Fejzi bej Alizoti: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
Rreshti 35:
| Mbarimi i afatit5=5 prill 1940
| Paraardhësi5=[[Kosta Marku]]
| Pasardhësi5=[[Qemal Vrioni]]|Detyra6=Ministër i Punëve të Jashtme, zëvendësisht|Detyra7=Kryetar i Këshillit të Epërm Korporativ Fashist|Fillimi i afatit6=12 shkurt|Fillimi i afatit7=16 maj|Mbarimi i afatit6=20 tetor 1927|Mbarimi i afatit7=8 shtator 1943|Pasardhësi6=[[Iljaz Vrioni]]|Pasardhësi7=[[Lef Nosi]]|Paraardhësi6=[[Hysen Vrioni]]|Paraardhësi7=[[Ernest Koliqi]]|Detyra8=Komisar Civil i Tokave të Lirueme|Fillimi i afatit8=8 korrik|Mbarimi i afatit8=3 dhjetor 1941|Paraardhësi8=[[Carlo Umiltá]]|Pasardhësi8=[[Tahir Shtylla]]}}
 
'''Fejzi [[Beu|bej]] Alizoti''' ([[Janina|Janinë]] ose [[Gjirokastër]], [[1869]]-[[1876]] ─ [[Tirana|Tiranë]], [[14 prill]] [[1945]]) qe nëpunës i [[Perandoria Osmane|Perandorisë Osmane]], [[Lista e Kryeministrave të Shqipërisë|kryeministër]] dhe disa herë ministër i shtetit shqiptar, financier në administratën austriake të vendosur në [[Shkodra|Shkodër]] dhe nën [[Pushtimi italian i Shqipërisë|pushtimin italian]] [[Ministër i Tokave të Lirueme|komisar civil i ''Tokave të Lirueme'']] në qeverinë [[Shefqet bej Vërlaci|Vërlaci]]. Gjykohet nga [[Gjyqi Special, 1945|Gjyqi Special]], dënohet me vdekje dhe pushkatohet.
Rreshti 48:
Në periudhën nëntor 1913 e deri në janar të 1914 shërbeu si ministër i Punëve të Brendshme dhe zëvendësisht i Luftës.<ref name=":Kdervishi" /> Në periudhën janar-mars 1914 qe i ngarkuar Drejtor i Përgjithshëm i administrimit gjatë periudhës kalimtare në Vlorë pas dorëheqjes së [[Ismail Qemali|Ismail Qemalit]].<ref>{{Harvnb|Ikonomi|2016|page=249}}.</ref> Me grupin e kryesuar nga [[Esad pashë Toptani]], me [[Aziz pashë Vrioni|Aziz pashë Vrionin]], Mehdi bej Frashërin dhe [[Mehmet pashë Deralla|Mehmet pashë Derallën]] pritën dhe i uruan mirëseardhjen [[Princ Vidi|Princ Vidit]].<ref>{{Harvnb|Ikonomi|2016|page=286}}.</ref> Nga maji deri në shtator 1914 ishte këshilltar në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Në shtator 1914 ishte kryeadministrator i Shkodrës, malazezët kur e pushtuan për së dyti qytetin, e arrestuan dhe burgosën korrikun e 1915.<ref name=":Vllamasi">{{Cite book|title=Ballafaqime politike në Shqipëri (1897-1942)|last=Vllamasi|first=Sejfi|authorlink=Sejfi Vllamasi|publisher=Vllamasi|year=2012|isbn=978-9928-140-54-8|location=Tiranë|pages=129}}</ref> Me ardhjen e ushtrive autro-hungareze janarin e 1916, u lirua dhe drejtoi drejtorinë e financave gjatë pushtim-administrimit austro-hungarez po në Shkodër deri më 1918, si drejtor financash ishte në të njëjtën kohë edhe drejtor i përgjithshëm dhe kryesonte mbledhjet e administratës qendrore shqiptare.<ref>{{Harvnb|Vllamasi|2012|pages=131-132}}.</ref> U largua nga Shkodra pas marrjes në administrim të qytetit nga francezët bashkë me krerët e tjerë që shërbyen në administratën qendrore, për t'i shpëtuar arrestimit.<ref>{{Harvnb|Vllamasi|2012|page=399}}.</ref> Më 1918 mori pjesë në punimet e [[Kongresi i Durrësit|Kongresit i Durrësit]] si delegat i Beratit, prej ku doli ministër i Financave në qeverinë e [[Turhan pashë Përmeti|Turhan pashë Përmetit]].<ref name=":Kdervishi" /><ref name=":0" />'''<ref name=":4">{{Cite book|title=Dokumente historike 1912-1918|last=Nosi|first=Lef|authorlink=Lef Nosi|publisher=ASH, Instituti i Historisë|year=2007|isbn=978-99956-10-04-3|location=Tiranë|pages=288|ref=harvnb}}</ref>'''
 
Në qeverinë 1927 drejtuar nga ministri i Drejtësisë [[Petro Poga]], gjatë periudhës së [[Republika Shqiptare|Republikës Shqiptare]], shërbeu si ministër i Financave dhe zëvendësisht i Punëve të Jashtme. Pas [[Pushtimi italian i Shqipërisë|pushtimit italian]], në prill 1939 u caktua ministër sekretar shteti i Financave në qeverinë e [[Shefqet bej Vërlaci|Shefqet Vërlacit]], deri kur u zëvendësua nga [[Qemal Bej Vrioni|Qemal Vrioni]] pas afro një vit<ref>{{Harvnb|Dervishi|2012|page=26}}.</ref> pasi paraqiti vetë dorëheqjen. Me propozimin e Vërlacit,<ref name=":02" /> u emërua Ministër Shteti në Mbretërinë Italiane.<ref>{{Cite book|url=http://asa.archiviostudiadriatici.it/islandora/object/libria:305932/datastream/PDF/content/libria_305932.pdf|title=Annuario del Regno d'Albania|last=|first=|publisher=Ravagnati|year=1940|isbn=|location=Milano|pages=106}}</ref> Më 3 qershor 1939 qe ndër firmosësit e Statutit Themeltar të Mbretnisë Shqiptare të rishikuar nga italianët.<ref name=":1">{{Cite book|title=Shqipëria dhe tokat e lirueme (1939-1946)|last=Gurakuqi|first=Romeo|publisher=Jozef|year=2018|isbn=9928-241-84-8|location=Durrës|pages=105|ref=harvnb}}</ref> Më 1940 merr pjesë në '''Komisionin për Rivendikimet Shqiptare''', të kryesuar nga [[Xhemil Dino]], [[Mustafa Kruja]], [[Dhimitër Beratti]], [[Tahir Shtylla]] dhe vetë Alizoti. Vetë do të kryesonte një nëndarje, atë të ''Komitetit për Rivendikimet në ish Vilajetin e Manastirit'' ose ''Komitetin e Maqedonisë'' dhe do të ishte anëtar i ''Komitetit për Rivendikimet në ish Vilajetin e Shkodrës'' ose ''Komiteti i Kufijvet me Malin e Zi''.<ref>{{Harvnb|Gurakuqi|2018|pages=290, 292}}.</ref> Më 11 qershor 1941 ''Delegata e Kufinit'' ku ishte pjesë Alizoti, priten në audiencë nga Musolini. Më 8 korrik 1941, duke zëvendësuar Carlo Umiltá, emërohet nga komisar civil i qeverisë shqiptare në Kosovë nga Këshilli i Ministrave i Shqipërisë, pasi e emëroi që në takim Duçja. Alizoti me këtë emërim, ushtronte në viset e Kosovës, Dibrës dhe Strugës, pushtetet civile që i ishin dhënë qeverisë shqiptare nga Duçja më 29 qershor 1941.<ref>{{Harvnb|Gurakuqi|2018|pages=295-296}}.</ref> Dhjetorin e 1941 me administrimin e qeverisë Kruja, posti i komisarit civil pezullohet dhe krijohet Ministria e Tokave të Lirueme, në krye të së cilës u emërua Tahir Shtylla.<ref>{{Harvnb|Gurakuqi|2018|page=311}}.</ref> Me dekret mëkambësor të Alberto Parianit, më datë 1 qershor 1943 u emërua anëtar i Këshillit Qendror të Ekonomisë Korporative, ndërkohë që më 16 maj 1943 qe kryetar i Këshillit të Epërm Korporativ Fashist, deri më 4 gusht 1943.<ref name=":02">{{Cite book|title=Fjalor Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist I (A-Ç)|last=|first=|publisher=Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit|year=2012|isbn=978-9928-168-01-6|editor-last=Hoxha|editor-first=Çelo|volume=I|location=Tiranë|pages=106-107}}</ref>
 
U arrestua nëntor të 1944, u dënua me vdekje nga [[Gjyqi Special, 1945]] nën akuzën e "kolaboracionistit" dhe "sabotatorit të luftës kundër pushtuesit". Pushkatohet në Tiranë më 13 prill 1945.<ref name=":Kdervishi" /><ref>{{cite book|title=Album Historik Kushtuar Ministrave Te Financave Ne Vite|publisher=Ministria e Financave|isbn=999-27-857-2-1}}</ref>