[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v U kthyen ndryshimet e 79.106.209.38 (diskutimet) në versionin e fundit nga Klein Muçi.
Etiketa: Rollback
Rreshti 1:
'''''Biologjia''''' (nga greqishtja e vjetër: '''bios-jetë''' dhe '''logos-shkencë''') është shkencë natyrore, e cila studion botën e gjallë të natyrës. Biologjia bënë pjesë në grupin e shkencave natyrore, siç janë: '''Fizika''' '''Kimia''' dhe '''Ekologjia''' (disiplinë e '''Biologjisë''')
 
== Historia e biologjisë ==
Biologjia eshte e imjaaa , eshte e imjaaaaaaaaaaa , eshte e imjaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa.
 
HAHAHAHAHAHAHHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHA
Biologjia moderne është një shkence relativisht e re, por shkencat e përfshira ne te janë studiuar qe ne lashtësi. [[Filozofia natyrore]], psh, është studiuar ne civilizimet e lashta te [[Mesopotamia|Mesopotamisë]], [[Egjipti]]t, [[India|Indisë]] dhe [[Kina|Kinës]], ndërkohe qe origjina e biologjisë moderne mund te ndiqet deri ne [[Greqia e lashte|Greqinë e lashte]].Studimi i mjekësisë daton qe ne kohen e [[Hipokrati]]t,por ishte [[Aristoteli]] ai qe kontribuoi gjerësisht ne zhvillimin e biologjisë. [["Historia e Kafshëve"]] ishte një nga punimet e tij te spikatura për diversitetin e jetës, ku tregohen dhe prirjet e tij natyraliste. Pasuesi i Aristotelit, [[Teofrasti]], shkroi një seri librash për botaniken qe i mbijetuan kohës si kontributet me te rëndësishme te lashtësisë, për shkencat e bimëve.
 
===Etimologjia e emrit===
 
[[Skeda:Bibliotheca Botanica 1736.jpg|parapamje|djathtas|Libri i Karl Lineusit "Bibliotheca Botanica"]]
Termi "biologji" (greq. βίος - jetë, dhe λόγος - fjalë, shkence) shfaqet për here te pare ne [[1763]] kur [[karl Lineu|Lineus]] përdor termin ''biologi'' ne librin e tij [["Bibliotheca Botanica"]]. Përdorimi i pare ne gjuhen gjermane, ''biologie'', ishte ne [[1771]], ne një përkthim te punës se Lineusit. [[Karl Frederik Burdak]] e përdori termin ne librin e tij "Propädeutik zum Studien der gesammten Heilkunst" ne [[1800]], ne një sens me te kufizuar duke nënkuptuar studimin e qenieve njerëzore nga ana morfologjike, fiziologjike dhe psikologjike. Termi erdhi ne përdorimin e tij modern nga traktati me gjashte volume i quajtur "Biologie, oder Philosophie der lebenden Natur" ne 1802-1822 nga [[Gotfrid Reinhold Treviranus]] i cili deklaroi:
 
"Qëllimi i kërkimit tone do jene format e ndryshme te manifestimit te jetës, kushtet dhe ligjet ne te cilat këto fenomene ndodhin, dhe shkaqet nga te cilat ato janë prekur. Shkencën qe merret me këto tema ne do ta quajmë me emrin "biologji" ose, "lebenslehre" (doktrina e jetës)."
 
===Mikroskopia===
[[Skeda:RobertHookeMicrographia1665.jpg|parapamje|majtas|Qelizat e tapes se drurit te paraqitura tek libri "Micrographia" i Robert Hukut]]
Biologjia njohu një zhvillim te madh kur [[Anton van Livenhuk]]u përmirësoi me tej mikroskopin. Një bote e tere mikroskopike u shfaq para syve te shkencëtareve me gjithë biodiversitetin e saj, ku zbulimet me te rëndësishme ishin [[bakteret]], [[spermatozoidet]] dhe [[qelizat e kuqe te gjakut]]. Gjate kësaj kohe u themelua edhe një disipline e re nga entomologu gjerman [[Jan Suarmadan]], e ashtuquajtura [[autopsia mikroskopike|autopsi mikroskopike]]. Me pas, ne [[1665]], ishte [[Robert Huk]], ai qe çoi me tej punën e Van Livenhukut, duke zbuluar ekzistencën e qelizave ne një tape druri. Disa dekada me vone, ne [[1838]], dy shkencëtaret [[Matias Xhekob Shleiden]] dhe [[Teodor Shvan]] filluan përhapjen e ideve te tyre qe do te ishin bazat e [[Teoria Qelizore|Teorisë Qelizore]]. Ato deklaruan se njësia baze ndërtimore e te gjitha gjallesave është qeliza dhe se çdo qelize ruan ne vetvete te gjitha karakteristikat e jetës.
Se fundmi, [[Robert Remak]] dhe [[Rudolf Virshkov]] përcaktuan dhe parimin e tret., se te gjitha qelizat vijnë nga ndarja qelizore e qelizave mëmë.
 
===Evolucioni===
 
[[Skeda:Origin of Species title page.jpg|parapamje|djathtas|Libri i Darvinit ku u shpalos për here te pare teoria e evolucionit mbi perzgjedhjen natyrore]]
Ndërkaq, vëmendja e historianeve natyraliste u përqendrua tek [[taksonomia]] dhe klasifikimi i gjallesave, duke nisur me Karl Leniusin i cili publikoi një taksonomi te thjeshte për boten natyrale ([[1735]]),dhe me pas ne [[1750]] futi ne përdorim emrat shkencore për te gjitha speciet. Këto ishin hapat e para te hedhura drejt një teorie evolucionare. Një tjetër figure kyçe ne historinë e mendimit evolucionar ishte dhe [[Zhorzh - Lui Leklerk]], qe ndonëse e kundërshtoi evolucioni, influencoi ne teoritë e Lemarrkut dhe Darvinit. Prezantimi i pare i teorisë se evolucionit u be nga [[Zhan Baptist Lemarrk]], i cili deklaroi se evolucioni ishte rezultat i presionit qe ushtron mjedisi mbi kafshët duke i përshtatur ndaj tij. Pra sipas Lemarrkut, përdorimi i shpeshte i një organi do te sillte perfeksionimin e tij me pas te trashëgueshëm edhe tek pasardhësit. Por do te ishte natyralisti britanik, [[Carls Darvini]], i cili do te krijonte teorinë evolucionare me te suksesshme, te bazuar ne përzgjedhjen natyrore. Megjithëse ishte tema kryesore e polemikave, te cilat vazhdojnë deri ne ditët tona, teoria e Darvinit u përhap shpejt ne te gjithë komunitetin shkencor dhe u be aksioma qendrore e shkencës se biologjisë.
 
===Gjenetika===
 
[[Skeda:Gregor Mendel.png|parapamje|majtas|Gregor Johan Mendeli]]
Gjenetika moderne filloi me [[Gregor Johan Mendeli]]n, një murg dhe shkencëtar gjermano-cek i cili studioi natyrën e trashëgimisë tek bimët. Mes viteve [[1856]] dhe [[1863]] Mendeli kultivoi rreth 29,000 bime bizelesh, duke i ndjekur modelet trashëguese te disa tipareve te tyre dhe duke i përshkruar ato matematikisht. Ky studim tregoi qe 1 ne 4 bime bizelesh kishte alele recesive te racave te pastra, 2 ne 4 ishin hibride dhe vetëm 1 ne 4 ishin raca te pastra me alele dominante. Këto eksperimente e çuan atë te formulonte dy ligje, atë te ndarjes dhe atë te grupimit te pavarur.
*'''Ligji i ndarjes''' thotë se çdo gjallese përmban dy alele për një tipar te caktuar te cilat ndahen gjate formimit te gametave.
*'''Ligji i grupimit te pavarur''' thotë qe alelet për tipare te ndryshme shpërndahen neper gamete ne mënyre te pavarur nga njeri-tjetra.
Puna e Mendelit fitoi kuptim te gjere pas vdekjes se tij ne vitin [[1890]], kur shkencëtare te tjerë rizbuluan kërkimin e tij dhe u përpoqën te përcaktonin se cila molekule ishte përgjegjëse për trashëgiminë. Eksperimentet e bëra ne vitet 40'-50' treguan [[ADN-ja|ADN-ne]] si molekulën përgjegjëse e cila gjendej tek kromozomet. Pas këtyre viteve e deri ne ditët tona, biologjia është zgjeruar shume ne sferën molekulare. Ne ketë kohe, tre shkencëtare, [[Har Gobind Korana]], [[Robert Uilliam Hollej]] dhe [[Marshall Uarren Nirenberg]] arritën te zbërthenin kodin gjenetik pasi kuptuan qe [[ADN-ja]] përmbante kodone. Me ne fund, ne [[1990]] u hap "[[Projekti i Gjenomit Njerëzor]]" i cili kishte për qellim përcaktimin e te gjitha gjeneve njerëzore. Ky projekt ishte përpjekja e pare për te kuptuar funksionimin molekular te njeriut dhe gjallesave te tjera. Ai përfundoi ne vitin [[2003]] dhe vazhdon te kompletohet edhe ne ditët tona me analiza te mëtejshme.
 
==Bazat e biologjise moderne==