Shtetet e Bashkuara të Amerikës: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Rreshti 32:
{{kryesor|Historia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës}}
=== Amerikanët vendës dhe ardhësit evropianë ===
Popujt indigjenë të dheut amë të SHBA-ve, përfshirë edhe vendësit e Alaskës, mërguan nga Azia. Ata filluan të vinin së paku 12 mijë deri më 40 mijë vjet më parë.<ref>{{cite web|url=http://anthropology.si.edu/HumanOrigins/faq/americas.htm|title=Peopling of Americas |publisher=Smithsonian Institution, National Museum of Natural History|month=June | year=2004|accessdate=2007-06-19}}</ref> Disa, sikurse kultura parakolumbiane e Misisipit, zhvilluan bujqësi të avancuar, arkitekturë të lartë, si dhe shoqëri të nivelit shtetëror. Pas fillimit të vendosjes së evropianëve në hemisferën perëndimore, miliona amerikanë vendës vdiqën nga epidemi të sëmundjeve të importuara sikurse lija.<ref>{{Cite journal |author=Meltzer, D.J. |year=1992 |title=How Columbus Sickened the New World: Why Were Native Americans So Vulnerable to the Diseases European Settlers Brought With Them? |journal=New Scientist |pages=38–38 |url=http://www.newscientist.com/article/mg13618424.700-how-columbus-sickened-the-new-world-why-were-nativeamericans-so-vulnerable-to-the-diseases-european-settlers-brought-with-them.html}}</ref>
 
[[Skeda:MayflowerHarbor.jpg|leftmajtas|thumbparapamje|Anija ''Mayflower'' barti pelegrinët (Pilgrims) në Botën e Re më 1620, siç pikturohet nga William Halsall në “Mayflower në limanin e Plymouthit,” 1882]]
Më 1492, eksploruesi gjenovez Kristofor Kolombi, i kontraktuar nga kurora spanjolle, mbërriti disa prej ishujve të Karaibeve, duke shënuar kontaktit e parë me popullsinë vendëse. Më 2 prill 1513, konkistadori spanjoll Juan Ponce de León zbarkoi në tokën që e quajti “La [[Florida]]” — ardhje e parë e dokumentuar e evropianëve në trevën amë që sot i përket SHBA-ve. Përnguljet spanjolle në rajon u ndoqën nga koloni në SHBA-të e sotme jugperëndimore, të cilat tërhoqën mijëra banorë përmes Meksikës. Tregtarët francezë të leshit themeluan avanposte në Francën e Re rreth Liqeneve të Mëdha; Franca eventualisht pretendoi një copë të madhe të brendisë së Amerikës së Veriut, deri te [[Gjiri i Meksikës]]. Përngulja e parë e suksesshme e anglezëve ishte kolonia e Virgjinisë në Jamestown më 1607 dhe Plymouth i pelegrinëve më 1620. Më 1628 u dha leja për koloninë e Gjirit të Masaçusetsit, gjë që rezultoi në valë të mërgimeve; kah viti 1634, Anglia e Re kishte rreth 10 mijë kolonë puritanë. Mes fundviteve 1610 dhe Revolucionit Amerikan, rreth 50 mijë të dënuar u shpunë në kolonitë britanike të Amerikës.<ref>{{cite web|work=Butler, James Davie|url=http://www.dinsdoc.com/butler-1.htm|title=British Convicts Shipped to American Colonies | publisher = Smithsonian Institution, National Museum of Natural History|work=American Historical Review 2|month=October | year=1896| accessdate=2007-06-21}}</ref> Duke filluar më 1614, holandezët u vendosën në rrjedhën e poshtme të lumit Hudson, duke përfshirë Amsterdamin e Ri në ishullin e Manhattanit.
 
Më 1674, holandezët ia lëshuan trevën e tyre në Amerikë Anglisë; krahina e Holandës së Re u riemërua Nju Jork. Shumë imigrantë të ri, sidomos në jug, ishin shërbëtorë me kontratë — rreth dy të tretat e të gjithë imigrantëve të Virgjinisë mes viteve 1630 dhe 1680.<ref>Russell, David Lee (2005). ''The American Revolution in the Southern Colonies''. Jefferson, N.C., and London: McFarland, p. 12. ISBN 0-7864-0783-2.</ref> Kah fundi i shekullit, skllevërit afrikanë po bëheshin burimi parësor i punës së detyruar. Me ndarjen e Karolinës në dy koloni më 1729 dhe kolonizimi i Gjeorgjisë më 1732, u themeluan trembëdhjetë kolonitë britanike që do të krijonin Shtetet e Bashkuara. Të gjitha kishin qeveri vendore me zgjedhje të hapura për shumicën e njerëzve të lirë, me përkushtim në rritje për të drejtat e lashta të anglezëve dhe një ndjesi të vetëqeverisjes që nxiste republikanizmin. Të gjitha kolonitë legalizuan tregtinë me skllevër afrikanë. Lindshmëria e lartë dhe vdekshmëria e ulët, bashkë me imigrimin e vazhdueshëm, bënë që popullsia e kolonive të rritej me shpejtësi. Lëvizja e ringjalljes së krishterë e viteve 1730 dhe 1740 e njohur si Zgjimi i Madh cyti interesim në religjion dhe liri fetare. Në Luftën kundër Francezëve dhe Indianëve, forcat britanike morën Kanadën nga francezët, por popullsia frëngjishtfolëse mbeti politikisht e izoluar nga kolonitë jugore. Duke përjashtuar amerikanët vendës të Shteteve të Bashkuara (të njohur si amerikanët indianë), të cilët qenë zhvendosur, këto trembëdhjetë koloni kishin një popullsi prej 2.6 milion banorësh më 1770, rreth një e treta e popullsisë së Britanisë; gati çdo i pesti amerikan ishte skllav.<ref>Blackburn, Robin (1998). ''The Making of New World Slavery: From the Baroque to the Modern, 1492–1800''. London and New York: Verso, p. 460. ISBN 1-85984-195-3.</ref> Ndonëse të nënshtruar nga tatimit britanik, kolonët amerikanë nuk gëzonin përfaqësim në Parlamentin e Britanisë së Madhe.