[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Goelia (diskuto | kontribute)
vNo edit summary
vNo edit summary
Rreshti 1:
{{Islami Sunnit}}
== Hyrje ==
Hulumtimi dhe studimi historik dhe doktrinar i '''vehabizmit''' pa tjetër kërkon qasje kryesisht nga disa aspekte kryesore :
 
=== ;Politik ===
Raportet e ngushta të vehabistëve me dinastinë e familjes Saud dhe me qeveritë apo dinastitë dhe individët me ndikim në vend, fqinjësi dhe jashta rrethit, asaj që e quajmë dar’ul-islam (shtëpia e islamit) ;
 
=== ;Nacional-çlirimtar ===
Vehabizmi arriti të rritet nga një lëvizje fetare (sekt) në lëvizje politike dhe nacional-çlirimtare kundër dominimit të huaj, kryesisht i manifestuar kundër turqve;
 
=== ;Fetar ===
Kësaj lëvizjeje i parapriu një lëvizje tjetër, ajo e [[Ibn Tejmije]]s në shek. XIV, dhe e nxënësit të tij [[Ibn Kajjim El-Xhevziut]], të cilën [[Muhammed Ibn Abdulvehhabi]] e ndoqi në masën më të madhe të mundur. Lëvizja e vehabistëve për herë të parë futi në përdorim edhe shprehjen selefije (selefizmi), në kuptimin që do ta bartë deri në ditët e sotme, e ai është jomedhhebizmi. Deri atëherë dijmë për selefi salihinët, të cilët janë ndekur nga të gjitha medhhebët e gjithëpranuara.
 
Rreshti 23:
 
== Emërtimi i lëvizjes ==
 
Emërtimi vehabij rrjedh nga vetë emri i themeluesit. Fillimisht kjo lëvizje u quajtë vehabij nga kundërshtarët e tyre në botën myslimane, por më vonë ky emërtim mbeti në përdorim, por u përdorë edhe nga evropianët. Vetë pasuesit e vehabizmit mendojnë se termi vehabij ka filluar të përdoret për ta nga disa grupe devijante, sidomos nga shi’itët dhe sufistët. Mirëpo, vehabistët vetveten e quajnë Muvehhidun (unjësues, unitarist) dhe pasues të ehli sunnetit, respektivisht pasues të medhhebit hanbelij, si e ka komentuar [[Ibn Tejmije]], për shkak të përkushtimit idesë mbi unitetin e Zotit dhe zellit në zbulimin dhe çrrënjosjen e të gjitha qëndrimeve dhe veprave që mund të mendoheshin idhujtari, politeizëm. Mendojmë se në esencë nuk luan rol se si do të quhen pasuesit e [[Muhammed Ibn Abdulvehhabi|Ibn Abdulvehhabit]] : vehabistë, selefistë, unitaristë apo me emra të tjerë. Esenciale është doktrina e tyre në aspektin fetar dhe aplikimi praktik i kësaj doktrine në rrafshin historik. Këtu edhe mund të vlerësohet pranueshmëria apo mospranueshmëria e tyre në gjirin e familjes së gjithëpranuar islame<ref>The Truth about “Wahhabism”, në: http://www.al-islami.com/islam/truth_about_wahhabsm.php.</ref>.
 
Line 117 ⟶ 116:
 
=== Shteti i parë vehabit dhe rënia e tij ===
 
Pushtimi i Nexhdit nga ana e Muhammed Ibn Saudit (vdiq më 1765) ishte shenja e parë për daljen në sipërfaqe të një force të re fetare, politike dhe ushtarake<ref>H. Laoust, op. cit., fq. 292. Joseph von Hammer, Historija Turskog /Osmanskog/ Carstva, pjesa 3, Zagreb, 1979, fq. 310 dhe 315 e tutje.</ref>. Ai përdori të gjitha mjetet diplomatike, politike dhe ushtarake për t’ia dalë në krye me rezistencën dhe armiqësinë e fuqishme të brendshme të fiseve në ato vise. Sukseseve të tyre u shkonin për shtati edhe kryengritjet e brendshme, të ndihmuara nga shiitët sirian dhe palestinez dhe nga kristianët, të cilat Porta e Madhe i theu vetëm në vitin 1775. Po ashtu, u ndihmoi edhe zbarkimi i francezëve në Egjipt në vitin 1798. Kështu, i biri i Muhammed ibn Saudit, Abdulazizi (vdiq më 1803), përkundër vështirësive, vazhdoi sukseset në pushtime të reja. Mirëpo, pushtimi i Rijadit më 1773 dhe bashkimi i Nexhdit më 1786 ishte prova më e sigurtë se sukseset vehabite s’kanë të ndalë. Pas këtyre viteve u pushtua edhe Ahsa, liman në gjirin persik dhe u rrezikuan edhe Iraku dhe Hixhazi.
 
Line 123 ⟶ 121:
 
=== Shteti i dytë vehabit ===
 
Në vitin 1821, një degë e familjes Saud, me princin Turkij, sërish e formoi mbretërinë vehabite, me selinë në Rijad, jo larg selisë së mëhershme Muhammed Asad, Rruga për në [[Meka|Mekë]]. Ata sërish e pushtuan një pjesë të Nexhdit dhe një pjesë të madhe të Gjirit persik. Mirëpo, për shkak të mosmarrëveshjeve të brendshme në dinastinë saudite nga një anë dhe për shkak të aktivitetit të administratorit të [[Bagdadi]]t, Mid`hat pashës nga ana tjetër prej vitit [[1869]]-[[1872]] përgatitën rrënimin e kësaj dinastie. Po ashtu, me ndihmesën e Portës së lartë, fisi Benu Rashid, u bë kundërshtar i rrezikshëm. Duke u nisur nga kryeqendra e tyre Haila, Benu Rashidët pushtuan Nexhdin verior dhe arritën deri në Hajber dhe Tejme. Më 1884, ata pushtuan [[Riadi|Rijadin]] dhe shpartalluan shtetin e dytë vehabit, kurse familja Saud u strehua në [[Kuvajti|Kuvajt]], te mbreti Mubarek.
 
=== Shteti i tretë vehabit ===
 
Shtetin e tretë vehabit e formoi princi Abdulaziz, i lindur në Rijad më 1879. Ai, më 1901, në krye të një grupi njerëzish, depërtuan në Rijad dhe pushtuan selinë mbretërore. Pastaj pasuan sukseset e njëpasnjëshme dhe pas marrjes së Hailes më 1921, ai zotëroi me tërë Nexhdin<ref>Lawrence, T. E., Seven Pillars of Wisdom, Cape, London,</ref><ref>Anglo-americka naftna politika i novi svjetski poredak, Zagreb, 2000, fq. 75, 100 dhe 368</ref>.