[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Rreshti 25:
Pas ngritjes së Lidhjes së Prizrenit, Isa mori pjesë në betejën e Slivovës kundër forcave të rregullta osmane më 22 prill 1881.<ref name=":1" /> [[Manastiri i Sokolicës]] mbrohej nga Isa me të vëllanë e madh, Ahmetin.<ref>{{cite news|url=http://www.vreme.com/cms/view.php?id=1306113|title=Od mita do provokacije|last=Hrašovec|first=Ivana M.|date=18 June 2015|newspaper=Vreme|issue=1276}}</ref> Pas ndodhive të [[Kazaja e Mitrovicës|kazanë e Mitrovicës]] kundrejt serbëve, [[Perandoria Ruse]] i vë kusht Stambollit hapjen e një konsullate ruse në Mitrovicë më 7 maj 1902. Boletini shpalli se shtëpitë e mbarë shkjeve do të digjeshin po qe se do të hapej "kangjallozi i [[Moska|Miskovit]] në Mitrovicë". Raportohet se më 29 shtator iu dorëzua autoriteteve osmane dhe se do të falej për bëmat e tij të deriatëhershme, më 24 nëntor mbërriti në Stamboll, ku u caktua në krye të dyfekxhinjve,<ref name="Gawrych1342" /> siç ishte mënyra e qeverisjes e [[Sulltani|Sulltan]] [[Abdyl Hamiti II|Abdyl Hamidit]] për të bërë për vete krerë të zëshëm vendorë.<ref name="Gawrych139205208">{{harvnb|Gawrych|2006|pp=139, 205, 208.}}</ref>
 
Pasi shërbeu si kreu i dyfekxhinjve për katër vite, u kthye me çifligje që i ishin caktuar si shpërblim për shërbimi dhe grada ushtarake në milicinë vendore.<ref name="Gawrych1342" /> U bë njeriu më i famshëm dhe më i pasur i Mitrovicës,<ref>{{cite journal|last=|first=|year=1906|title=Једна ретка књига: Успомене са пута у манастир Девич|url=http://istorijskenovine.unilib.rs/view/index.html#issue:UB_00048_19061001|journal=Дело|location=Belgrade|volume=41|p=241}}</ref> mblodhi pasues të armatosur dhe mblodhi armatime e financime si nga serbët duke patur gjithashtu një linjë telegrafike drejtpërdrejtë me Pallatin Jëlldëz, si kapedan vendor i sulltanit në vend.<ref name="Gawrych134208">{{harvnb|Gawrych|2006|pp=134, 208.}}</ref>
 
=== 1908-1911 ===
Rreshti 36:
Ikanakët kosovarë gjetën strehim në Mal të Zi që herët me ndodhitë e 1909, ku Knjaz Nikolla shpresonte t'i kishte ata si ndihmë më pas gjatë zgjerimit në trojet shqiptare. Isa me të vetët ishin atje,<ref>{{Harvnb|Vlora|2003|page=250}}.</ref> u takua me krerë shqiptarë, merrte ndihma dhe armatim nga Mali i Zi<ref name="Gawrych177">{{harvnb|Gawrych|2006|p=177.}}</ref> duke e përdorur kështu si bazë.<ref name=":2">{{harvnb|Treadway|1998|p=73}}.</ref><ref name="Skendi408">{{harvnb|Skendi|1967|p=408.}}</ref> Fillimisht Mali i Zi e shpërfilli praninë e tij, por pas kërkesave të ambasadorit osmane e eskortoi larg kufirit.<ref name=":2" />
 
=== Kryengritja e 1912 dhe Autonomia e Shqipërisë ===
Kur Xhavid Pasha dërgoi 7,000 burra me në krye Dervish pashën drejt Shqipërisë që të nënshtronte Kosovën, Isa Boletini me një grusht burrash shtjelluan një mbrojtje të guximshme. Gjatë dëbimit trupat osmane dogjën kullën e familjes së tij në shenjë hakmarrje. Armiqësia ndaj serbëve nisi po më 1908, kur Isa me njerëzit e vet çarmatos bandat serbe të komanduara nga konsulli rus i asaj kohe, të furnizuara me armë po nga Rusia.
{{Shih|Kryengritja e vitit 1912}}
Në 1909 Boletini udhëhiqte betejat nga Prishtina në Prizren e më tej edhe më gjërë, ''Burri i Kosovës'' luajti rolin qendror si kryetar i kryengritjes të përgjithshme në pranverë të 1910 kur udhëhoqi luftëtarët në betejat e zhvilluara me ushtrinë turke në zonat Shtimlje-Carralevë më [[1910]] ku turqit thyhen keqas e më pas ndërton edhe njëherë shkollën shqipe dhe kullën që edhe sot qëndrojnë, e më tej kundër ndërhyrjeve të Serbisë, Malit të Zi, Rusisë e Austro-Hungarisë (kjo e fundit u përball me aneksimin e synyar të Sanxhakut) në [[Shqipëri]]. U dallua si udhëheqës e organizator i kryengritjeve të mëdha popullore antiosmane të viteve 1910-1912. Mbështeti kryengritjen antiosmane të v. 1911, udhëhoqi forcat kryengritëse në zonën [[Drenicë]]-Mitrovicë dhe [[Podujevë]]-[[Prishtinë]] më 1912. Gjatë Luftës Ballkanike në tetor 1912, u vu në krye të çetave të armatosura vullnetare për mbrojtjen e trojeve shqiptare kundër pushtuesve serbë. Në këtë periudhë emri i tij u lakua e komentua shumë në shtypin e kohës i lidhur me betejat e Cernalevës, Kaçanikut, Shkupit dhe të Kalasë së Mitrovicës, ku gjeti vdekjen edhe konsulli rus që ndihmonte serbët në operacionet kundër shqiptarëve.
Në pragun e revoltës, qeveria serbe punoi me disa banda kaçake shqiptarësh që të ishin të gatshme të vendosnin në vështirësi osmanët dhe me atë qëllim iu vardisën edhe Boletinit përmes organizatës terroriste [[Dora e Zezë]].<ref>{{Harvnb|Skendi|1967|page=445}}.</ref> Më 23 prill 1912 njerëzit e Hasan Prishtinës çuan krye në [[Malësia e Gjakovës|Malësinë e Gjakovës]] dhe u përhapën më tej.<ref name=":3">{{Harvnb|Pearson|2004|page=24}}.</ref> Më 20 maj së bashku me krerë të tjerë, Boletini mori pjesë në kuvendin e Junikut ku u dha besa dhe u nënshkrua një shpallje,<ref name=":022">{{Cite book|title=Kujtime, nga fundi i sundimit osman në Luftën e Vlorës|last=Vlora|first=Syrja bej|authorlink=Syrja bej Vlora|publisher=Iceberg|year=2013|origyear=1921-1925|isbn=978-9928-4140-4-5|location=Tiranë|pages=223-225|translator=[[Ali Asllani]]}}</ref> për t'i shpallur luftë qeverisë xhonturke përmes kryengritjes së armatosur në Vilajetin e Kosovës.<ref name=":3" /><ref>{{Harvnb|Skendi|1967|page=428}}.</ref><ref>{{Harvnb|Gawrych|2006|page=192}}.</ref> Shqiptarët e Sanxhakut të Prishtinës të kryesuar nga Isë Boletini, Xhemal beg Prishtina dhe Beqir agë Vulçiterna i thyen turqit në Llap e Gollak.<ref>{{Cite book|title=Nji shkurtim kujtimesh mbi kryengritjen shqyptare të vjetit 1912|last=Prishtina|first=Hasan|publisher=rrokullia.com|year=2009|isbn=9789951519021|location=Prishtinë|pages=28}}</ref>
 
[[Skeda:Isa boletini vlora 1912.jpg|thumb|537x537px|Isa Boletini në Vlorë]]