Abdi bej Toptani: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Rreshti 5:
== Jeta ==
 
Lindi në Tiranë në oxhakun e [[Toptanajt|Toptanve]], i biri i Adem beut<ref>[[Lec Shllaku|Shllaku L]]., ''Pema gjenealogjike e Familjes se Skenderbeut'', Gazeta Shqiptare, 9 nëntor 2002.</ref> dhe Qamile hanëmit.<ref>Toptani G., ''Ju rrëfej gjyshin tim Abdi beun,'' intervistoi Ani Jaupaj, Panorama, 24 shtator 2012.</ref>. Kreu mejtepin në vendlindje, ndërsa të mesmen në Stamboll. Kthehet në atdhe më 1895<ref name=":0">[[Kastriot Dervishi|Dervishi K]]., [[Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet|''Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet'']], Tiranë: 55, 2012, fq. 239, ISBN 978-9943-56-22-5</ref>.
 
Për shkak të divergjencave politike oxhaku i Toptanve u nda pothuaj në dy pjesë: njëri krah me Esad Pashën e tjetri me Abdinë, [[Refik bej Toptani|Refikun]] e [[Murad bej Toptani|Muratin]].
Rreshti 11:
Organizoi forcat kryengritëse kundër osmanëve në [[Shëngjergj (Tiranë)|Shingjergj]] dhe Shupal në korrik 1912, me 6 bastisën depon e [[Shijaku|Shijakut]] ku pajisen me armë e municion e me 8 marrin në dorë [[Kruja|Krujën]]. Me të marrun [[Shkupi]] nga krenët e revoltës së Kosovës me në krye [[Hasan Prishtina|Hasan Prishtinën]] e [[Bajram Curri]]n, shkon me një nga dera e Gjonmarkajve të Mirdites dhe [[Mustafa Kruja|Mustafa Krujën]] të koordinonin levizjet por pakti me kërkesat e H. Prishtinës tashmë ishte nënshkruar.
 
Bashkëpunon me Imzot [[Nikollë Kaçorri]]n dhe Mustafa Krujën në qarqet patriotike në qarkun e Durrësit (''kjo prefekturë përfshinte pesë ndënprefektura: Durrsi vetë me pak katunde, Kavajen, Tiranen e Krún'').<ref>«Shqiptari» i 1912-s e shqiptarizma në qarkun e Durrsit, Mustafa Kruja; marrë nga «Shêjzat» 1973</ref>.
 
Në nëntor 1912 priti në Durrës [[Ismail Qemali]] dhe e shoqëroi atë deri në Vlorë, ku mori pjesë në ngritjen e flamurit firmoi aktin e pavarësisë me siglën “''Abdi''”. U zgjodh ministër i Financave në qeverinë e parë shqiptare.
Rreshti 17:
Me ardhjen e Princ Vidit më 1914, caktohet ministër i Bujqësisë dhe Industrisë. Viti 1915 Abdi Toptanin e gjen jashtë atdheut, në organizimet patriotike të shqiptarëve në Zvicër.
 
Në [[Kongresi i Lushnjes|Kongresin e Lushnjes]], ishte nga aktivistët kryesorë dhe për këtë u zgjodh antar i Këshillit të Lartë së bashku me [[Aqif Pashë Elbasani|Aqif pashë Elbasani]]n, Imzot [[Luigj Bumçi]]n dhe dr. [[Mihal Turtulli]]n. Përkrahu kryengritjen e marsit 1922 udhëhequr nga [[Bajram Curri]] e [[Elez Isuf Ndreu]], për të cilën u dënua me vdekje, por lejohet të largohet në Austri. Pas amnistimit tërhiqet krejtësisht nga jeta politike.<ref name=":0" />. Vitin e festimit të 30 vjetorit të shpalljes së pavarësisë, evenimetit historik ku ai mori pjesë, më 1942, Toptani vdiq në Tiranë.
 
== Pasardhësit ==
[[Skeda:Busti i Abdi Toptanit.jpg|parapamje|150px|left|Busti i Abdi Toptanit]]
 
Fëmija i parë ka qenë [[Ihsan Toptani|Ihsani]], i cili u largua në tetor të ’44-s me grupin e ushtarakëve të misionit anglez, [[Abaz Kupi]]n etj. U dënua më pas me vdekje në mungesë. Punoi për “Newsweek” dhe BBC. Fëmijët e tjerë kanë qenë 2 vajzat Hiqmeti e Zejnepi, si dhe më i vogli, Xhahiti. Përveç Xhahitit që kreu studimet në shkollën e Fultz-it për Agronomi, ndërsa të lartën në Milano për Shkenca Agrare - gjithë tjerët u shkolluan në [[Vjena|Vienë]].<ref>Jaupaj A., Gajda Toptani, mbesa e Abdi Toptanit: Ju rrëfej tim gjysh, nga firmosja e Pavarësisë te harresa, Panorama, 24 shtator 2012.</ref>
 
Line 31 ⟶ 29:
[[Kategoria:Lindje 1864]]
[[Kategoria:Vdekje 1942]]
[[Kategoria:Njerëz nga Tirana]]
[[Kategoria:Myslimanë suni shqiptarë]]
[[Kategoria:Toptanajt]]