[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Rreshti 14:
</ref>
 
Zbatimi me i thjeshtë i Kinematikës është për përshkrimin e lëvizjes së [[Pika lëndore|pikës lëndore]], lëvizjes translative dhe asaj rrotulluese. Niveli tjetër i kompleksitetit vjen nga futja e konceptit të trupave të ngurtë, të cilat përcaktohen si aglomerime të pikave lëndore që kanë distanca të pandryshueshme në kohë mes tyre . Trupat e ngurtë mund ti nënshtrohen lëvizjes translative dhe rrotulluese ose një kombinimi të të dyjave. Një rast më i komplikuar është kinematika e një ''sistemi'' të trupave të ngurtë, të lidhura ndoshta së bashku me [[Lidhje mekanike | nyje]].
 
Disa lloje të [[dinamikës kompjuterike të fluideve]] përdorim një model kinetik (të komplikuar) grimcash të lëngjeve, por rrjedha e lëngut në përgjithësi shpjegohet me përdorimin e modeleve të [[Mekanika e vazhduar|mekanikës së vazhduar]] në vend të kinematikës.
 
==Lëvizja drejtvizore==
Kinematika drejtvizore ose kinematika translative është përshkrimi i lëvijes në hapësirë të një pike përgjatë një vije, e njohur gjithashtu si ''shtegu'' ose ''trajektorja''.