[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 46:
}}
'''Rogovë''' është një vendbanim në komunën e [[Komuna e Gjakovës|Gjakovës]], [[Kosovë]].
 
Rogova është njëra ndër fshatërat më të mëdha në Kosovë. Numëron afro 7000 banorë dhe 850 shtëpi. Shtrihet në pjesën Jug-perëndimore të Dukagjinit. Ndodhet 15 km larg prej Gjakovës në magjistralen Gjakovë-Prizren.
 
Rogova eshte nje fshat i cili ka një pozicion gjeografik shumë të përshtatshëm, i cili shtrihet në anën e Hasit, përkatësisht në rajonin jugperëndimor të Kosovës. Drini i Bardhë, i cili kalon shumë afër tij, duke pasur parasysh atë si një vend tipik me karakteristika bujqësore shumë të mirë dhe të frytshëm. Rogova njihet si një territor i banuar në një periudhë të hershme, 2.500 vjet e vjetër, që e ka bërë këtë vend të lashtë, dhe tipik Ilir, ku gjurmimet arkeologjike të bëra në vitin 1972, e vërtetuan këtë. Fshati Rogovë është i kufizuar me fshatra të tjera: Romajën, Ujzin, Pnishin, Muhadrin, dhe në Anadrini, Xërxen, Krushën e Madhe dhe Celinën.
 
Hyrja e Rogovës prehet prej Drinit të Bardhë në anën e djathtë të tij dhe mu aty gjendet pazari më i madh i asaj zone. Ky pazar ndodhë ditën e Premte dhe aty shitet gjithçka prej kafshëve deri tek veturat. Rogova përshkak të madhësisë që ka, posedon infrastrukturë tipike të një qyteze dhe posedon: shkollë fillore, shkollën e mesme, Postë, Bankë, Ambulantë, etj. Qendra e fshatit është shumë e frekuentume, në dy anët e rrugëve ka kafiteri. Peisazhin e Rogovës e pasuron Pashtriku i cili mbulon gjithë prapavijën. Të gjithë banorët e këtij fshati thirren me mbiemër të fisit e jo të kabiles ose të lagjes. Thuhet se ky fshat ishte mjaft i zhvilluar e këtë e dëshmojnë mbetjet e hamamit (banjët publike), xhamisë, si dhe mbetjet e Kullës së Pogës dhe Kamzës së Urës. Në pjesën qëndrore të Rogovës gjendet xhamia e shek.XVI, e cila quhet xhamia e Hasan Pashë Jemishxhiut. Gjatë viteve të fundit kjo xhami ka pasur disa renovime të cilat janë ndërmarrë prej vetë komunitetit. Enterieri i xhamisë ka dekor tipik, karakteristikë për të janë pllaka të gurit me mbishkrime arabe, mbetje nga xhamia e shek. XVI.
 
 
 
<br />
<!-- == Gjeografia == -->
<!-- == Demografia == -->