[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Rreshti 146:
Menjëherë pas përfundimit të Taxh Mahalit, Shah Jahani u hoq nga pushteti nga djali i tij, Aurangzebi dhe u vendos nën arrest shtëpie në [[Fortesa e Agras|Fortesën e Agras]] në afërsi. Pas vdekjes së tij, Aurangzebi e varrosi atë në mauzole përkrahë gruas së tij.<ref>Bamber Gascoigne: The Great Mughals; 1971, fq. 243.</ref> Në shekullin e XVIII, sunduesit Xhat të Bharatpurit pushtuan [[Agra|Agrën]] dhe sulmuan Taxh Mahalin, dy llampadarët, një prej agati, ndërsa tjetri prej argjendi, që ishin të varur mbi cenotafin kryesor, u grabitën nga ta, bashkë me ekrane ari dhe argjendi. Kanbo, një historian mogul, tha se mburoja prej ari që mbulonte majëzën 4.6 metra të lartë në krye të kupolës kryesore gjithashtu u hoq gjatë plaçkitjes Xhate.<ref>{{cite news|url=http://www.tribuneindia.com/2003/20030713/spectrum/heritage.htm|title=Perils the Taj has faced|newspaper=The Tribune (Chandigarh)|date=13 korrik 2003|accessdate=7 shkurt 2015}}</ref>
 
Nga gjysma e dytë e shekullit të XIX, disa pjesë të ndërtesave ishin në degradim. Gjatë kohës së Kryengritje Indiane të 1857-ës, Taxh Mahali u dëmtua nga ushtarët britanikë, që shkulën gurët e çmuar dhe ‘lapis lazuli-n’ nga muret e tij. Në fundin e shekullit të XIX, mëkëmbësi i mbretit, Lord Curzon urdhëroi një projekt restaurimi gjithëpërfshrirës, që u përfundua në vitin 1908.<ref>{{cito web|url=http://www.taj-mahal.net/augEng/textMM/brasslampengN.htm|title=Lord Curzon's Brass Lamp|archiveurl=https://web.archive.org/web/20090201185655/http://www.taj-mahal.net/augEng/textMM/brasslampengN.htm|date=1 shkurt 2009|archivedate=1 prill 2018}}.</ref><ref>Peter Yapp: The Traveller's Dictionary of Quotations. 1983, Routledge Kegan & Paul, Londër, fq. 460.</ref> Ai urdhëroi gjithashtu një llampadar të madh në dhomën kryesore, të modeluar sipas një të tilli në një xhami të [[Kairo]]s. Gjatë kësaj kohe, kopshti u rimodelua me lëndina të stilit britanik që shihen akoma në kompleks.<ref name="Koch, p. 139" />
 
== Kërcënimet==