[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v U kthye versioni 1859368 i bërë nga 92.60.17.71 (diskutimet): revert errors
Etiketa: Undo
Rreshti 11:
Fërkimi i cili paraqitet në mes të shtresave të vetë fluidëve reale quhet '''fërkimi i brendshëm''' ose '''viskoziteti'''.
 
== Fërkimi në natyrë ANISA ==
Fërkimi në natyrë, për njeriun mund të jetë i dobishëm dhe i dëmshëm. ''Fërkimi i dobishëm'' është fërkimi ndërmjet këpucëve dhe tokës, rrotave të automobilit dhe tokës, rrobave dhe lëkurës, çorapëve dhe këmbëve, si dhe çorapëve dhe këpucëve etj. Që të zmadhohet fërkimi merren shtresa të posaçme lëndësh në sipërfaqen takuese. ''Fërkimi i dëmshëm'' është ndërmjet cilindrit dhe pistonit te motorët me djegie të brendshme, boshteve rrotulluese te makinave dhe sipërfaqeve mbështetëse të tyre, etj. Që të zvogëlohet fërkimi ndërmerren masa të shumta që shpesh janë të shtrenjta. Ku është e mundur në vend të fërkimit rrëshqitës bëhen zgjidhje që të kalohet në fërkim te rrokullisjes, i cili është shumë më i vogël. Në ketë rast në mes te shtresave takuese vendosen lloje të ndryshme te vajeve industriale etj. Nganjëherë në të njëjtën makinë herë nevojitet fërkim më i madh e herë më i vogël. P.sh. gjatë lëvizjes së automjetit nevojitet fërkim sa më i vogël në boshtet e rrotave, e fërkimi sa më i madh ndërmjet rrotës dhe tokës, në mënyrë që lëvizja të jetë sa më efikase.