[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 1:
'''Rexhep Hoti '''
'''Rexhep Hoti ''' ka lindur në Matiqan, Prishtinë, në Kosovë më 12 Janar të vitit 1964. Është nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë si deputet i Grupit Parlamentar të PDK-së. Ka mbaruar për Shkenca Filologjike në Fakultetin e Filologjisë, Universiteti i Prishtinës. Mban titullin Master, ndërsa nga viti 2012 ka ndjekur studimet e Doktoratës. Ka ushtruar edhe funksione të tjera të larta politike dhe institucionale. <ref>http://www.kuvendikosoves.org/?cid=1,177,1750</ref>.
Rexhep Hoti u lind në Krushë të Madhe më 12 janar 1964. Ka mbaruar studimet në Universitetin e Kosovës për Letërsi dhe Gjuhë Shqipe, ndërsa magjistraturën në shkencat filologjike po në këtë universitet, me temën «Kombi dhe shteti në krijimtarinë e Kadaresë».
 
Hoti ka një biografi të pasur me angazhimet e tij në fushën e medieve, të studimeve, të artit dhe të publicistikës. Si student ka nxjerrë gazetën e parë universitare të shtypur, me titull «Fundamenti» në Fakultetin e SHMN-së në Prishtinë.
 
Në fillim të viteve ’90 të shekullit të kaluar, me Ukshin Hotin udhëtojnë në Lubjanë, ku fillimisht ishte lektor i revistës së njohur «Alternativa» e më pas edhe redaktor i revistës «Demokracia Autentike», ku njëherësh ishte edhe bashkëthemelues me Ukshin Hotin.
 
Hoti ka themeluar edhe gazetën e përditshme «Infopress», të përditshmen «Tribuna shqiptare», të përditshmen «Sport», revistën «IPmagazinë» etj. Ka qenë këshilltar politik i kryeministrit Bajram Rexhepi, ka hapur zyrën e parë të Qeverisë së Kosovës në UNMIK dhe ishte njëri prej hartuesve të dokumentit «Standardet për Kosovën», hartues i dokumentit «Strategjia e Bashkëpunimit Qeveri-UNMIK», Koordinator i Zyrës Ndërlidhëse Qeveri-UNMIK, deputet i Kuvendit të Kosovës, Drejtor i Akademisë Diplomatike Shqiptare, Zëvendësministër në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit etj. Ka ushtruar edhe funksione të tjera të larta politike dhe institucionale.
 
Hoti është autor i disa librave, i shumë punimeve shkencore si dhe pjesëmarrës në shumë seminare dhe konferenca ndërkombëtare. Librat e tij më të njohur janë: «Visore të shthurura», «Nata e Kosovës», «Tempulli i fjalës», «Kosova përballë vetvetes», «Pesha e konsensusit», «Përzierje e trishtë», «Gjenitë dhe drama e Kosovës», «Flirti civil dhe ambasadori», «Ndëshkimi i kujtimeve» etj.
 
Aktualisht mban pozitën e Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës.
Është i martuar dhe ka tre fëmijë. Jeton në Prishtinë.
 
 
<ref>http://www.kuvendikosoves.org/?cid=1,177,1750</ref>.
==Referencat==