Vexhi Buharaja: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
rregullim, heqje e poezise
vNo edit summary
Rreshti 22:
Me ardhjen e komunistëve në pushtet, nëntor 1944, për pak kohë punoi në Berat si referent në Shtëpinë e Kulturës. Më 1946 e burgosin, duke e akuzuar se bënte propagandë kundër qeverisë komuniste të Shqipërisë.
Pasi doli nga burgu, u detyrua të bënte punë të rënda fizike për të mbijetuar.
Më pas u pranua në punë si mësues,<ref name=":1" /><ref name=":02" /> duke dhënë lëndën e [[Gjuha ruse|gjuhës ruse]] të mësuar në burg.<ref>{{Cite web|urlname=http"://www.radiandradi.com/meditim-per-poetin-e-dijetarin-e-perndjekur-vexhi-buharaja-agim-xh-deshnica/|title=Meditim për poetin e dijetarin e përndjekur, Vexhi Buharaja|date=11 gusht 2014|website=radiandradi.com|last=Dëshnica|first=Agim0" Xh.}}</ref>
 
Në vitin 1965 e pranuan në Sektorin e Historisë së Mesjetës, pranë Institutit të Historisë në Tiranë. Mblodhi, përktheu në shqip, transkriptoi rreth treqind mbishkrime osmane. Duke u mbështetur në këtë material, shkroi studimin me titull: “Mbishkrimet turko-arabe në vendin tonë si dëshmi historike”, të cilin e ka lexuar si kumtesë në Konferencën e Dytë Shkencore të Studimeve Albanologjike, që i zhvilloi punimet në Tiranë, më 12-18 janar 1968. Më 1975 në maj u dëbua nga puna në Institutin e Historisë.