[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v Sonra Mint zhvendosi faqen Ebu Jusuf te Ebu Jusufi nëpërmjet përcjellimit
vNo edit summary
Rreshti 1:
'''Ebu Jusuf Jakub bin Ibrahim el-Ensari'''[1] ([[Gjuha arabe|Arabisht]]: '''أبو يوسف يعقوب بن إبراهيم الأنصاري''') i njohur si '''Imam Ebu Jusufi''', ishte nxënës i dijetari të njohur islam [[Ebu Hanife]], i cili ndihmoi përhapjen e medh'hebit [[Hanefi]] nëpërmjet shkrimeve të tij dhe pozitës së qeverisë që ka pasur. Libri i tij më i famshëm ishte ''Kitab al-Kharaj'', një traktat mbi taksat dhe problemet fiskale të shtetit.
 
==Hyrje==
Ebu Jusufi lindi në kohën që karakterizohej me intriga e trazira politike, sektare – politike e sociale. Ishte ky fillimi i shekullit të dytë [[Kalendari Islam|hixhrij]], kur me hilafetin emevit sundonte Hisham ibn Abdulmeliku (105-125 H.).[2] U lind në vitin 113 hixhrij (731 gregorian, në qytetin Kufe të Irakut të sotshëm dhe i takonte shtresës së varfër të popullsisë. Babai i tij, Ibrahimi kishte prejardhje nga fisi arab Bagila, kurse e ëma kishte prejardhje nga [[Ensarët]] prej [[Medina|Medines]]. Këto dy fise atëbotë ishin në aleancë mes veti.
 
Për fëmijërinë e ebu jusufit nuk dihet shumë dhe shumë të dhëna janë të mjegulluara, prandaj edhe ne do t’i cekim të dhënat më të sigurta për të. Biografët shënojnë se ebu jusufi mësimet e para i mori nga fusha e [[fëkëh|fikhut]] prej dijetarit të famshëm të asaj kohe Ibn Ebi Lejlasë, me të cilin ishte shoqëruar një kohë të gjatë. Pas kësaj kohe, ai e ndërpreu bashkëpunimin me të dhe kaloi tek imami e dijetari edhe më i njohur ebu Hanifeja, në mënyrë që më vonë të arrijë të bëhet e të konsiderohet nxënësi i tij më i madh dhe mbrojtësi e kultivuesi, e mbi të gjitha, prodhuesi e institucionalizuesi më i madh i shkollës juridike hanefite.[3]
 
Mirëpo, për shkak të gjendjes së rëndë materiale në familje, prindërit nuk kishin mundësi ta shkollojnë djaloshin ebu jusuf. Por, me të mësuar ebu Hanifeja për gjendjen e këtillë materiale dhe për qëllimin e prindërve, shkoi tek prindërit e tij dhe iu lutë atyre që i biri i tyre ebu jusufi t’i vazhdojë mësimet, ngase vetë ebu Hanifeja do të kujdeset meterialisht si për ebu jusufin dhe shkollën e tij ashtu edhe për familjen e nxënësit të tij.[4] Këtë gjest e veprim human ebu Hanife e bëri i frymëzuar nga mësimet islame dhe duke parë se ebu jusufi do të zhvillohet në një dijetar të mirëfilltë që do t’i shpërthejë kufijt hapësinor dhe kohor, duke parë se para ebu jusufit është një perspektivë e ndritshme intelektuale e shkencore. Shpresat e tij edhe u realizuan.
 
ebu jusufi ka mësuar edhe nga dijetarë të tjerë të kohës së vet. Mësoi thuajse të gjitha dituritë e kohës si tefsirin, hadithin, siren, historinë, gjuhën, letërsinë dhe teologjinë skolastike. Sidomos ka qenë i preokupuar me hadithe që i ka ditur përmendsh.[5]
 
Në rini, ebu jusufi, ka punuar shumë në transmetimin e hadithit, sidomos prej dijetarëve Hisham ibn Urveh, ebu Is’hak esh-Shejbaniut, Ata’ ibn es-Saibit e të tjerëve.
Rreshti 69:
 
==Veçoritë shkencore==
 
Historiani e mufesiri i madh islam Ibn Xherir et-Taberiu pohon se “Ka qenë ebu jusuf ibn Ibrahimi kadi (gjyqtar), fakih (jurist), mendimtar dhe hafidh (mbamendës)[29] i Kur’anit dhe i Hadithit.
 
Line 192 ⟶ 191:
 
== Shih edhe ==
* [[Ebu Hanife]]
* [[Muhammed Ibn Hasan]]
* [[Nexhat Ibrahimi]]
* [[fikhu|fikh]]
* [[Hadith]]
* [[historia|historiTefsir]]
* [[gjuha|gjuhë]]
* [[letërsia|letërsi]]
* [[teologjia|teologji]]
* [[tefsir]]
 
== Marrur nga ==
* [http://zeriislam.com/artikulli.php?id=589&h Zëri Islam]
 
 
[[Kategoria:Lindje 731]]
[[Kategoria:Vdekje 798]]
[[Kategoria:PersonaliteteHistorianë Islamemyslimanë]]
[[Kategoria:Shkrimtarë myslimanë]]
[[Kategoria:Teologë myslimanë]]