Ndryshimi mes inspektimeve të "Fan Noli"

12 bytes added ,  1 vit më parë
v (U kthyen ndryshimet e 94.100.62.121 (diskutimet) në versionin e fundit nga 2003:E6:2BDD:FD44:613C:B69D:E7F8:15A1.)
Etiketa: Rollback
 
== Biografia ==
U lind më [[6 janar]] [[1882]] me emrin '''Theofanes Stylianos Mavromatis''' në fshatin shqipfolës<ref>{{Cite book|title=[[Lebenserinnerungen|Kujtime 1885-1925]]|last=Vlora|first=Eqrem bej|authorlink=Eqrem bej Vlora|publisher=IDK|year=2003|origyear=1963|isbn=99927-780-6-7|location=Tiranë|pages=515|trans_title=Lebenserinnerungen|ref=harvnb|translator=[[Afrim Koçi]]}}</ref> İbriktepe, në Trakinë Lindore, jo shumë larg nga [[Edirne|Edreneja]]. Si disa fshatra të tjerë të asaj krahine të banuar me shqiptarë, Qyteza kishte ruajtur me kohë gjuhën, doket dhe traditat e të parëve. Noli e konsideronte fisin e vet me prejardhje nga Qyteza e [[Rrethi i Kolonjës|Kolonjës]].<ref>Shqiptarët erdhën këtyre anëve gjatë [[Perandoria Bizantine|Perandorisë Bizantine]]. Sipas Nolit Ibrik-Tepe ishte një vendqëndrim ushtarak i Perandorisë, e zgjedhur prej afrisë me Kostandinopojën[[Kostandinopojë]]n. Shumë shqiptarë udhëtuan andej për t’u bërë ushtarë dhe ngelën aty me rënien e Kostandinopojës më 1453. Fan S. Noli. Autobiografia (Prishtina, 1968) f. 3</ref>
 
I ati, [[Stilian Gjergj Noli]], ishte psallt në kishën ortodokse të fshatit; e ëma, Marie Gollaqi, ishte shtëpiake. Theofani ishte i dyti ndër trembëdhjetë fëmijë, shtatë prej të cilëve vdiqën në foshnjëri. Familja rronte me tokat që kishte si pronë. Sa qe i mitur, Noli hoqi sëmundje të rënda, prandaj shkollën e nisi me vonesë. Në fshatin e lindjes kreu shkollimin fillor [[Gjuha greke|greqisht]] për gjashtë vjet, më tej prindët e dërguan në gjimnazin grek të Edrenesë, ku qëndroi katër vjet.<ref>{{Cite book|title=Jeta e Fan S. Nolit|last=Bala|first=Vehbi|authorlink=Vehbi Bala|publisher=Shtëpia Botuese e Librit Politik|year=1972|isbn=|location=Tiranë|pages=15-19|oclc=30964481|ref=harvnb}}</ref>
 
Më [[1900]] mori të nisej [[Greqia|Greqi]], por në [[Stambolli|Stamboll]] u sëmur, u kurua dhe nisi punë në një ëmbëltore për ca kohë. Vitin tjetër u nis për në [[Athina|Athinë]] dhe të njohurit e tij i gjetën vend si nëpunës në një shoqëri belge, e cila kishte konçensionin e tramvajeve me kuaj në qytet. U regjistrua në Fakultetin e Filozofisë në kryeqytetin grek. Më tej, meqë kishte prirje për aktor, punoi si kopist, sufler e aktor me një trupë teatri me të cilën u end nëpër Greqi për gati dy vjet.<ref>{{Harvnb|Bala|1972|pages=21-26}}.</ref> Gjatë endjeve me trupën shkroi dramën "''To ksipnima''" ("Zgjimi"), e cila u luajt nga trupa në Pirgos të Peloponezit. Atë periudhë nisi të shkruante skeletin e dramës "Israelitë dhe filistinë". Në fillim të [[1903]] shkoi në [[Egjipti|Egjipt]], ku gjeti punë si mësues lëvizës greqishtes dhe po atë vit përktheu në greqisht traktatin e [[Sami Frashëri]]t "Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet". Ndikohet nga klima e veprimtarëve të [[Rilindja Kombëtare|Rilindjes Kombëtare]] atje, ku Thanas Tashko dhe Jani Vruho e ndihmuan në botimin e përkthimit të Samiut, dhe më tej në komunikim me [[Nikolla Naço|Nikolla Naçon]], [[Shahin Kolonja|Shahin Kolonjën]] e [[Kristo Luarasi|Kristo Luarasin]].<ref>{{Harvnb|Bala|1972|pages=29-34}}.</ref>
Nga 21 dhjetori 1915 deri më 6 korrik 1916, u bë përsëri kryeredaktor i “Diellit” të Bostonit, tashmë gazetë e përditshme. Në korrik 1917 u bë edhe një herë kryetar i Federatës Vatra. Në shtator të vitit 1918 Noli drejtoi organin ''The Adriatic Review'' (Revista e Adriatikut) gjashtë muajt e parë të saj, të cilën e botonte si shtojcë "Dielli" i Vatrës.<ref>{{Harvnb|Bala|1972|pages=64, 67}}.</ref>
 
Me fondet e Vatrës, të mbledhura nën drejtimin e Nolit, u dërguan në [[Paris]], Londër dhe Uashington delegatë shqiptaro-amerikanë për të promovuar njohjen ndërkombëtare të pavarësisë së Shqipërisë. Më 24 mars 1918, Noli u caktua administrator i Kishës Ortodokse Shqiptare në Shtetet e Bashkuara dhe në fillim të korrikut të atij viti mori pjesë në një konferencë për popujt e shtypur në Mount Vernon, Virxhinia, ku u takua me presidentin [[Woodrow Wilson|Udrou Uillson]], përkrahës i të drejtave të pakicave në Evropë. Më 27 korrik 1919 Noli u emërua peshkop i Kishës Ortodokse Shqiptare në Amerikë, që tashmë ishte dioqezë e pavarur. Një vit më pas, duke pasur parasysh rritjen e figurës së Nolit si udhëheqës politik e fetar i bashkësisë shqiptare dhe si shkrimtar, orator dhe komentator politik i talentuar, ishte e logjikshme që ai të zgjidhej kryetar i delegacionit shqiptar në Lidhjen e Kombeve në Gjenevë, ku arriti ta anëtarësonte Shqipërinë më 17 dhjetor 1920. Gazeta ''The Manchester Guardian'', në një koment më 23 korrik 1924, e përshkruante Nolin si ''një burrë që do të kishte qenë i shquar në çdo vend. Diplomat i përkryer, ekspert i politikës ndërkombëtare, mjeshtër i debatit, që prej fillimit ai la mbresa të thella në Gjenevë. Me shumë mjeshtëri, por gjithmonë me buzë në gaz, ai i vuri me shpatulla pas murit të gjithë kundërshtarët e tij ballkanas. Ai është një njeri me kulturë të pamasë, që ka lexuar çdo gjë që ia vlen të lexohet në anglishte dhe frëngjishte''.
 
== Jeta Parlamentare ==
Anonymous user