Bayer 04 Leverkusen: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 52:
 
Gjatë kësaj periudhe, dhe deri në fillim të viteve 1930', SV Bayer 04 Leverkusen luajti në divizionin e tretë dhe të katërt.<ref name="Emblema e Bayer"/> Në vitin 1936, ata u ngjitën në ligën e dytë gjermane.<ref name="Emblema e Bayer">{{cite web|url=http://www.bayer04.de/B04-ENG/en/1283.aspx?guid=1283-687E6C91-5980-405A-B82C-E1DFBCE4C5F7|title=The Thirties&nbsp;– The Bayer Emblem on the Shirt|trans-title=Tridhjetat – Emblema e Bayerit në fanell|work=Bayer Leverkusen|accessdate=9 tetor 2014}}</ref> Ai ishte edhe viti kur klubi veshi kryqin familjar "'''''Bayer'''''" për herë të parë.<ref name="Emblema e Bayer"/> Ata zhvilluan paraqitjen e parë në ligën më të lartë gjermane në vitin 1951, në [[Oberliga West (1947–63)|Oberliga West]], ku luajtën deri në vitin 1956, vit ku u rrëzuar një kategori më poshtë. Ata nuk do të riktheshin në elitë deri në vitin 1962, vetëm një sezon para themelimit të ligës së re profesionale të Gjermanisë, [[Bundesliga]]. Viti i ardhshëm e pa klubin të luante në [[Regionalliga West (1963–74)|Regionalliga West]], divizioni i dytë, ku performancat e tyre në sezonet në vijim ishin zhgënjyese.
 
===2. Bundesliga, Bundesliga, Kupa UEFA, dhe DFB-Pokal===
SV Bayer 04 Leverkusen pati një far përmirësimi në vitin 1968 duke fituar titullin e divizionit, por nuk mundën të avanconin në divizionin e parë nga raundi play-off. Klubi ra sërisht në vitin 1973, por u rikthye shpejtë në atë që sot quhet [[2. Bundesliga]] pas një sezoni të shpenzuar në divizionin e tretë. Katër vite më vonë, klubi në mënyrë komode siguroi një vend në Bundesliga ku ata filluan të luanin që nga [[1979–80 Bundesliga|sezoni 1979–80]].
 
Nga mesi i viteve 1980', SV Bayer 04 Leverkusen kishte arritur të bëheshe një skuadër mesatare dhe të përfundonte në gjysmën e parë të renditjes në ligë. Në vitin 1984, dy pjesët e klubit që ishin ndarë rreth gjysëm shekulli më parë u ribashkuan nën emrin '''TSV Bayer 04 Leverkusen e.V.''' Klubi më pas përdori të kuqen dhe të bardhën si ngjyrat kryesore.
 
Përveç që ishte bërë një ekip i vendosur mirë në Bundesligë, klubi gjithashtu fitoi edhe trofetë e para me një fitore dramatike në [[1987–88 UEFA Cup|Kupën UEFA 1988]]. Ata humbën 0–3 në ndeshjen e parë finale ndaj [[RCD Espanyol|Espanyol]], por arritën një fitore në të dytën me të njëjtat shifra, duke bërë që ndeshja të shkonte në gjuajtjet e penalltive, ku ata triumfuan 3–2.<ref>{{cite web|url=http://www.uefa.com/uefaeuropaleague/season=1987/overview/index.html |title=1987/88: Resurgent Leverkusen hold their nerve|trans-title=1887/88: Leverkuseni i rigjallëruar ruajnë gjakftohtësinë e tyre|publisher=UEFA.com|date=1 qershor 1988|accessdate=9 tetor 2014}}</ref><ref name="Leverkusen UEFA">{{cite web|url=http://www.uefa.com/teamsandplayers/teams/club=50109/profile/index.html|title=Leverkusen|publisher=UEFA.com|accessdate=9 tetor 2014}}</ref>
 
Në të njëjtin vit, Reiner Calmund, ekzekutivi për një kohë të gjatë në klub, u bë menaxheri i përgjithshëm i klubit. Kjo u konsiderua si një nga lëvizjet më të rëndësishme në historinë e klubit; ai i dha klubit një sukses të madhë për rreth një dekadë e gjysëm, duke kryer blerje largpamëse dhe mendjemprehtë.
 
Pas bashkimit të Gjermanisë në vitin 1990, Calmund nxitoi të blinte yjet e [[Gjermania Lindore|Gjermanisë Lindore]] si [[Ulf Kirsten]], [[Andreas Thom]] dhe [[Jens Melzig]]. Këta lojtarë do të fitonin menjëherë zemrat e tifozëve, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në ekip. Calmund gjithashtu krijoi lidhje dhe kontakte me [[Futbolli në Brazil|futbollin brazilian]], duke bërë shok Juan Figer, një nga agjentët sportiv më të fortë në Brazil. Në vitet e ardhshme, superyjet në zhvillim si [[Jorginho]] dhe [[Paulo Sérgio]], ju bashkuan ekipit; atyre ju bashkuan edhe ylli çek [[Pavel Hapal]]. Klubi gjithashtu firmosi me lojtarë karizmatik si [[Bernd Schuster]], dhe [[Rudi Völler]], duke siguruar sukses dhe popullaritet.
 
Klubi fitoi trofeun e rradhës në vitin 1993 me një fitore 1–0 kundër një skuadre amatore të [[Hertha BSC]] në [[DFB-Pokal]] më 12 qershor 1993.<ref name="Leverkusen UEFA" /><ref>{{cite web|url=http://www.fussballdaten.de/dfb/1993/|title=DFB Cup 1992/1993|work=Fussball Daten|accessdate=9 tetor 2014}}</ref> Në sezonin e ardhshëm, në një ndeshje që njihet për "Golin e Vitit Gjerman" nga 45 metra nga Schuster (ky gol më vonë u quajt edhe si "Goli i Dekadës"), Bayer u ndesh kundër [[Eintracht Frankfurt]] nga fillimi i sezonit, dhe përdori për herë të parë fanellat e treta, që ishin të një stili të vjetër me shirita të kuqë dhe të zezë, të ngjashme me ato që Frankfurti përdorte në ato kohë. Kjo u bë shumë e famshme dhe tifozët e pelqyen, duke bërë që kjo fanellë, të përdoreshe si fanella e parë e skuadrës që nga ajo ditë.
 
Në vitin 1996, klubi përpak përjetoi katastrofën pasi siguroi me vështirësi mbijetesën. Pas kësaj, ata u bën një skuadër e fortë, duke luajtur një futboll taktikisht dhe ofensivisht argëtues nën drejtimin e trajnerit të ri [[Christoph Daum]], i cili gjithashtu ndihmoi në afrimin e lojtarëve si [[Lúcio]], [[Emerson]], [[Zé Roberto]] dhe [[Michael Ballack]]. Daum më pas u shkarkua me bujë për shkak të një skandali me kokainë që gjithashtu i kushtoi edhe konsiderimin që [[Kombëtarja gjermane e futbollit|kombëtarja gjermane]] kishte për ta vendosur si trajner.<ref>{{cite web|url=http://www.goal.com/en/news/15/germany/2010/11/19/2220135/germany-unity-series-from-messiah-to-judas-christoph-daum |title=Germany Unity Series: From Messiah To Judas&nbsp;– Christoph Daum and the Cocaine Scandal|trans-title=Seritë e Unitetit të Gjermanisë: Nga Messiah tek Judas – Christoph Daum dhe skandali i kokainës|work=Goal.com|date=19 nëntor 2010|accessdate=9 tetor 2014}}</ref><ref>{{cite web|url=https://www.theguardian.com/football/2009/may/20/seven-deadly-sins-football-gluttony-part-two|title=Gluttony&nbsp;– part two|trans-title=Grykësi – pjesa dy|publisher=The Guardian|date=20 maj 2009|accessdate=9 tetor 2014}}</ref>
 
==Referencat==