Pali i Tarsusit: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
Rreshti 7:
== Jeta ==
[[Skeda:L'Extase de saint Paul.jpg|parapamje|left|200px|Ekstazë e Sh.Palit nga [[Nicolas Poussin]].]]
Sh. Pali apostull lindi në [[Tarsos]] (sot [[Krahina e Mersinit]], [[Turqia|Turqi]]) të [[Cilicia|Cilicisë]] midis vitit [[5]] dhe [[15]] në një familje [[Judaizmi|çifute]] të mërgatës. Në ditën e [[RrethprerjaSynetia|rrethprerjes]] u pagëzua me emrin "Saul" (për nder të mbretit [[Sauli|Saul]], të fisit Beniamin) dhe ka mundësi të ketë marrë emrin romak "Paulus" (në [[shqip]] "Pal") nga prindërit e tij. Ai u rrit në një mjedis grek por u edukua shumë mirë edhe hebraisht. Mësoi [[Hebraishtja|hebraishten]] nga prindërit dhe [[Greqishtja|greqishten]] në shkollë. Sipas zakonit vdiq dëshmor në [[Roma|Romë]] në vitin [[67]] pas dy vitesh burgimi, por shënimet nuk janë të sakta.
 
Në rininë e tij Sauli ndoqi në [[Jerusalemi|Jerusalem]] shkollën e [[rabini]]t [[Gamaliel i Vjetri]] (një pasardhës i [[Hileli]]t) dhe u selit sipas sipas fesë së thellë të zakoneve të rrepta të [[Farise|farisinjve]] (Vepr 22,3; Fil 3,5-6). Pati detyra të ndryshme në grupin fariseor, deri në atë të votimit në [[Sinedri]]n hebraik i cili gjykonte çështje me rëndësi të madhe juridike (Vepr 9,2). U ngarkua me detyrën për të shkuar në [[Damasku|Damask]] dhe të burgoste të krishterët e këtij qyteti. Sauli ishte shumë i zellshëm e i vendosur kundër fesë së [[Jezusi]]t që po niste të përhapej e të themelohej (Gal 1,14). Ai mori pjesë edhe në gurimin (vrasjen me gurë) të [[Shën Shtjefni]]t duke ruajtur teshat e vrasësve, në vitin [[38]] siç dëshmohet në [[Veprat e apostujve]] (8,1 22,22).