[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
marshalla
Refuzoi 2 ndryshimet e fundit të tekstit (nga 79.106.65.22) dhe riktheu rishikimin 1876298 nga 46.19.225.21
Rreshti 1:
'''Mbiemra''' quhen fjalët të cilat i përcaktojnë cilësitë apo vetitë e emrit
 
* qen i kuq
* qen i vogël
* ushtria shqiptare
* qeveria italiane
 
Mbiemri përshtatet në [[numër]], [[gjini]] dhe [[rasë]] me [[emrin]] me të cilin lidhet:
 
përshtatje në '''gjini''' :
* mjeku i ri
* mjekja e re
 
përshtatje në '''numër''' :
* mjekët e rinj
* mjeket e reja
 
përshtatje në '''rasë''' :
* mjeku i ri
* i mjekut të ri
* mjekun e ri
* mjekja e re
* e mjekes së re
* mjeken e re
 
== Grupimi i mbiemrave ==
 
Mbiemrat e shqipes ndahen në dy grupe: '''mbiemra të nyjshëm''' dhe '''mbiemra të panyjshëm'''.
 
=== Mbiemrat e nyjshëm ===
 
Mbiemra të nyjshëm janë ata mbiemra
 
* që mbarojnë me -ë : i bardhë, i mirë, i gjatë;
* që formohen me prapashtesat -(ë)m, -shëm, -(ët): i mesëm, i shëndetshëm, i hekurt, i ftohtë etj.;
* që formohen nga pjesorja: i shkruar, i zënë, i lodhur;
* që mbarojnë me -ër : i vjetër, i varfër, i verbër, i shurdhër,
 
=== Mbiemrat e panyjshëm ===
 
Mbiemra të panyjshëm janë:
 
* mbiemrat e formuar nga emrat përgjegjës me konversion: tiranas, shkodran, korçar, vlonjat;
* mbiemrat e formuar me prapashtesat -ar, -tar, -ik, -ist, -iv, -or, -tor: bankar, amtar, heroik, feminist, aktiv, verior, baritor;
* mbiemrat e formuar me prapashtesat -(ë)s, -ues, -yes, nga pjesorja ose e tashmja e foljes: djegës, ngjitës, vlerësues, ushqyes, rrëmbyes;
 
=== '''Shkallët e mbiemrave''' ===
 
- Mbiemrat kanë tri shkallë : pohore,krahasore dhe sipërore.
* Pohore:Trëndafilat blu janë të rrallë.
* Krahasore: Trëndafilat blu janë më të rrallë se trëndafilat e verdhë.
* Sipërore: Trëndafilat blu janë më të rrallët.