[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Rreshti 43:
 
=== Luftërat Ballkanike dhe Pavarësia Shqiptare ===
Në fillim të Luftës së Parë Ballkanike, ushtria osmane u mbështet nga vullnetarët dhe trupat e çrregullta shqiptare; autoritetet osmane furnizuan Isën me 65,000 armë<ref>{{Harvnb|Hall|2002|pages=46-47}}.</ref> për trimat e tij për të mbrojtur trojet shqiptare brenda Perandorisë Osmane, gjë që i zhgënjeu serbët.<ref name="Gawrych197202208">{{harvnb|Gawrych|2006|pp=197, 202, 208.}}</ref> Në shtypin serb raportohej se gjatë dorëzimit të kryengritësve shqiptarë në Lumë, Isa Boletini me trimat e tij u arratisën.<ref>{{citation|title=Разоружање Љуме|newspaper=Правда|issue=318|date=17 November 1912|p=2|url=http://istorijskenovine.unilib.rs/view/index.html#issue:UB_00042_19121117}}</ref> Nga data 8 deri më 11 të vjeshtës së tretë bujti te Hasan bej Biçakçiu në [[Elbasani|Elbasan]] së bashku me [[Mehmet Pashë Deralla|Mehmet pashë Dërrallën]] dhe [[Ajdin Draga|Ajdin bej Dragën.]], u nisën të nesërmen me [[Skeda:IsaMid'hat boletinibej vloraFrashëri|Mid'hat 1912bej Frashërin]] pasi pritën përfaqësuesit e Dibrës me Myfti Vehbiun.jpg<ref>{{Cite book|thumbtitle=Dokumente historike 1912-1918|537x537pxlast=Nosi|first=Lef|authorlink=Lef Nosi|publisher=ASH, Instituti i Historisë|year=2007|isbn=978-99956-10-04-3|location=Tiranë|pages=60, 73, 79-80|ref=harvnb}}</ref> Më 29 të vjeshtës së tretë, Isa BoletinimbërritiVlorë]]Asamblenë e Vlorës si përfaqësues i Mitrovicës.<ref>{{Harvnb|Nosi|2007|page=158}}.</ref>
 
Në ditët e pavarësisë, në krye të përfaqësuesve të Kosovës, u ndodh përkrah [[Ismail Qemali]]t në [[Vlorë]] dhe mori pjesë aktive në organizimin e forcave të armatosura për mbrojtjen e [[Qeveria e Përkohshme e Vlorës|Qeverisë së Përkohshme të Vlorës]],- ku tregohet se Ismail Qemali i ofroi një post ministri, e Isa ìa ktheu "Jo Ismail, se duhen njerëz të shkolluar", dhe i rekomandoi [[Mehmet Pashë Deralla|M. Derallen]]. Këtu ngarkohet dhe krijon Gardën e parë të Ushtrisë shqiptare duke vendosur rregull në disa zona të jugut e duke mbrojtur zonat e bregdetit nga forcat greke.
Më 1913, si anëtar i delegacionit shqiptar e përfaqsues i Ushtrisë Shqiptare, së bashku me Ismail Qemalin shkoi në [[Londër]], ku protestoi me forcë kundër vendimit të [[Fuqitë e Mëdha|Fuqive të Mëdha]] për copëtimin e Shqipërisë. Historiani Edwin Jacques tregon një anekdotë që trajton sa vijon:
Line 59 ⟶ 60:
 
== Prologu i vrasjes ==
[[Skeda:Isa Boletini në Vlorë.jpg|thumb|right|300px|shtatorja Isa Boletini në Vlorë]]
Vrasësit e njeriut më të fortë në krah të Ismail Qemalit, njeriut që shpalli Shqipërinë të pavarur, ishin xhandarët malazezë të urdhëruar nga qeveria e këtij vendi, kurse ata që e prenë në besë ishin disa diplomatë francezë. Ishte janar i vitit 1916, pikërisht koha kur trupat austriake pushtonin Malin e Zi, pothuaj pa hasur në asnjë rezistencë. Porse qeveritarët e Malit të Zi, pa u turpëruar nga ky pushtim, pa u turpëruar prej faktit se nuk rezistuan deri në fund, u kujdesën gjithsesi të hiqnin qafe armikun e hershëm, shqiptarin e tmerrshëm, Isa Boletinin, të cilin e mbanin prej disa kohësh të izoluar.
Sipas rrëfimeve të një të afërmi të Isa Boletinit, të pasqyruara në librin e Skënder Luarasit "Isa Boletini", botim i vitit 1971, kthesa përfundimtare e jetës së shqiptarit të madh nis me përfshirjen e Kosovës nën Jugosllavinë, sipas vendimeve të fuqive më të mëdha të Evropës në takimin e Londrës më 1913. Në vitin 1915, malazezët pushtojnë Shkodrën dhe legjendës së rezistencës për bashkim kombëtar i mbetet të kërkojë ndihmën e ndërkombëtarëve. Francezët afrohen dhe konsulli i tyre në Shkodër, Bikok, i thotë Isa Boletinit dhe njerëzve të tij që të shkojnë në Ambasadën Franceze në Cetinë, asokohe kryeqytet i Malit të Zi, nga ku do të merrnin vizë për të shkuar në ndonjë vend neutral. Pikërisht këtu nis edhe plani për ekzekutimin e shqiptarit të madh. Njerëz të Boletinit kishin vënë re një lidhje të çuditshme të diplomatëve francezë me ata malazezë në Shkodër, por kjo do u vinte në mendje më pas. Gjithsesi Isa Boletini dhe shpura e tij mbërrijnë në Cetinë dhe më tej bëjnë një vizitë në ambasadën franceze, ku u tregohet një telegram i paraqitur si urdhër i ministrit të Jashtëm francez për t'i nxjerrë në një vend neutral. Ndërkohë, anglezët, më bujarë, e ftojnë Boletinin ta marrin nën mbrojtje, por nisur nga ligjet e maleve, ai preferon "mikun që i hapi derën i pari". Pak orë më pas, në mëngjes, Isa Boletini sheh se shtëpia ku bujte ishte rrethuar me xhandarë malazezë. Shqiptarët merren dhe dërgohen në Nikshiq, duke u mbajtur gjatë gjithë kohës nën survejim.
Rreshti 71:
 
;Varrimi
Të marrë në pyetje nga autoritetet austriake, ministrat malazezë u justifikuan se kishin pasur informata se Isa Boletini do të provokonte ngjarje për të djegur dhe plaçkitur qytetin. Sipas tyre, ai ishte vrarë duke sulmuar prefekturën në përpjekje me patrullat e ushtrisë. Organizatorë të drejtpërdrejtë të vrasjes ishin ministri i Luftës, gjenerali Veshoviq, i kunati i Krajl Nikollës, komandanti i Përgjithshëm, gjeneral Janko Vukotiqi, ministri i Punëve të Brendshme, Plamenac, prefekti i Podgoricës, Ramadanoviçi e të tjerë. Trupat e Isa Boletinit dhe njerëzve të tij u vendosën fillimisht në një dhomë të prefekturës, ku u bë edhe identifikimi. Varrimi u bë në Podgoricë dy ditë më pas me pjesëmarrjen e mijëra shqiptarëve banorë të zonës. [[Nasuf Dizdari]] nga Shkodra mbajti një fjalim para se arkivoli i Boletinit të futej nën dhe. Gjithsesi askush nuk besonte për vrasjen e Boletinit, pasi nuk ishte hera e parë që lajmet e bënin të vrarë. Po kështu nuk u besua dhe një komunikatë zyrtare e ushtrisë austriake, që jepte lajmin e vrasjes së tij "gjatë një përpjekjeje me malazezët". Eshtrat e tij u transportuan në Boletin me [[25 shtator]] [[2004]]<ref>[http://www.zeriyt.com/historia-shqiptare/zbulohen-eshtrat-e-humbura-te-isa-boletinit-t1923.0.html Zbulohen eshtrat e humbura t'Isa Boletinit]</ref>[[Skeda:Urdhri_Hero_i_Kosovës.jpg|alt=|djathtas|200x200px]]
 
'''Isa Boletini''' i dha kuptim luftës së shqiptarëve për Shqipëri të përbashkët.<ref>http://botasot.info/opinione/393002/isa-boletini-dhe-kontekstualizimi-i-veprimtarise-se-tij-ne-shkrimet-bashkekohore/ Pajazit Nushi për Isa Boletinin</ref>[[Skeda:Urdhri_Hero_i_Kosovës.jpg|alt=|djathtas|200x200px]]
== Trashëgimia ==
Për Isa Boletinin shkroi [[Aubrey Herbert]] "A meeting with Isa Boletini" (''Një takim me Isa Boletinin'') më 1912, monografia e [[Skënder Luarasi|Skënder Luarasit]] botuar më 1972 dhe e Fatmire Musës më 1987. Ndër botimet enciklopedike shquhet zëri i tij në Fjalorin Historik të [[Robert Elsie]] botuar në gjuhën shqipe më 2011 si dhe në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar të vitit 1985 dhe 2011, zëri “Isa Boletini” në Enciklopedin e Jugosllavisë botuar më 1982.<ref>{{Cite web|url=https://www.botasot.info/opinione/393002/isa-boletini-dhe-kontekstualizimi-i-veprimtarise-se-tij-ne-shkrimet-bashkekohore/|title=Isa Boletini dhe kontekstualizimi i veprimtarisë së tij në shkrimet bashkëkohore|date=13 prill 2015|website=botasot.info|last=Nushi|first=Pajazit|authorlink=Pajazit Nushi}}</ref>
 
Vepra e Isa Boletinit është nderuar në çdo kohë në gjithë Shqipërinë etnike. Emrin e tij e mbajnë shkolla, rrugë, lagje e sheshe. Gjithashtu ka një batalion special të ushtrisë shqiptare, që u instalua në Irak, që mban emrin e Isa Boletinit.<ref>[http://www.albasoul.com/vjeter/modules.php?op=modload&name=News&file=article&sid=2096&mode=thread&order=0 Jeta dhe vdekja e Isa Boletinit :: Shpirti i Shqiptarit :: Shqiptare te bashkuar per nje Shqiperi te bashkuar !<!-- Roboti gjeneroi titull për referencën -->]</ref>