[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v 1l2l3k zhvendosi faqen Timarli tek Timarliu
Rreshti 3:
 
==Hyrje==
Timarlinjtë përbënin shtyllën e kalorësisë dhe ushtrisë osmane. Ata ishin të detyruar të luftonin si kalorës për ushtrinë kur u vinte thirrja. Timarlinjtë duhet të shkonin në ushtri në kohë lufte dhe të përkujdeseshin për timarin në kohë paqeje. Në luftë, timarlinjtë duhet të sillnin pajisjet e veta dhe, për më tepër, edhe një numër të pasuesve të tyre, ''xhebelët'' (''cebelu''). Timarlinjve u jepej një çiflig me detyrimin që të shkonin në luftë kaluar dhe të jepnin ushtarë ose marinarë në përkim me të ardhurat e çifligut. Timarliu detyrohej me shërbim personal me shpatën e tij në kohë lufte, dhe për një shifër monetare të caktuar detyrohej me një numër të caktuar ushtarësh si zëvendësim për të. ''Xhebelët ''qenë të lidhur me jetë me pronën e timarliut dhe duhet të ruanin tokën. Kur timarliu nuk i bindej urdhërit për thirrje, i hiqej timari për një ose dy vjet.<ref>{{cite book|url=https://books.google.com/books?id=ro--tXw_hxMC&pg=PA772|title=First Encyclopaedia of Islam: 1913-1936|publisher=BRILL|year=1993|isbn=90-04-09796-1|pages=772–}}</ref> Numri i timarlinjve në ushtrinë sulltanore luhaste mes 50,000 dhe 90,000 burrave.{{sfn|Faroqhi, Fleet|2012|page=295}}

Timarlinjtë organizoheshin nga [[Sanxhakbeu|sanxhakbejlerët]] që qeverisnin një grup timaresh. Sanxhakbejlerët ishin nën urdhërat e [[Bejlerbeu|bejlerbeut]] dhe të vetë sulltanit. Ky rendim gjysmë-feudal i jepte mundësinë osmanëve që të organizonin shpejt ushtri të mëdha, duke ndërtuar kësodore një ushtri perandorake prej një ekonomie mesjetare.{{sfn|Inalcik|2003|page=107}} Ky sistem i përdorimit të të ardhurave bujqësore për të paguar trupat qe ndikuar prej një praktike të ngjashme bizantine dhe të shteteve të tjera të Lindjes para [[Perandoria Osmane|Perandorisë Osmane]].
 
Gjatë paqes, timarlinjtë duhet të administronin tokat që u ishin dhënë. Po timarlinjtë nuk e kishin të tyren tokën që u ishte dhënë. Të gjitha tokat bujqësore në Perandori konsideroheshin si pronë shtetërore (ose ''miri''), dhe mund të jepeshin si timare. Timarlinjtë mund të hiqeshin dhe të transferoheshin, kur sulltanët e çmonin të nevojshme. Megjithatë, timarlinjtë duhej të mblidhnin taksat dhe të qeverisnin fshatarësinë. ''Kanunnameja'' e çdo [[sanxhaku]] radhitte sasinë e caktuar të tatimeve dhe shërbimeve që timarli mund të mbledhë.{{sfn|Inalcik|2003|p=112}} Qeveria qendrore zbatuar këto ligje me rigorozitet, dhe spahiu mund të humbte timarin për shkeljen e rregulloreve. Timarliu merrte masa për të mbajtur fshatarët në tokën e tyre dhe u detyrohej edhe njëfarë pune nga ana e fshatarëve, si ndërtimi i një hangari.{{sfn|Doulgas|1987|p=|page=10}} Shuma maksimale e të ardhurave nga një timar ishte 9,999 ''akçe'' në vit, por shumica e timarlinjve as nuk i afroheshin. Më 1530s, 40 % e timarlinjve merrnin më pak se 3,000 ''akçe'' të ardhura.{{sfn|Faroqhi, Fleet|2012|page=290}} Punonjësit e rangjeve më të larta mund të merrnin një [[Ziameti|ziamet]] (deri në 100,000 ''akçe'') ose një ''has'' (mbi 100.000 ''akçe''), në varësi të rëndësisë. Numri i meshkujve dhe pajisjeve që duhet të mundësonte një timarli, varej nga madhësia e trojeve që i ishin dhënë. Kur të ardhurat vjetore ishin mbi 4.000 [[akçe]] spahiu duhej të shoqërohej nga një ushtar në një ''mburojë zgare'', për të ardhurat mbi 15.000 akçe nga një ushtar shtesë për çdo shtesë 3.000 akçe. Mbi një cak të caktuar të hyrash, timarliu mund ta pajiste kalin e tij me armatim shumë të hollë çeliku. Çadra për qëllime të ndryshme, p.sh., për thesarin, kuzhinën, samarxhinjtë, etj. duhet të mundësoheshin. Kjo siguronte që të gjitha mjetet dhe trupat për fushata të ishin përcaktuar paraprakisht dhe komandantët osmanë të dinin numrin e saktë të forcave të tyre për mobilizimin.<ref name="Clot2012">{{cite book|url=https://books.google.com/books?id=zz0hBQAAQBAJ&pg=PT43|title=Suleiman the Magnificent|author=André Clot|date=13 February 2012|publisher=Saqi|isbn=978-0-86356-803-9|pages=43–}}</ref>