Hafiz Ibrahim Dalliu: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
vNo edit summary
Rreshti 2:
'''Hafiz Ibrahim Dalliu''' (lindi më 1878), teolog, përkthyes, poet, publicist, mësues dhe aktivist shqiptar.
 
[[Hafëzi|Hafiz]] Ibrahim Dalliu, lindi në një familje fetare. Si fëmijë u edukua në frymën fetare të familjes dhe duke ndjekur këtë rrugë vendosi të studionte në Stamboll. Gjatë studimeve, Ibrahimi në frymen islame ai u aktivizua për çështjen kombëtare shqiptare.
 
Në këtë drejtim Dalliu, mendonte se funksionarët e Xhamisë dhe të gjithë besimtarët myslimanë kishin nevojë të menjëhershme për literaturë fetare në gjuhën shqipe, prandaj nxitonte qysh kur ishte në auditorët e shkollës që fillimisht djemve e vajzave t'u mësoonte shkrimin e leximin e shqipes dhe për këtë sapo u kthye në atdhe, mori përsipër detyrën e mësuesit në një nga shkollat e para të Tiranës (1901), me gjithë vështirësitë e shumta e pa u shkëputur nga detyra e imamit[[imami]]t në faltoret e qytetit të lindjes.
 
Në formimin me ndjenja patriotike te Dalliu ndikoi bashkëpunimi me atdhetarë shqiptare. Në librin e tij "''Patriotizma në Tiranë''", autori ka përmendur mbi 150 burra aktivistë e veprimtarë të vendosur të kombit. Këta qenë motivet që Hafiz Dalliu u zgjodh delegat i Tiranës në [[Kongresi i Elbasanit|Kongresin e Elbasanit]] më 1909, ku u vendos hapja e Shkollës Normale (e para shkollë e mesme pedagogjike në gjuhën shqipe në Shqipëri) e ku Dalliu u emërua mësues i kësaj shkolle të re ku A. Xhuvani shkruan, ndër te tjera, që ''Normalja'' ka ne themelin e saj djerseën dhe kontributin e Hafiz Ibrahim Dalliut . Mirëpo këto bindje e qëndrime 'heretike' të njeriu të përkushtuar e çuan Hafiz Dalliun në burgje mizore deri në dënim dhe përndjekje. U desh ndërhyrja e miqve dhe e shokëve si [[Hasan Prishtina]], [[Mihal Grameno]] etj, që e detyruan gjykatën ta nxirrte nga burgu.
 
E gjithë jeta e Dalliut, është e ngjeshur me ndjekje policore si pasojë e veprimeve të tij kundrejt padrejtësitë dhe veprimeve për mbrojen e interesave të Shqipërisë. Pas Luftës II Botërore u emërua mësues në Medresenë e Përgjithshme të Tiranës për lëndët e ''Besimit Islam''.
Rreshti 23:
Hafiz Dalliu me shkrimet e tij u përpoq që të hapte shtigje drite në mendjet e në ndërgjegjen e bashkëatdhetarëve, në atë periudhë tranzicioni dhe tepër kritike të historisë së kombit shqiptar të mbetur pa përkrahje e pa mbrojtje, mes armiqsh të shumtë e të pangopur. Të flasësh për Hafiz Dalliun nuk është asnjëherë e tepërt, porse për të njohur më mirë këtë figurë madhore islame, këtë luftëtar trim të shqiptarizmës, këtë poet gojëmjaltë të vargut shqip, gjithsecili në mënyrën e vet do të arrijë vetëm duke njohur shkrimet e këtij mësuesi veteran. Për këtë qëllim po sjellim fare shkurt subjektet e disa prej veprave të tij fetare e letraro-patriotike:
 
1. "Libri i së Falmes", tregon rregullat kryesore të të gjitha namazeve ditore e periodike, dispozitat kuranore në lidhje me këtë shtyllë të Islamit. Aty janë përfshirë pjesët kuranore që mund të shërbejnë gjatë faljeve dhe lutjet e rastit në arabisht e të transkriptuara dhe të përkthyera në gjuhën tonë. Hafiz Dalliu i vinte rëndësi të madhe faljes (namazit[[namazi]]t), ashtu siç e ka vlerësuar [[Allahu]] xh.sh. në [[Kuran]]. Libri është shpërndarë falas; ai ka ndihmuar për shumë kohë besimtarët myslimanë që të falen, të kryejnë këtë detyrë, të obliguar për çdo individ.
 
2. "Dhanti e Ramazanit[[Ramazani]]t", përmban rregullat e agjërimit, si e kur lejohet që të mos agjërohet, kur ndërpritet agjërimi dhe si konsiderohet agjërimi i prishur etj. Autori ka parashtruar në këtë libër edhe dobitë fiziologjike, rëndësinë e edukimit moral nëpërmjet agjërimit dhe vlerën shoqërore të tij.
 
3. Ilahija "Një lutje shpirtit të madhnueshëm të Resulull-llahit", botuar shumë herët, është hymn fetar i frymëzuar për dashurinë që ka myslimani për Profetin e tij dhe për Islamin. Ideja se feja myslimane është shtrirë në të tërë rruzullin tokësor jepet me art nëpërmjet perifrazës së bukur: "...N'rruzull t'dheutanëembanë/ Në çdo çast thirret ezan,/ Ty Resulull-llah të thanë./ ndoresh ja Resulull-llah...". Në hapësirat e veprimtarisë letrare H.I. Dalliu ka shpalosur talentin poetik dhe shpirtin patriotik të paepur.
Rreshti 31:
4. Te libri "Patriotizma në Tiranë", autori ka marrë në analizë zhvillimet e shoqërisë shqiptare dhe pjesëmarrjen e atdhetarëve të Tiranës në veprimtari patriotike, para e pas shpalljes së Pavarësisë Kombëtare, e përhapur kjo lëvizje edhe në qytete të tjera të vendit. "Patriotizma..." është një vepër dokumentare e papërsëritshme e këtij dëshmitari okular, siç ishte vetë Hafizi, pjesëmarrës aktiv i vijës së parë në veprimtaritë e kohës.
 
5. Poema satirike "Dokrrat e Hinit" vë në lojë ata njerëz që nuk i sjellin asnjë dobi atdheut dhe e kalojnë kohën nëpër lokale kafenesh me biseda të padobishme. Ja sesi i ironizon poeti pseudointelektualët që i përdorin fjalët e huaja vend e pa vend : "...Ja, për t'quejt, inteligjenca,/ Flasin disa fjalë të gjata,/ Konferenca, konkurrenca,/ Proponimi, komunikata./ A kështu ka folë yt atë?/ Ku asht shqipe kjo gjuhë dreqi ?/ ç'janë kto fjalë nga'i hapashalë ?...". Sidoqoftë kryevepra e Hafiz Dalliut është vepra "E lemja dhe jeta e të madhit Muhamed a.s.", vepër origjinale në vargje (6143 vargje), po nuk bie më poshtë edhe [[Tefsiri]] i Kuranit i titulluar "Ajka e kuptimeve të Kur'ani Qerimit" përkthyer prej vetë Dalliut.
 
Kontributin e Hafiz Ibrahim Dalliut në dobi të të gjithë botës islame shqiptare e kanë pasur parasysh edhe shqiptarët e trojeve etnike të Kosovës, Maqedonisë e të Malit të Zi e më gjerë. Ata kanë vendosur ta botojnë e ta ribotojnë të plotë të gjithë veprën e Hafiz Dalliut. Një studim me rëndësi për jetën e Hafiz Dalliut ka bërë Doc. Sinan Tafaj që ka mbetur në dorëshkrim deri tani.
 
Dihet edhe një gjë tjetër që emri i mirë që ka gëzuar dhe gëzon në popull, janë munduar që ta eklipsojnë elitat dhe është lënë në harresë prej tyre, siç konstaton edhe prof. Aurrel[[Aurel Plasari ]]: "...Ka qenë prirje që figurën e Hafiz Ibrahim Dalliut për ta lënë jashtë, për ta lënë në harresë, për mos ta dashur...".
 
Pas vendosjes së pluralizmit në Shqipëri janë bërë studime e hulumtime serioze për dijetarë e atdhetarë të veshur me petkun e nderuar fetar; janë botuar monografi, artikuj gazetash e studime të posaçme shkencore e veprimtari të tjera për aktivistë të shquar si: [[Haxhija|Haxhi]] [[Vehbi Dibra]], Hafiz[[Hafëz Ali Korça]], [[Said Najdeni]], [[Ferit Bej Vokopola|Ferid Vokopola]] etj.
 
== Tituj të veprave ==
:: ''''Veprat fetare''''
* ''[[Texhvidi]]'' (Rregullat e leximit të Kuranit[[Kurani]]t), botuar më 1921.
* ''Ilmihali'' (Mësime të Fesë Islame).
* ''Dhanti e Ramazanit'', botimi i parë 1921.
* ''Ajka e kuptimeve të Kur'ani Qerimit'' (U botuan vetëm shtatë [[Xhyze|xhuze]], pjesa tjetër mbeti pa u botuar).
* ''E lemja dhe jeta e të madhit Muhamed a.s.'' , 6143 vargje, 1934.
* ''Ç'është Islamizmi'', 1935.