaj marrëveshjeje nga ana e aleatëve mekkanas, çoi në një ekspeditë me rreth dhjetëmijë vetë kundra Mekkës. Qyteti u dorëzua gati pa asnjë përpjekje dhe të gjithë mekkanasve, me përjashtim të një grusht prej tyre që ishin fajtorë për shkelje ndaj Muhametit si dhe ndonjë myslimani, iu premtua se do t'u sigurohej jeta dhe prona, në qoftë se do të silleshin hijshëm.'')</ref> Kur më 632 pas Kr. profeti vdiq, territori i zotërimit islamik shtrihej mbi të gjithë gadishullin arabik.<ref>Për një përmbledhje shih: W. Montgomery Watt: ''Muhammad at Medina'' (''Muhameti në Medinë''). Oxford University Press, 1962. f. 78-151; Elias Shoufani: ''Al-Ridda and the Muslim Conquest of Arabia'' (''Al-Ridda dhe pushtimi mysliman i Arabisë''). University of Toronto Press, 1973. f. 10-48</ref>