[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
U kthye versioni 1923805 i bërë nga 31.44.78.152 (diskutimet) mjafton
Etiketa: Undo
Rreshti 31:
| Emblema_përshkrim =
|Paraardhësi=[[Iljaz bej Vrioni]]|Pasardhësi=[[Ahmet Zogu]]}}
'''Theofan Noli''' i njohur më shumë si '''Fan Noli''' ({{lang-el|Θεοφάνης Στυλιανός Μαυρομάτης}}, ''Theofánis Stylianós Mavromátis''; [[İbriktepe]], [[6 janar]] [[1882]] - [[13 mars]] [[1965]], [[Shtetet e Bashkuara të Amerikës|ShBA]]) ka qenë dramaturg, prift, përkthyes, politikan, diplomat,<ref>[http://www.parlamenti.altirana.com/graphics/foto/Ligjv%EBn%EBsit%20Shqiptar%EB.pdf Ligjvënësit shqiptarë 1920-2005] - <tt>Republika e Shqipërisë KUVENDI</tt>. Tiranë 2005</ref> poet e historian [[shqiptar]].
 
== Biografia ==
U lind më [[6 janar]] [[1882]] me emrin '''Theofanes Stylianos Mavromatis''' në fshatin shqipfolës<ref>{{Cite book|title=[[Lebenserinnerungen|Kujtime 1885-1925]]|last=Vlora|first=Eqrem bej|authorlink=Eqrem bej Vlora|publisher=IDK|year=2003|origyear=1963|isbn=99927-780-6-7|location=Tiranë|pages=515|trans_title=Lebenserinnerungen|ref=harvnb|translator=[[Afrim Koçi]]}}</ref> İbriktepe, në Trakinë Lindore, jo shumë larg nga [[Edirne|Edreneja]]. Si disa fshatra të tjerë të asaj krahine të banuar me shqiptarë, Qyteza kishte ruajtur me kohë gjuhën, doket dhe traditat e të parëve. Noli e konsideronte fisin e vet me prejardhje nga Qyteza e [[Rrethi i Kolonjës|Kolonjës]].<ref>Shqiptarët erdhën këtyre anëve gjatë [[Perandoria Bizantine|Perandorisë Bizantine]]. Sipas Nolit Ibrik-Tepe ishte një vendqëndrim ushtarak i Perandorisë, e zgjedhur prej afrisë me [[Kostandinopojë]]n. Shumë shqiptarë udhëtuan andej për t’u bërë ushtarë dhe ngelën aty me rënien e Kostandinopojës më 1453. Fan S. Noli. Autobiografia (Prishtina, 1968) f. 3</ref>
 
I ati, [[Stilian Gjergj Noli]], ishte psallt në kishën ortodokse të fshatit; e ëma, Marie Gollaqi, ishte shtëpiake. Theofani ishte i dyti ndër trembëdhjetë fëmijë, shtatë prej të cilëve vdiqën në foshnjëri. Familja rronte me tokat që kishte si pronë. Sa qe i mitur, Noli hoqi sëmundje të rënda, prandaj shkollën e nisi me vonesë. Në fshatin e lindjes kreu shkollimin fillor [[Gjuha greke|greqisht]] për gjashtë vjet, më tej prindët e dërguan në gjimnazin grek të [[Edirne|Edrenesë]], ku qëndroi katër vjet.<ref>{{Cite book|title=Jeta e Fan S. Nolit|last=Bala|first=Vehbi|authorlink=Vehbi Bala|publisher=Shtëpia Botuese e Librit Politik|year=1972|isbn=|location=Tiranë|pages=15-19|oclc=30964481|ref=harvnb}}</ref>
 
Më [[1900]] mori të nisej [[Greqia|Greqi]], por në [[Stambolli|Stamboll]] u sëmur, u kurua dhe nisi punë në një ëmbëltore për ca kohë. Vitin tjetër u nis për në [[Athina|Athinë]] dhe të njohurit e tij i gjetën vend si nëpunës në një shoqëri belge, e cila kishte konçensionin e tramvajeve me kuaj në qytet. U regjistrua në Fakultetin e Filozofisë në kryeqytetin grek. Më tej, meqë kishte prirje për aktor, punoi si kopist, sufler e aktor me një trupë teatri me të cilën u end nëpër Greqi për gati dy vjet.<ref>{{Harvnb|Bala|1972|pages=21-26}}.</ref> Gjatë endjeve me trupën shkroi dramën "''[[To ksipnima]]''" ("Zgjimi"), e cila u luajt nga trupa në [[Pirgos]] të [[Peloponezi]]t. Atë periudhë nisi të shkruante skeletin e dramës "Israelitë dhe filistinë". Në fillim të [[1903]] shkoi në [[Egjipti|Egjipt]], ku gjeti punë si mësues lëvizës greqishtes dhe po atë vit përktheu në greqisht traktatin e [[Sami Frashëri]]t "[[Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet]]". Ndikohet nga klima e veprimtarëve të [[Rilindja Kombëtare|Rilindjes Kombëtare]] atje, ku [[Thanas Tashko]] dhe [[Jani Vruho]] e ndihmuan në botimin e përkthimit të Samiut, dhe më tej në komunikim me [[Nikolla Naço|Nikolla Naçon]], [[Shahin Kolonja|Shahin Kolonjën]] e [[Kristo Luarasi|Kristo Luarasin]].<ref>{{Harvnb|Bala|1972|pages=29-34}}.</ref>