Kafshët fantastike dhe ku mund të gjenden (libri): Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 24:
 
Në 2001 në një intervistë me shtëpinë botuese Scholastic, [[Joanne K. Rowling|Rowling]] konstatoi se zgjodhi lëndën e krijesave magjike sepse ishte një temë e bukur për të cilën ajo kishte zhvilluar goxha informacion në librat e mëparshëm. Emri i Rowlingut nuk u shfaq në kopertinën kryesore të librit në botimin e parë, puna u mirënjoh nën shkrimin e “Njut Skamandërit”, i cili, nëpër libra, shkroi këtë libër shkollor siç shihet nëpër listën e nevojshme të librave në vitin e parë shkollor të [[Harry Potter|Harry Potterit]].
Libri është përdorur për mbledhje donacionesh bamirësie nga Comic Relief. Mbi 80 % e cmimit të kopertinës së çdo libri shkon direkt për fëmijët e varfër nëpër vende të ndryshme të botës. Sipas Comic Relief, shitjet prej këtij libri së bashku me shoqëruesin e tij Kuidiçi nëpër shekuj tejkaloi shumën prej 17 milionë paundë.<ref>{{Cite web|url=https://web.archive.org/web/20120314132659/http://www.comicrelief.com/news/2009-07/harry-potter-book-profits-go-comic-relief|title=shuma e shitjeve}}</ref>
 
Në 12 shtator të 2013, Warner Bros. dhe [[Joanne K. Rowling|Rowlingu]] deklaruan se do të prodhonin një film të frymëzuar prej librit, si një prej pesë filmave të tillë.<ref>{{Cite news|url=https://twitter.com/jk_rowling/status/786672299374157824?lang=en-gb|title=J.K. Rowling on Twitter|work=Twitter|access-date=2018-11-22|language=en-gb}}</ref> Rowling vetë do të ishte skenaristja. Ajo solli një plan për filmin pas idesë së hedhur nga Warner Bros. Historia vë në pah aktorin kryesor Njut Skamandër në Nju Jork, 70 vite më parë se të nisë historia e Harryt.<ref>{{Cite news|url=http://www.deadline.com/2013/09/warner-bros-j-k-rowling-team-for-new-harry-potter-inspired-film-series/|title=Warner Bros, J.K. Rowling Team For New ‘Harry Potter’-Inspired Film Series|last=Tartaglione|first=Nancy|date=2013-09-12|work=Deadline|access-date=2018-11-22|language=en-US}}</ref> Filmi u lançua në 18 nëntor 2016.
 
Në 14 mars 2017 doli një botim i ri i librit, me kopertinë të ilustruar prej Johnny Duddle dhe ilustrime të brendshme prej [[Tomislav Tomic]], u publikua me 6 krijesa të reja dhe një parathënie prej Njut Skamandër. Mendohet se është një kopje e re pasi nuk përfshin shënime të shkruara me dorë. Fondet e mbledhura nga ky libër shkojnë për LUMOS si dhe Comic Relief.
Rreshti 48:
== Rreth Njut Skamandër ==
=== '''Biografia''' ===
Njuton Artemis Fido ose i ashtëquajturi Njut Skamandër, autor i ''Kafshëve magjike dhe ku mund të gjenden'', lindi në vitin 1897<ref>{{Cite news|url=https://www.pottermore.com/explore-the-story/newt-scamander|title=Newt Scamander - Pottermore|work=Pottermore|access-date=2018-11-22|language=en}}</ref>. Sipas paragrafit "Rreth autorit" në këtë libër, Skamandëri u bë një magjizoolog për shkak të interesit të tij në kafshët e mrekullueshme dhe nga nxitja e nënës së vet, një mbarështuese entuziste e Hipogrifëve. Në [[Shkolla e Magjisë dhe Shtrigërisë Hoguorts|Hoguorts]], ai ishte përzgjedhur në shtëpinë e Baldoskuqëve.
 
Pasi u përjashtua nga Hoguortsin Skamandëri iu bashkua [[Ministria e Magjisë|Ministrisë së Magjisë]] në [[Departamentin e Rregullimit dhe Kontrollit të Kafshëve Magjike]]. Karriera e tij nisi fillimisht në [[Zyra e Rishpërndarjes së Xhuxhëve shtëpiakë|Zyrën e Rishpërndarjes së Xhuxhëve shtëpiakë]], transferohet më pas te Seksioni i Kafshëve, krijimin e Rregjistrit të njerëzve ujq në 1947, kalimin në 1965 te Ndalimi i Mbarështimit eksperimental të Kafshëve Magjike dhe shumë udhëtimeve të tjera kërkimore për Kërkimet mbi Dragonjtë dhe Byronë e Kontrollit. Kontributet e tij në [[Magjizoologjia|Magjizoologjinë]] i dhanë titullin e nderit të Merlinit, Klasi i dytë në vitin 1979.