Lazër Shantoja: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
→‎Vepra: Peters tejet i mire
Rreshti 27:
Më 1928 kaloi nga [[Mbretëria Jugosllave|Jugosllavia]] në Vjenë, [[Austria|Austri]]. Këtu filloi të botojë gazetën “''Ora e Shqipnisë''”, financuar nga [[Hasan Prishtina]]. Nga ndërrimi i shpejtë i gjendjes politike në Shqipëri, Shantoja doli prej atdheut dhe vajti në Zvicër si famullitar i fshatit Bienne, më tej në La Motte te kantonit Vaud nga 1932, ku qëndroi për pesëmbëdhjetë vjet dhe përsosi [[frëngjisht|frëngjishten]].
 
Pas [[Pushtimi italian i Shqipërisë|pushtimit të Shqipërisë]] më [[7 prill]] [[1939]], u kthye në gusht në Shqipëri. Pas pritjeve që iu bë mërgimtarit shumëvjeçar, mbajti meshë në [[Katedralja e Shën Shtjefnit|kishën katedrale]]. Më 28 shtator 1939 mbajti fjalimin me rasën e dorëzimit të Flamurit të Ri dhe po në atë vit u vendos bashkë me të ëmën në Tiranë. Në 12 mars 1940, Shantoja niset prej [[Napoli]]t për në [[Egjipti|Misir]],<ref name="PP" /> ku u takua me shqiptarët e atjeshëm, mbajti fjalime të shumta dhe ndikoi që në [[Kajro|Kairo]] dhe [[Aleksandria|Aleksandri]] të themelonte fashin e parë fashist shqiptar.<ref name=":4" /> Më 18 maj u caktua nga autoritetet që të mbante një dëgjesë publike në Bashkinë e Durrësit për të dhënë prova se Anglia ishte një vend i neveritshëm si për italianët ashtu edhe për shqiptarët.<ref name=":12">{{Cite book|title=Shqipëria dhe tokat e lirueme (1939-1946)|last=Gurakuqi|first=Romeo|publisher=Jozef|year=2018|isbn=9928-241-84-8|location=Durrës|pages=185-186|ref=harvnb}}</ref> Më 8 nëntor 1940 gazeta "Tomorri" botonbotoi artikullin për një miting të bërë në Shkodër ku Shantoja mbajti një fjalim të zjarrtë.<ref name=":4">{{Cite book|title=Shkodranët e 7 prillit dhe të 29 nëntorit|last=Juka|first=Gëzim H.|publisher=Reklama|year=2018|isbn=9789928440358|location=Tiranë|pages=49}}</ref>
 
Më 1941 me [[Ernest Koliqi|Koliqi]]n, [[Mustafa Kruja|Mustafa Krujën]], [[Zef Valentini|P. Valentini]]n, [[Karl Gurakuqi|Gurakuqi]]n, [[Xhevat Kortsha|Kortshën]] etj., qe një nga themeluesit në Tiranë të [[Akademia e Shkencave e Shqipërisë|Institutit të Studimeve Shqiptare]]. Mbështeti pambarimisht qeverinë Kruja, tek i cili shihte vazhdimin e mendimit politik të Gurakuqit. Në maj të 1943 merr pjesë në varrimin e [[Ndok Gjeloshi]]t në Tiranë. Me kapitullimin e Italisë në shtator 1943 u tërhoq prej skenës politike.<ref name="PP" />