[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Rreshti 45:
Në fillim të Luftës së Parë Ballkanike, ushtria osmane u mbështet nga vullnetarët dhe trupat e çrregullta shqiptare; autoritetet osmane furnizuan Isën me 65,000 armë<ref>{{Harvnb|Hall|2002|pages=46-47}}.</ref> për trimat e tij për të mbrojtur trojet shqiptare brenda Perandorisë Osmane, gjë që i zhgënjeu serbët.<ref name="Gawrych197202208">{{harvnb|Gawrych|2006|pp=197, 202, 208.}}</ref> Në shtypin serb raportohej se gjatë dorëzimit të kryengritësve shqiptarë në Lumë, Isa Boletini me trimat e tij u arratisën.<ref>{{citation|title=Разоружање Љуме|newspaper=Правда|issue=318|date=17 November 1912|p=2|url=http://istorijskenovine.unilib.rs/view/index.html#issue:UB_00042_19121117}}</ref> Nga [[Dibra]] njoftoi për pjesëmarrjen në [[Kuvendi i Vlorës|Kuvendin e Vlorës]].<ref>{{Harvnb|Ikonomi|2012|page=183}}.</ref> Nga 8 deri më 11 të vjeshtës së tretë bujti te Hasan bej Biçakçiu në [[Elbasani|Elbasan]] së bashku me [[Mehmet Pashë Deralla|Mehmet pashë Dërrallën]] dhe [[Ajdin Draga|Ajdin bej Dragën]], u nisën të nesërmen me [[Mid'hat bej Frashëri|Mid'hat bej Frashërin]] pasi pritën përfaqësuesit e Dibrës me Myfti Vehbiun.<ref name=":4">{{Cite book|title=Dokumente historike 1912-1918|last=Nosi|first=Lef|authorlink=Lef Nosi|publisher=ASH, Instituti i Historisë|year=2007|isbn=978-99956-10-04-3|location=Tiranë|pages=60, 73, 79-80|ref=harvnb}}</ref> Më 29 të vjeshtës së tretë, Isa mbërriti në Asamblenë e Vlorës si përfaqësues i Mitrovicës.<ref>{{Harvnb|Nosi|2007|page=158}}.</ref> Nën drejtimin e Mehmet Pashës, së bashku me Riza Beun kishte detyrë të organizonte milicinë kombëtare.<ref>{{Harvnb|Ikonomi|2012|page=279}}.</ref>
 
Më 1 prill 1913 së bashku me [[Ismail Qemali|Ismail Qemalin]], të birin [[Qamil bej Vlora|Qamilin]], [[Mark Kakarriqi|Mark Kakarriqin]] dhe [[Luigj Gurakuqi|Gurakuqin]] i hipën jahtit të Dukës së Montpensier-it dhe zbritën në Brindisi.<ref>{{Harvnb|Ikonomi|2012|page=242}}.</ref> Pas bashkimit të [[Skeda:Urdhri_Hero_i_Kosovës.jpgEsad pashë Toptani|alt=Esad pashë Toptanit]] me qeverinë e Vlorës, shihej me armiqësi nga qeveria aty, sipas [[Fejzi bej Alizoti|djathtasFejzi bej Alizotit]] ishte vendosur mes Isës, [[Salih Gjuka|200x200pxSalih Gjukës]] dhe Gurakuqit që ta vrisnin pashain porsa të shëtiste mbi urën e skelës dhe ta hidhnin në det. Pasi ia kishin komunikuar Ismail Beut, kishte thënë se po të veprohej me vrasjet e njëri-tjetrit që në formim të shtetit shqiptar, do të merrte valixhet e do të ikte.<ref name=":Ikonomi">{{Cite book|title=Esat pashë Toptani: njeriu, lufta, pushteti|last=Ikonomi|first=Ilir|publisher=Uet press|year=2016|isbn=978-9928-190-91-8|location=Tiranë|pages=186|ref=harvnb}}</ref>
 
Më 23 shtator shqiptarët e Dibrës u hodhën në revoltë kundër serbëve. Gjashtë mijë forca të udhëhequra nga Isa kaluan kufirin dhe, pas një beteje, morën Dibrën, ku vranë disa oficerë dhe i dëbuan të tjerët nga qyteti. Ushtarët që shpëtuan ia mbathën nga ana tjetër e lumit Radikë, më pas serbët nuk vonuan dhe u hakmorën me mizori të skajshme, sidomos në krahinën e Lumës.<ref>{{Harvnb|Ikonomi|2016|pages=197-198}}.</ref> Pas pak muajsh ai u largua nga Vlora sa qe pa dhënë dorëheqjen Ismail Qemali, mori një shtëpi me qira në Shkodër.<ref>{{Harvnb|Ikonomi|2016|pages=238, 297}}.</ref> [[Skeda:Urdhri_Hero_i_Kosovës.jpg|alt=|djathtas|200x200px]]
== Trashëgimia ==
Për Isa Boletinin shkroi [[Aubrey Herbert]] "A meeting with Isa Boletini" (''Një takim me Isa Boletinin'') më 1912, monografia e [[Skënder Luarasi|Skënder Luarasit]] botuar më 1972 dhe e Fatmire Musës më 1987. Ndër botimet enciklopedike shquhet zëri i tij në Fjalorin Historik të [[Robert Elsie]] botuar në gjuhën shqipe më 2011 si dhe në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar të vitit 1985 dhe 2011, zëri “Isa Boletini” në Enciklopedin e Jugosllavisë botuar më 1982.<ref>{{Cite web|url=https://www.botasot.info/opinione/393002/isa-boletini-dhe-kontekstualizimi-i-veprimtarise-se-tij-ne-shkrimet-bashkekohore/|title=Isa Boletini dhe kontekstualizimi i veprimtarisë së tij në shkrimet bashkëkohore|date=13 prill 2015|website=botasot.info|last=Nushi|first=Pajazit|authorlink=Pajazit Nushi}}</ref>