Shahin Kolonja: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Refuzoi ndryshimin e fundit të tekstit (nga 31.44.78.152) dhe riktheu rishikimin 1924056 nga GrepfrutAroma: beje mire
vNo edit summary
Rreshti 1:
'''Shahin Teki [[Beu|bej]] Ypi''' i njohur më së shumti si '''Shahin Kolonja''' ([[Starje]], 1865/1867 - [[Stambolli|Stamboll]], 1919) ka qenë nëpunës i administratës të [[Perandoria Osmane|Perandorisë Osmane]], deputet në Mexhlisin osman si dhe veprimtar i lëvizjes kombëtare shqiptare.
 
== Biografia ==
U lind në vitin 1865 (ose 1867) në fshatin [[Starje]] të [[Kazaja e Kolonjës|kazasë së Kolonjës]], i biri i Kahreman bejbeu Ypiti familjes Ypi, njëra prej familjeve [[Bektashi|bektashie]] më të rëndësishme të krahinës.<ref>{{Cite journal|last=Olgun|first=Said|date=|title=Bir Arnavut Milliyetçisi: Şahin Kolonya (1867-1917)|url=https://www.researchgate.net/publication/326752243_Bir_Arnavut_Milliyetcisi_Sahin_Kolonya_1867-1917|journal=Journal of Ottoman Legacy Studies (JOLS)|volume=5|pages=187-205|via=}}</ref> Në vogëlinë e tij nxuri shkrim e këndim të [[Gjuha shqipe|gjuhës shqipe]] nga [[Petro Nini Luarasi]]. Ndoqi dhe kreu ''ryzhdijen'' në [[Korçë]] dhe shkollimet e larta i vijoi në Shkollën Civile e Administratës Mbretërore "Mülkiye-i-Sehahané" për ekonomi dhe administratë civile më 1891. Gjatë studimeve në kryeqytet u njoh me [[Ibrahim Temo|Ibrahim Temon]] dhe vëllezërit Frashëri, Samiun me Naimin. Pas shkollës caktohet zëvendësdrejtor i Shkollës Bujqësore në Selanik, ku më pas dha edhe mësim.<ref name=":1">{{Cite book|title=Late Ottoman Society: The Intellectual Legacy|last=Özdalga|first=Elisabeth|publisher=Routledge|year=2013|isbn=9781134294732|location=|pages=312-313}}</ref>
 
Më 1893 u transferua në gjimnazin e shtetit (''idadijen'') në [[Edrene]], ku jepte turqisht, fizikë dhe matematikë<ref name=":1" /> (astronomi).<ref name=":0">{{Cite book|title=Ballafaqime politike në Shqipëri (1897-1942)|last=Vllamasi|first=Sejfi|publisher=Vllamasi|year=2012|isbn=978-9928-140-54-8|location=Tiranë|pages=32, 34, 52}}</ref> Më 1896 transferohet në ''idadijen e'' Gymylçinës (Komotinit) ku dha histori, gjeografi e turqisht. Atje bënte propagandë patriotike mes shqiptarëve të atjeshëm, të cilët i organizonte dhe u shpërndante libra, gazeta dhe të gjitha mjetet propagandistike kombëtare.<ref name=":1" /><ref name=":0" /> Më 1898, pasi kishte arritur moshën, u emërua kajmekam i Kozanit në [[Vilajeti i Manastirit|Vilajetin i Manastirit]], bisedoi për idenë e tij të botimit me konsullin austro-hungarez të Manastirit. Më 1900 u transferua në Malin e Athosit (''Ayonoros''), por pas pak kohe u pezullua pasi kishte marrë një letër nga [[Ismail Qemali|Ismail Qemal bej Vlora]], që e ftonte në Evropë që të botonin një të përkohshme. Gjatë një qëndrimi në Stamboll, përktheu në gjuhën turke traktatin politik të Sami Frashërit ''Shqipëria ç'ka qenë, ç'është dhe ç'do të bëhet.'' Në nëntor të 1900, u emërua kajmekam i [[Vlora|Vlorës]], u largua për në Bruksel ku pasi takoi Faik Konicën dhe Ismail Qemalin, nuk ranë dakord mbi çështjen e botimit të një të përkohshmeje.<ref name=":1" /> U vendos në [[Sofja|Sofie]], ku nga nëntori i 1901 e deri më 1908 botoi në Sofje gazetën ''Drita,''<ref>{{Cite book|title=Shënime historike|last=Merlika-Kruja|first=Mustafa|publisher=Omsca-1|year=2011|isbn=978-9928-132-00-0|location=Tiranë|pages=427}}</ref> i ndihmuar nga [[Kristo Luarasi|Kristo Luarasit]], që zotëronte një shtypshkronjë dhe me ndihmën financiare austro-hungareze. ''Drita'' ishte e përkohshmja më e lexuar e kohës, që në radhët e saj mbante qëndrim kundër despotizmit të [[Abdyl Hamiti II|Abdyl Hamidit]] dhe kundër [[Xhonturqit|Xhonturqve]]. Pas revolucionit të xhonturqve më 1908, u kthye në Perandorinë Osmane dhe u zgjodh deputet i Korçë në Mexhlisin e porsahapur, mori pjesë më tej në punimet e [[Kongresi i Manastirit|Kongresit të Manastirit]] për gjuhën shqipe. U bë pjesë e partisë ''Ahrar'' themeluar nga Ismail Qemali nga fundi i 1908, më 1910 iu bashkua Partisë Demokratike, themeluar nga Ibrahim Temo dhe Abdullah Xhevdetit. Iku jashtë shteti më 1910-1911 nga fërkimet që kishte me Komitetin e Xhonturqve.
 
Më 1913 qëndroi për disa muaj në Vlorë dhe nga 1915 u vendos përfundimisht në Stamboll, i sëmurë nga pija, ku nuk u mor më me politikë aktive deri më 1919 kur ndërroi jetë.<ref name=":1" />
Rreshti 17:
[[Kategoria:Publicistë shqiptarë]]
[[Kategoria:Nxënësit e Shkollës Mülkiye]]
[[Kategoria:Sufi shqiptarë]]