[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v U kthyen ndryshimet e 46.99.23.83 (diskutimet) në versionin e fundit nga 46.99.79.113.
Etiketa: Rollback
Rreshti 24:
Rahoveci është njëri ndër qytetet më të vjetra të Kosovës. Më [[17 korrik]] te vitit 1998 filluan luftimet ndërmjet [[Ushtria Çlirimtare e Kosovës|UÇK]]-ës dhe forcave serbe. Të premten me [[17 korrik]] [[1998]] Ushtria Çlirimtare e Kosovës hyri në qytetin e Rahovecit. Në luftimet e UÇK-së kundër forcave paramilitare Serbe u vranë mbi 300 civil shqiptar dhe mbi 100 Serb. Betetë më të rëndësishme ishin: Beteja e Rahovecit, Beteja e Gradishit etj.
 
Në bazë të hulumtimeve arkeologjike mund të konkludojmë se në territorin e komunës së Rahovecit janë zbuluar disa fakte arkeologjike, të cilat tregojnë se këto vise janë përplot me relikte të vendbanimeve të dikurshme antike, të cilat rrjedhin nga epoka e hershme romako-ilire (E. Çershkov). Kështu p.sh në fshatin Reti janë gjetur dy epitafe-pllaka mermeri nga koha romake ku është bërë skalitja e tekstit latin, në njërën pllakë qëndron ky mbishkrim "D(is) ma(anibus) Aur(elia) Catulla vixit annis XX Popaj F(iliae) b(ene) M(erenti)". Në pllakën e dytë është shënuar teksti sa vijon : "D(is) M(anibus) Scerviae-dus Sita es Vix(it) an(nis) XXX interfectus a llatromibus si ta Dasi p(pater) f(ilio) p(iissimo) et Sibi et Caiae Dasi coniugi b(ene) m(erenti) Vius F(aciendum) C(uravit)". M. Krasniqi në punimin e tij mbi Rahovecin thekson se përveç këtyre epitafave, pllakave të mermerit në ngastrën e fshatit të përmendur Reti, është gjetur edhe një pllakë e thyer nga koha Romake ku është skalitur teksti ...et Sitae F(ilio) sumi cor(niculario) c(o) hor(tis) pri(mae)Dardanorum V(i) ixit an(nis) XXX b(ene) m(erenti) P(osuit). Dy mbishkrimet e para janë familjare deh nuk tregojnë se çka kanë qenë ata për të cilët janë ngritur këto përmendore, ndërsa nga përshkrimi i tretë i pllakës së thyer shihet se ajo është e ngritur "i Siti të birit Sume flamurtarit të kohortës së parë të Dardanëve". Me rastin e gërmimit të terrenit më [[1953]] kur është ndërtuar bodrumi i verës në Rahovec, gjithashtu është gjetur një numër sendesh arkeologjike (dy qypa të mëdhenj, njëri nga këto ka vëllimin 400 litra, monedha metali, maje të shtizave, elefanti i bronzës e tjera për të cilën mendohet se ka prejardhjen nga epoka e hershme romake (M. K.). Mu në afërsi të Rahovecit në Bërnjakë duhet të jetë vendbanimi nga periudha Romake, e më vonë ka qenë i ndarë në dy vendbanime si Bërnjaka e Ulët dhe Bërnjaka e Epërme. (Duhet të bëhen gërmime arkeologjike rreth pronit të Rimnikut në afërsi të Bërnjakës). Edhe në fshatin Çifllak është gjetur "Altari Romak i sakrificës", eksponati i është dorëzuar Muzeut Arkeologjik të Prizrenit. Edhe gjatë mesjetës në shek. XIV (me 1348) Rahoveci përmendet si vend i cili kufizohet me disa fshatra përreth si territor vreshtar. Po i cekim disa vendbanimet të cilat përmenden e këto janë : Shtavica, Bërnjakë, Krusha, Kobillogllava, Babindoli, Nagavc, Hoça, maja e Shkadrumit, Bjeshka e Shkozës (M. K.). Poashtu Rahovecin mund ta gjejmë edhe në hartat e vjetra të vitit [[1689]]. Në pjesën e dytë të shekullit XVIII, Rahoveci përmendet si qytezë, në vitin 1770 si qytezë "Ravac" por ka edhe emra të tjera që gjinden në harta të vjetra si që janë : Rahuaz, Rahuiz, Rahova, Ravaz, Rahovce etj., ndërsa në vitin 1911 për herë të parë shkruhet në hartë si Orahovac sipas J. Cvijiqit.
 
Në pjesën e dytë të shekullit XIX ku në këtë territor bëhet themelimi i bajraqeve në kazën e Rahovecit, të Palluzhës dhe Hoçës së Vogël që i kan takuar regjionit të Prizrenit. Prej asaj kohe Rahoveci bëhet si qendër Administrative e bajrakut të dikurshëm të Hoçës së Vogël dhe Palluzhës.