Qemal bej Vrioni: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
No edit summary
Rreshti 2:
 
== Biografia ==
U lind në Fieri, i biri i Galip [[Pasha|pashë]] Vrionit dhe Nasip hanëm Vlorës mes katër motrave dhe vëllait, Izedinit. [[Vrionasit|Familja atërore]] ishte oxhaku tradicional feudal themeluese e qytetit të Fierit, ndërsa ajo mëmësore ishin [[Vlorajt|qeveritarët shekullorë feudalë]] të [[Vlora|Vlorës]].<ref>{{Cite book|title=[[Lebenserinnerungen|Kujtime 1885-1925]]|last=Vlora|first=Eqrem bej|authorlink=Eqrem bej Vlora|publisher=IDK|year=2003|origyear=1963|isbn=99927-780-6-7|location=Tiranë|pages=613|trans_title=Lebenserinnerungen|ref=harvnb|translator=[[Afrim Koçi]]}}</ref> Mbaroi Fakultetin Ekonomik, dega financë në Universitetin e [[Stambolli|Stambollit]].
 
Më 1918 është delegat i Fierit në [[Kongresi i Durrësit|Kongresin e Durrësit]].<ref>{{Cite book|title=Dokumente historike 1912-1918|last=Nosi|first=Lef|authorlink=Lef Nosi|publisher=ASH, Instituti i Historisë|year=2007|isbn=978-99956-10-04-3|location=Tiranë|pages=288-289}}</ref> Pas [[Kongresi i Lushnjes|Kongresit të Lushnjës]], u zgjodh deputet i Beratit ndër të dy zgjedhjet e para.<ref name=":0" /> Bënte pjesë në ''Partinë Përparimtare'', ku si kryetar moral ishte Shefqet bej Vërlaci dhe Qemali ishte si këshilltar i tij - sipas kujtimeve të [[Sejfi Vllamasi|Sejfi Vllamasit]] - dhe kishte qëndrime konservatore nga mbi temën e zotërimeve tokësore dhe reformës agrare.<ref>{{Cite book|title=Ballafaqime politike në Shqipëri (1897-1942)|last=Vllamasi|first=Sejfi|publisher=Vllamasi|year=2012|isbn=978-9928-140-54-8|location=Tiranë|pages=334, 341|ref=harv}}</ref>
 
Më 1935 dënohet me vdekje në gjyqin politik për Kryengritjen e Fierit. Më pas u amnistua dhe u lirua nga burgu më 1938. U arrestua sërish në prag të [[Pushtimi italian i Shqipërisë|pushtimit fashist]], si bashkëpunëtor i Giovannii Giro-s, por lirohet me ndërhyrjen e legatës italiane në [[Tirana|Tiranë]].
 
Pas pushtimit italian qe anëtar i Asamblesë Kushtetuese të 12 prillit, pak ditë më pas bën pjesë në dërgatën e kurorës në [[Mbretëria e Italisë|Itali]] më 16 prill 1939. Emërohet kryetar i SITA-s në Tiranë, anëtar i Këshillit Administrativ të gazetës "Tomorri" më 1940. Caktohet ministër sekretar shteti i Financave në qeverinë [[Shefqet bej Vërlaci|Vërlaci]], duke zëvendësuar [[Fejzi bej Alizoti|Fejzi Alizotin]].<ref name=":0" /> Nga 1942 përkrahu [[Balli Kombëtar|Ballin Kombëtar]], së paku duke e bërë shtëpinë e tij në Fier vendtakimi për krerët dhe rininë balliste.<ref>{{Cite book|title=Abaz Kupi largoi Miladin Popoviçin nga Konferenca e Pezës nga "Zërat e mbijetesës" (intervista)|last=Ajazi|first=Beqir|publisher=Instituti i Studimit të Krimeve dhe Viktimave të Komunizmit|year=2013|isbn=9789928168153|location=Tiranë|pages=79-90|trans_title=Zërat e mbijetesës (intervista)|interviewer=Nebil Çika}}</ref>
 
Më 1945 qe në palën e të akuzuarve të Gjyqit Special në kinema "Kosova" në Tiranë, në fillim u dënua me vdekje, por iu mor parasysh fakti që ishte dorëzuar brenda afatit dhe përfitoi nga shkaqet lehtësuese duke iu kthyer dënimi me vdekje në burgim të përjetshëm.<ref>{{Cite book|title=I pari Gjyq Special në Shqipëri|last=Radi|first=Lazër|authorlink=Lazër Radi|publisher=Reklama|year=1997|isbn=|location=Tiranë|pages=122|oclc=43258808}}</ref> Ndërroi jetë në burgun e [[Burreli|Burrelit]] më 1952.<ref name=":0">{{Cite book|title=[[Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet]]|last=Dervishi|first=Kastriot|authorlink=Kastriot Dervishi|publisher=55|year=2012|isbn=9789994356225|location=Tiranë|pages=252-253}}</ref>
Rreshti 15:
{{reflist|2}}
 
[[Kategoria:Biografi shqiptarëshburgosur dhe të përndjekur në komunizëm]]
[[Kategoria:Lindje 1884]]
[[Kategoria:Vdekje 1952]]
[[Kategoria:Ministra të Shqipërisë]]
[[Kategoria:Deputetë të Parlamentit të Shqipërisë]]
[[Kategoria:Shqiptarë myslimanë]]
[[Kategoria:Njerëz nga Fieri]]
[[Kategoria:Balli Kombëtar]]
[[Kategoria:Vrionasit]]