[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Rreshti 4:
Pasi u kthye nga Roma, me inkurajimin e papa Sergjit I, Vilibrordi zgjodhi Anversën si pikë nisje për ndriçimin e misioneve të ardhshme. Para se të vinte dorë në një themelim tjetër të rëndësishëm, siç ishte krijimi i një dioqeze të re në Frizi, Vilibrordi shkoi një herë të dytë në Romë. Dhe kësaj here takoi papën e ri, Gregorin II, i cili e shuguroi ipeshkëv me emrin Klement. Në vitin 698, Vilibrordi themeloi në Luksemburg kuvendin e Ehternahut, si paraprirje për dërgimet e ardhshme misionare, të cilat prej këtij momenti është e vështirë të numërohen. Njeri veprimi dhe lutjeje, ai është mishërim i murgut – abat – ipeshkëv benediktin, organizator i shkëlqyer dhe me një autoritet të dalluar qendror. Ai ka meritën e krijimit të ipeshkvijve ndihmëtarë që do të shmangin ndarjen e Kishave të ndryshme falë një veprimtarie misionare të përbashkët dhe më energjike. Ka vdekur në abacinë e Ehternahut, ku edhe nderohet trupi i tij.
 
[[Kategoria:KrishtërimiAngli|Shën Vilibrordi]]
[[Kategoria:Shenjtorë|Shën Vilibrordi]]
[[Kategoria:Shenjtorë katolikë|Shën Vilibrordi]]