Ndryshimi mes inspektimeve të "Sanxhaku"

1.567 bytes added ,  1 vit më parë
ska përmbledhje të redaktimeve
 
Sanxhaku është një territor i veçantë administrativ. Në aspektin ushtarak emri "Sanxhak" do të thotë " Flamur". Gjatë sundimit otoman emri Sanxhak ka nënkuptuar territor ushtarak. Më vonë ka paraqitë territor i shkalles së dytë pas Vilajetit apo Pashallëkut.
 
Sanxhaku i Novi Pazarit përfshin një sipërfaqe prej 8687 km², ku jetojnë mbi 400 000 banorë. Nga kjo sipërfaqe 4504 km² i përkasin Serbisë, ndërsa 4183 km² Mali i Zi. Mbi 60% e banorëve të dy pjesëve të Sanxhakut janë myslimanë, përkatësisht boshnjakë e shqiptarë.
 
Pozita gjeografike paraqet faktorin, i cili, në teorinë e gjeografisë, është i një rëndësie të madhe gjeopolitike dhe gjeostrategjike. Prandaj, pozita gjeografike është objektiv i pa shmangshëm i analizës së të gjitha trajtimeve komplekse të hapësirës gjeografike dhe ngjarjeve politike.
 
Sanxhaku është një rajon kompleks dhe shumë i rëndësishëm nga pikëpamja historike, gjeografike, gjeopolitike, gjeostrategjike dhe pikëpamja ushtarake. Është një territor që ndodhet në mes Serbisë, Kosovës, Shqipërisë, Mali të Zi dhe Bosnjës e Hercegovinës. Ky rajon ndodhet në pjesën qendrore të Gadishullit Ilirik, i ndarë politikisht në mes të dy shteteve të pavarura - Serbisë dhe Mali të Zi. Sanxhaku paraqet një lidhje natyrore dhe të pashkëputshme territoriale dhe historike etnike me Kosovën dhe Shqipërinë. Përndryshe është regjion i konflikteve, përkatësisht në të ndeshen interesat e ndryshme. Për serbët, nëpër të kalon “Transferzalja e gjelbër”, për të tjerët linja ruse-serbe e interesit kah Mali i Zi dhe Deti Adriatik.<ref>[https://www.botasot.info/opinione/949534/sanxhaku-duhet-ti-bashkohet-kosoves-e-jo-bosnjes/ Ismet Azizi:Sanxhaku duhet t’i bashkohet Kosovës e jo Bosnjës]</ref>
 
== Shih edhe ==
* [[Sanxhaku i Shkodrës]] (1479–1913)
* [[Sanxhaku i Vlorës]] (1466 — 1913)
==Refernca==
 
[[Kategoria:Sanxhaqe| ]]
[[Kategoria:Institucione në Perandorinë Osmane]]