Homeri: Dallime mes rishikimesh
[Redaktim i kontrolluar] | [Redaktim i kontrolluar] |
Content deleted Content added
v removed Category:Letërsia e Greqisë së lashtë; added Category:Poetë të lashtë grekë using HotCat |
v Navbox |
||
Rreshti 3:
Homeri mendohet se ka jetuar rreth shek. IX pr. K. Për datën dhe vendlindjen ka mendime të ndryshme; shkenca ka pranuar si më të mundshme Smirnën, qytet kolonial grek në Azinë e Vogël (Izmiri i sotëm në Turqi). Homeri ka jetuar shumë kohë më vonë nga koha kur ka ndodhur Lufta e Trojës dhe nga kthimi i grekëve në atdhe. Kjo do të thotë se poeti ka ditur ta shfrytezojë mrekullisht burimin e pasur të letersisë gojore me këngë e himne të ndryshme kushtuar hyjnive, heronjve dhe bëmave të tyre, të cilat këndoheshin në atë kohë nga rapsodë të ndryshëm.
Është vërtetuar arkeologjikisht se poemat e tij përkundër fantazisë poetike, pasqyrojnë ngjarje të vërteta historike që kanë ndodhur shumë më parë se të krijoheshin poemat. Këto ngjarje kanë ndodhur në shekujt XIII - XII p.e.s. Të dhënat që rrjedhin nga poemat e Homerit kanë shërbyer dhe shërbejnë si burime historike për njohjen e historisë së Greqisë antike. Gjithashtu vlen per t'u theksuar se mbi figurën e Homerit janë hedhur shumë hije dyshimi te cilat vënë në dyshim vetë ekzistencén e tij. Por ajo qe bie më shumë në sy është diferenca artistike ndërmjet dy veprave. Përderisa ''Iliada'' është shkruar në një stil epik, ''Odisea'' paraqitet me stil lirik. Madje nga studiues të shumtë është hedhur ideja se ndoshta këto dy vepra nuk janë shkruar nga i njëjti autor. Supozohet se Homeri ka qenë i verbër por kjo bazohet vetëm në faktin që një poet/kengetar i verbër, i quajtur Demodokos, reciton bëmat e Luftës së Trojës në udhëtimin e Odiseas. Homeri nuk e paraqet Demodokun e verber si autoportret por si figure me simbol te dyfishte; se pari, poeti nuk ishte deshmitar me sytë e tij per njgjarjet qe ai tregon, dhe se dyti, as nuk ka nevoje te bazohet tek shqisat sepse poeti e merr frymezimin nga vetë Muzat dhe jo nga përvojat e tija.
{{AutorAntik}}
[[Kategoria:Poetë të lashtë grekë]]
|