Ndryshimi mes inspektimeve të "Anamorava"

2.621 bytes added ,  2 vjet më parë
 
===Migrimet===
igrimet pas Luftës së Parë Botërore për Kosovën kanë pasur përpos karakterit ekonomik edhe karakter politik e strategjik. Për çdo komunë të Kosovës para vitit 1940 mesatarisht kan imigruar nga 2536 imigrues. Komuna e Gjilanit ka qenë në këtë mesatare, në krahasim me Prishtinën, Ferizajin, Mitrovicën, Pejën etj., që kan pasë imigrues mbi mesataren e Kosovës. Gjatë kësaj periudhe më pak të imigruar ka pasur në komunën e Dragashit, Kaçanikut dhe Leposaviqit etj.
 
Retivisht, pjesmarrja më e lartë e të ardhurëve nga jasht Kosovës (kolonë) ka qenë në këto komuna: Deçan, Viti, Dragash, Kamenicë etj., ngase numri i përgjithshëm i të ardhurëve në këto komuna nuk ishte i madh, me që këto komuna nuk ishin atraktive për imigruesit kosovar. Komuna e Gjilanit është nën këtë pjesmarrje sepse, jo pse ka patur më pak kolonë por ka pasur më shum imigrues nga komuna e Kamenicës, Novo Bërdës dhe nga ajo e Vitisë.
 
Gjat periudhës 1941- 1945 duke u bazuar se në Kosovë imigruan gjithsej 16.862 ose 4.5% (prej gjithë të imigruarëve), atëherë mund të konstatojë se edhe në komunën e Gjilanit nga viset jashtë Kosovës imigruan reth 766 (duke u bazuar në mesataren që ishte për çdo komunë).
 
Migrimet e popullsisë nga Kosova dhe drejt Kosovës kanë qenë gati dukuri ciklike, të lidhura për ciklet e zhvillimit politik dhe ekonomiko–shoqërorë të Kosovës dhe hapësirës për rreth.Për t’i kuptuar më mirë migrimet e reja të shqipëtarëve në Evropë dhe kontinentet tjera, duhet dhënë një pasqyrë të shkurtër të zhvillimit politik, ekonomik dhe demografik të Kosovës gjatë periudhës së pas Luftës së Dytë Botërore. Periudha kohore e pas Luftës së Dytë Botërore në aspektin politik mund të diferencohet në disa periudha:
 
a) nënperiudha (1945–1948) e barazisë politike e sociale,
b) nënperiudha (1948–1951) e inforbyros dhe e përgaditjes së proceseve politike dhe e presioneve.
c) nënperiudha (1952–1956) e presioneve politike, policore dhe e shpërnguljeve të shqiptarëve për në Turqi.
d) nënperiudha (1966-1980) e autonomisë politike, e emancipimit politik, ekonomik, kulturor e shqiptarëve dhe e tjrëve.
e) nënperiudha (1981-1988) postautonomike dhe e pacifikimit të Kosovës.
f) nënperiudha (1989-1999) e suprimimit të autonomisë, e shkatrrimit të ekonomisë, kulturës dhe arsimit, e largimit nga puna dhe e shpërnguljeve masovike të popullsisë shqiptare në botën e jashtme.<ref>Dr. Hivzi islami, Kosova dhe shqiptarët (Çështje demografike) Pena, Prishtinë 1990,</ref>
 
Migrimet e popullsisë paraqesin një problem shumëdimensional hapsinor, demografik, ekonomik, social due politik.Ato nuk janë procese spontane due autonome, por nxiten nga një varg faktorësh të ndërlikuar dhe shpeshherë reciprokisht të kushtëzuar në kohë dhe hapësirë të caktuar. Çdo periudhë e kanë karakterizuar migrime të tipeve të ndryshme me shkaqe dhe pasoja specifike.