Fëkëh: Dallime mes rishikimesh
[Redaktim i kontrolluar] | [Redaktim i kontrolluar] |
Content deleted Content added
Diradul (diskuto | kontribute) vNo edit summary |
vNo edit summary |
||
Rreshti 1:
{{islam}}'''Fikh''', transkriptuar në shqip '''fëkëh''' ([[Gjuha arabe|arabisht]] فقه , "njohja, të kuptuarit, thellimi tek diçka“<ref>(shiqo:Kamusul-Muhit 3/513).</ref>) është [[jurisprudenca]] [[Feja islame|
== Historia e ''fëkëhut'' ==
Rreshti 13:
== Burimet e jurisprudencës fëkëh ==
Sistemi ligjor islamik, i cili rrjedh nga shari'a (''sheriati''), nuk e ka bazën vetëm tek kurani. Të katër [[Madhhab-i|drejtimet juridike]] sunnite njohin katër „rrënjë“, dmth. burime të jurisprudencës ([[Gjuha arabe|arabisht]] أصول الفقه ''usul al-fikh = uṣūlu ʾl-fiqh''), të cilat që prej sistematizimit të të drejtës
* [[Kurani]] (arabisht القرآن) është për myslimanët fjala e drejtpërdrejtë e zotit dhe burimi i parë juridik, i cili përmban jo vetëm norma por edhe parime të caktuara (''makāṣid''). Rreth 500 vargje (afër 8 %) të kuranit kanë lidhje me ligjet.
* [[Sunna]] (''sunneti'') (''arabisht'' سنة ''= sunna = '' zakon, mënyrë veprimi)<ref>Në lidhje me kuptimin dhe përdorimin e këtij termi shih: M. M. Bravmann: ''The spiritual background of early Islam''. Studies in ancient Arab concepts. Brill, Leiden 1972</ref> është shuma e thënieve dhe veprimeve të trashëguara të [[Themeluesi i fesë|themeluesit të fesë]] Muhametit duke paraqitur materialin më voluminoz të jurisprudencës
:''O besimtarë! Bindjuni zotit dhe të dërguarit të tij dhe mos e braktisni, kudo ku e dëgjoni!''
:-sure 8, vargu 20
Rreshti 23:
Kështu psh. sanksionet (''dënimet'') në rast vjedhje mundësohen vetëm duke marrë në konsideratë rregullat ligjore jokuranike, të cilat merren nga sunna. Aspekte relevante (''me rëndësi'') ligjore janë këtu vetëm çështja e diskutuar vetëm në shkrimet e sunna-s të vlerës minimale të gjësë së vjedhur si dhe sqarimi i çështjes nëse autori është ndodhur në momentin e veprës së tij në gjendje nevoje të rëndë.<ref>Miklos Muranyi (1987), f. 301; për aspekte të tjera shih Joseph Schacht: ''An Introduction to Islamic Law''. f. 179-180. Botimi 2. Oxford 1965</ref>
* Burimi i tretë për jurisprudencën është parimi i [[ixhmāʿ]]-s (arabisht إجماع = iǧmāʿ = konsens, miratim), dmth. pajtimi, marrëveshja e teologëve juristëve mbi një çështje ligjore. Këtu bëhet dallim ndërmjet tre llojeve të konsensit: konsensit me anë të shprehjes ose deklaratës së qartë (arabisht إجماع القول = ixhma' al-kaul = iǧmāʿu ʾl-kaul), konsensit duke u bazuar tek praktika e përgjithshme (arabisht إجماع الفعل = ixhma' al-fi'l = iǧmāʿu ʾl-fiʿl) dhe konsensit me anë të miratimit të heshtur (arabisht إجماع السكوت = ixhma' as-sukut = iǧmāʿ ʾs-sukūt). Shumë nga rregullat e sistemit të detyrimeve nuk kanë mundur të mbështeten me prova as nga kurani dhe as nga sunna. Por edhe vetë dy burimet kryesore të saj, kuranin dhe sunna-n, jurisprudenca i ka interpretuar në mënyrë kundërthënëse, çka ka çuar detyrimisht në mendime divergjuese (''kundështuese'') mbi kuptimin e vërtetë të zbulesës hyjnore dhe të trashëgimisë së sunna-s. Konsens absolut (''i pakufizuar'') (arabisht إجماع مطلق = ixhma' mutlak = iǧmāʿ muṭlak) ka mbizotëruar ndërmjet teologëve vetëm në çështjet parimore të detyrimeve rituale si psh. detyrimin (arabisht واجب = vaxhib = vāǧib = detyrë, detyrim) e faljes, të agjërimit etj. Një vend të gjerë në jurisprudencë në veprat e ''usul al-fikh''-ut zë konsensi i kufizuar përmes një shtojce (arabisht إجماع مضاف ixhma' mudaf = iǧmāʿ muḍāf); fjala është për konsesin e teologëve të Mekkës dhe Medinës, për atë të [[Kalifi|kalifëve]] „legjitimë“, të ''ixhma''-s së „dy qyteteve“ (dmth. Kufa und Basra). Legjitimiteti i ''ixhma''-s si burim për jurisprudencën bazohet në konceptin parimor se konsensi mes teologëve nuk mund të jetë kurrë në kundërshtim me kuranin dhe sunna-n. Është meritë e [[Ash-Shafii|Ash-Shāfiʿī-t]] ajo që parimi i konsensit është rrënjosur si burimi i tretë i rëndësishëm për jurisprudencën në sistemin juridik
* [[Kijas-i|Konkluzioni]] (''përfundimi'') analogjik (arabisht القياس = al-kiyās) është që prej Ash-Shāfiʿī-t burimi i katërt i njohur për jurisprudencën. Gjatë procesit të zhvillimit të jurisprudencës në shekujt 8 dhe 9 nuk arritën të zgjidhen në mënyrë të kënaqshme të gjitha çështjet ose aspektet përbërëse të praktikës së kultit me anë të tre burimeve të përmendura më lart. U bë e nevojshme që rregullat ligjore të nxjerra nga tre burimet e para të transmetohen me anë të analogjisë (''ngjashmërisë'') në raste ose çështje të reja. Kjo formë juridiksioni, të cilës Ash-Shāfiʿī i ka dhënë vlefshmëri të përgjithshme duke e vënë atë në një shkallë me [[ixhtihad-i]]n, gjykimit (''peshimit'') vetjak gjatë interpretimit të ligjeve, ka pasur edhe kundërshtarë, të cilët njihnin vetëm kuranin dhe sunna-n si burim për jurisprudencën. Megjithatë konkluzioni analogjik ka mbetur një nga burimet e pranuara për ''fikh''-un.<ref>Miklos Muranyi (1987), f. 307</ref>
Rreshti 29:
* „Vendimi sipas mendjes së vet“ (arabisht رأى = ''[[ra'i]]'') të juristit, aty ku as kurani dhe as sunna nuk citohen dot si burime primare për një vendim ligjor. ''Ra'i'' është forma më e vjetër e juridiksionit, e cila i përkon praktikës ligjore të [[Sahabët|bashkëluftëtarëve të profetit]] dhe pasuesve të tyre.<ref>Fuat Sezgin: ''Geschichte des arabischen Schrifttums.'' (Historia e shkrimeve arabe) Brill, Leiden 1967. Vol. 1. f. 398-399</ref>
* [[E drejta zakonore]] (arabisht عرف= urf ose عادة= āda). Praktikat ligjore paraislamike u përvetësuan sidomos gjatë fazës së [[Ekspansioni
* Ixhtihād-i (arabisht اجتهاد), interpretimi i pavarur i burimeve ligjore, sa ka ardhur dhe është smbrapsur nën islamin ortodoks (''konservativ'') përmes ndikimit të konsensit. Gjatë proçesit të konsolidimit të drejtimeve juridike filloi të formohej doktrina, sipas së cilës „porta e ixhtihād-it“ është mbyllur me lindjen e vetë këtyre drejtimeve juridike rreth vitit 300 pas ''[[Hixhreti|hixhra-s]]''. Megjithatë disa orientologë vënë në dukje se brenda drejtimeve juridike [[Sunnitët|sunnite]] ''ixhtihād''-i ka qenë deri thellë në shekullin e 16-të praktikë e zakontë ligjore.<ref>Malise Ruthven: ''Der Islam. Eine kurze Einführung.'' (Feja islame. Hyrje e shkurtër) Stuttgart 2000, f. 116</ref> Në kohën e sotme është kërkuar nga ana e lëvizjeve reformatore (psh. nga [[salafija]] por edhe nga myslimanë liberalë shekullarë (''laikë''), me qëllim të kundërt veç, si psh. [[Irshad Manji]]) hyrja sërish në fuqi e ''ixhtihad''-it ose është zbatuar hapur praktikimi i tij.
== Pesë kategoritë ligjore të veprimeve të njerëzve ==
Jurisprudenca
# Veprimet e detyrueshme: (arabisht فرض ''[[Fard-i|farḍ]]'' ose arabisht واجب ''vāxhib'') – këto veprime shpërblehen ndërsa moskryerja e tyre ndëshkohet. Dallim bëhet ndërmjet detyrimeve vetjake (arabisht فرض العين ''farḍ al-ʿayn''), të cilat i ka për detyrë t'i plotësojë çdo mysliman, dhe detyrimeve kolektive (arabisht فرض الكفاية ''fard al-kifāya''‚ detyrimi i kontributit të mjaftueshëm‘), për të cilat mjafton që për plotësimin e tyre të marrë pjesë një numër i majftueshëm myslimanësh. Në kategorinë e parë hyn psh. falja pesëherëshe e përditëshme (arabisht صلاة, në kuran صلوة ''[[Namazi|salat-i]]'' ose ''namazi''), në të dytën [[xhihadi]].
Rreshti 57:
=== Portat e ''ixhtihād-it'' ===
Në shekullin e 11-të ose të 12-të të erës kristiane ose përkatësisht atë të 4-t ose të 5-të të erës
Disa teologë të asaj kohe ([[Al-Ghazali]], [[Al-Amidi]]) luftonin, ndoshta duke parashikuar me urtësi, me forcë kundra këtij ngurtësimi, por veç u mposhtën në fund. Prej asaj kohe ka pasur dhe ka vazhdimisht përpjekje individësh ose grupesh për të hapur përsëri „portat e ''ixhtihād-it''“ ose ato janë hapur vërtetë prej disave në praktikë por gjë që nuk e kanë njohur as pjesa fundamentaliste as ajo konservative e fesë islame.
|