Dallime mes rishikimeve të "Alegoria"

406 bytes removed ,  3 vjet më parë
v
ska përmbledhje të redaktimeve
No edit summary
vNo edit summary
Si një mjet shprehës, '''alegoria''' është një [[Metafora|metaforë]] në të cilën karakteri, vendi ose ngjarja përdoren për të dhënë një kumt më të gjerë për çështjet dhe ngjarjes e jetës reale. Alegoria është ushtruar si mjet shprehës gjerësisht në shtjellat e historisë në të gjitha format e arteve, kryesisht sepse mund të ilustrojë lehtësisht apo të përcjellë ide e koncepte të ndërlikuara në mënyra që mund të jenë të kuptueshme ose goditëse për shikuesit, lexuesit ose dëgjuesit.
{{Për përmirësim}}
{{pa referenca|Te dhënat janë marre nga një burim dhe ai burim nuk është cekur.}}
 
Shkrimtarët ose folësit përdorin rëndomë si figurë letrare ose retorike për të përcjellur mesazhe të (gjysmë-)fshehura ose të ndërlikuara përmes figurave simbolike, veprimeve, imazheve ose ndodhive që së bashku thurin kuptimësinë shpirtërore, morale apo politike që autori ka dashur të përçojë.<ref>{{cite web|url=http://web.cn.edu/kwheeler/lit_terms_A.html|title=A|work=Literary Terms and Definitions|publisher=Carson-Newman University|last=Wheeler|first=L. Kip|date=11 January 2018}}</ref>
'''Alegoria''' - Alegori vjen nga greqishtja allegoria, nga allos - tjetër dhe agereia - flas, them, d.m.th te folur për ta kuptuar ndryshe.
 
== Etimologjia ==
Alegoria paraqet nje frazë ose shprehje, prapa se cilës nënkuptohet një domethënie tjetër ; metafore e zgjatur. Ajo ka një kuotim jo të drejtpërdrejtë, por të nënkuptuar. Hartime letrare, qe ndërtohen mbi bazën e alegorisë, janë fabulat dhe parabolat. Alegoria ka lindur nga paralelizmi midis jetës se njeriut dhe natyrës e jetës se kafshëve. Ne krijime alegorike dhelpra përfaqëson njeriun hileqar e dinak, ujku njeriun e keq, etj. Një nga arsyet për krijimin e alegorisë ka qene pamundësia për te folur hapur e për te thëne te vërtetën. Krijime te bukura alegorike janë fabulat "Dy qete dhe ujku" te Naim Frasherit, "Ujku dhe qengji" te Cajupit, etj.
Fjala e ka prejardhjen nga [[greqishtja e lashtë]] αλληγορία, (''allegoréo'') e përbërë nga ἀλλή + ἀγορεύω; ku ἀλλή vjen nga ἄλλος (''allos''), "tjetër, ndryshe" dhe ἀγορεύω (''agoreuo'') "kuvendoj"<ref>[http://www.perseus.tufts.edu/hopper/text?doc=Perseus%3Atext%3A1999.04.0057%3Aentry%3Da%29goreu%2Fw ἀγορεύω], Henry George Liddell, Robert Scott, ''A Greek-English Lexicon'', on Perseus Digital Library</ref> që vjen nga ἀγορά (''agora'') "kuvend".<ref>[http://www.perseus.tufts.edu/hopper/text?doc=Perseus%3Atext%3A1999.04.0057%3Aentry%3Da%29gora%2F ἀγορά], Henry George Liddell, Robert Scott, ''A Greek-English Lexicon'', on Perseus Digital Library</ref> Pra, "them diçka që duhet kuptuar ndryshe".<ref name=":0">{{Cite book|title=Fjalor shpjegues i termave të letërsisë|last=F. Leka, F. Podgorica|first=S. Hoxha|publisher=Universiteti Shtetëror i Tiranës, Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë|year=1972|isbn=|location=Tiranë|pages=11}}</ref>
 
Alegoria ndërtohet nga dhe me mbi bazën e simboleve. "Vaji i bilbilit" i Ndre Mjedës është një krijim alegorik i ndërtuar mbi bazën e simboleve (''bilibili'' simbolizon shqiptarin e robëruar, ''kafazi'' pushtimin turk).
 
Disa fjale te urta alegorike
 
* 1. Vjen zogu i blere e ndjek zogun e lere ????????
.
* 2. Molla e mire shitet edhe natën.
* 3. Nata është e ujkut.
* 4. Mos shkel ne dërrase te kalbur.
* 5. Muri ka veshe dhe gardhi ka sy.
* 6. Thelleza ne mal, tigani ne zjarr.
* 7. Njëzet kali, dyzet samari.
* 8. Një here i bie trungjet lumi.
* 9. Ne pemën me kokrra qëllohet me gurë.
* 10. Shihi turine, pa vari kusinë.
* 11. Kush hedh këmben bosh, bie përposh.
* 12. Mos u krekos me celesat e kashtës.
* 13. Kush do qe te këpute trëndafilin, nuk duhet t'u vere veshin gërvishtjeve.
* 14. Bletët kane mjaltë ne goje por thumba ne bisht.
* 15. Për te marre mjaltë mos thyej kosheren e bletëve.
* 16. Me mire një harabel ne dore se sa një pëllumb mbi cati.
* 17. Cilido qe mendon se te gjitha frutat piqen se bashku si luleshtrydhet, nuk di gjë për vreshtin.
* 18. Enët kur janë bosh bëjnë shume zhurme.
* 19. Është e lehte te hedhesh një pike ujë ne oqean, por është e pamundur ta nxjerrësh ashtu siç qe,te papërzier , te pashtuar dhe te pazvogeluar.
* 20. Fryti i pjekur nuk ruhet lehte.
* 21. Ai qe do te haje arrën, duhet te thyeje me pare lëvozhgën.
* 22. S'ke c'i bën gomarit, i bie samarit.
* 23. Mikut dhe peshkut pas tri ditësh fillon t'u vije era.
* 24. Pyka can drurin.
* 25. Dardha e ka bishtin pas.
 
== Referencat ==
<references />
[[Kategoria:Figura stilistike]]
222

edits