[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 43:
 
=== Incidenti i Hadsonit ===
Në Boston disa shqiptarë ishin pjesë e Kishës Ortodokse Greke, e cila i kundërvihej bindshëm çështjes kombëtare shqiptare. Kur një pop ortodoks refuzoi t'ia kryente shërbesat përfundimtare të ndjerit [[Kristaq Dishnica]], Noli me një grup shqiptarësh kombëtaristë krijuan Kishën Ortodokse Shqiptare të pavarur.<ref name="Biernat1415">{{harvnb|Biernat|2014|pp=14–15}}.</ref> Noli, prifti i parë i kishës së re, u hirotinos prift më 8 mars 1908 nga kryepeshkopi [[Platon Rozhdestvensky]] i Kishës Ruse në Shtetet e Bashkuara, në kushte të dyshimta.<ref name=":0" /><ref name="Austin34">{{harvnb|Austin|2012|pp=3–4}}.</ref><ref name="Vickers61">{{harvnb|Vickers|2011|p=61}}.</ref>
 
Më pas, po atë vit u regjistrua në Universitetin e Harvardit, duke e përfunduar më 1912 ''Bachelor of Arts''.<ref name="Austin34" /> Zuri vendin e Pecit si redaktor i "Kombit", detyrë që e kreu deri në janar të 1909. Një muaj më vonë, nisi të botojë e drejtojë fletoren “[[Dielli (gazetë)|Dielli]]”,<ref>{{Harvnb|Bala|1972|page=50}}.</ref> zëdhënëse e bashkësisë shqiptare të Bostonit. Më 10 gusht 1911 udhëtoi drejt Evropës, ku ndenji katër muaj duke vizituar dhe mbajtur shërbesa fetare e takime patriotike ndër kolonitë shqiptare të Kishinjovit, Odesës[[Odesa|Odesë]]s, Bukureshtit[[Bukureshti]]t e Sofies[[Sofja|Sofie]]s. Pas shkrirjes së shoqatave të shqiptarëve të Amerikës, "Dielli" u bë organi i shtypit i shoqërisë panshqiptare Vatra, bashkëthemelues i të cilës qe edhe Noli me [[Faik Konica|Konicën]].
 
Në pragun e Luftës Ballkanike, Noli shprehej me luajalizëm kundrejt perandorisë që të mund të bënte qëndresë kundrejt armiqve.<ref>{{Harvnb|Bala|1972|page=55}}.</ref> Me shpalljen e pavarësisë e përkrahu qeverinë e [[Ismail QemalitQemali]]t, mori pjesë në Kongresin e Trieshtës, organizuar nga Konica në marsin e 1913. Më 10 mars 1914 u ndodh në [[Durrës]], ku dhe e gjeti [[Lufta e Parë Botërore]]; më 24 maj 1915 u kthye në Amerikë.<ref>{{Harvnb|Bala|1972|page=63}}.</ref>
 
Nga 21 dhjetori 1915 deri më 6 korrik 1916, u bë përsëri kryeredaktor i “Diellit” të Bostonit, tashmë gazetë e përditshme. Në korrik 1917 u bë edhe një herë kryetar i Federatës Vatra. Në shtator të vitit 1918 Noli drejtoi organin ''[[The Adriatic Review]]'' (Revista e Adriatikut) gjashtë muajt e parë të saj, të cilën e botonte si shtojcë "Dielli" i Vatrës.<ref>{{Harvnb|Bala|1972|pages=64, 67}}.</ref>
 
Me fondet e Vatrës, të mbledhura nën drejtimin e Nolit, u dërguan në [[Paris]], Londër dhe Uashington delegatë shqiptaro-amerikanë për të promovuar njohjen ndërkombëtare të pavarësisë së Shqipërisë. Më 24 mars 1918, Noli u caktua administrator i Kishës Ortodokse Shqiptare në Shtetet e Bashkuara dhe në fillim të korrikut të atij viti mori pjesë në një konferencë për popujt e shtypur në Mount Vernon, Virxhinia, ku u takua me presidentin [[Woodrow Wilson|Udrou Uillson]], përkrahës i të drejtave të pakicave në Evropë. Më 27 korrik 1919 Noli u emërua peshkop i Kishës Ortodokse Shqiptare në Amerikë, që tashmë ishte dioqezë e pavarur. Një vit më pas, duke pasur parasysh rritjen e figurës së Nolit si udhëheqës politik e fetar i bashkësisë shqiptare dhe si shkrimtar, orator dhe komentator politik i talentuar, ishte e logjikshme që ai të zgjidhej kryetar i delegacionit shqiptar në Lidhjen e Kombeve në Gjenevë, ku arriti ta anëtarësonte Shqipërinë më 17 dhjetor 1920. Gazeta ''The Manchester Guardian'', në një koment më 23 korrik 1924, e përshkruante Nolin si ''një burrë që do të kishte qenë i shquar në çdo vend. Diplomat i përkryer, ekspert i politikës ndërkombëtare, mjeshtër i debatit, që prej fillimit ai la mbresa të thella në Gjenevë. Me shumë mjeshtëri, por gjithmonë me buzë në gaz, ai i vuri me shpatulla pas murit të gjithë kundërshtarët e tij ballkanas. Ai është një njeri me kulturë të pamasë, që ka lexuar çdo gjë që ia vlen të lexohet në anglishte dhe frëngjishte''.