[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 1:
'''Prindi''' zakonisht është një kujdestar i pasardhësve në llojin ose specien e tij. Te njerëzit, një prind është kujdestar i një fëmije (ku "fëmija" i referohet pasardhësve). Një prind biologjik është një person, gameta e të cilit ka rezultuar me një fëmijë, (një mashkull përmes spermës + një femër përmes vezës). Prindërit biologjikë janë të afërm të shkallës së parë dhe kanë 50 % afërsi gjenetike. Një femër gjithashtu mund të bëhet prind nëpërmjet zëvendësimit (nëna surrogate). Disa prindër mund të jenë prindër adoptues, të cilët kujdesen për ushqimin dhe mirëqenien e një pasardhësi, por që nuk janë biologjikisht të lidhur me fëmijën. Jetimët pa prindër adoptues mund të rriten nga gjyshërit e tyre ose nga anëtarët e tjerë të familjes.
 
Llojet më të zakonshme të prindërve janë nënat, baballarët dhe gjyshërit. Një nënë zakonisht është "një grua në lidhje me një apo disa fëmijë të cilët ajo i ka lindur".<ref>{{cite web|title=mother definition|url=http://www.oxforddictionaries.com/definition/english/mother?rskey=YplwRN&result=1|website=www.oxforddictionaries.com|publisher=Oxford Dictionaries}}</ref> Shkalla në të cilën një prind mund të përfshihet në jetën e pasardhësve të tij ndryshon nga kultura në kulturë, megjithatë nëse një individ shpreh një përfshirje shumë të vogël nganjëherë thuhet se është neglizhent me fëmijën,<ref>{{Cite book | title = Racial Disproportionality in Child Welfare | page =2 | author = Marian S Harris | date =2014}}</ref> ndërsa një tjetër i cili është shumë i përfshirë nganjëherë thuhet se është tepër mbrotjës, i bezdisshëm ose i zhurmshëm.<ref>{{Cite book | title = Evidence in the Psychological Therapies: A Critical Guidance for Practitioners | author = Bernard Roberts | date = 2005 | page = 149}}</ref>