Xhevat Korça: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
heqje e copyvio-s
vNo edit summary
Rreshti 8:
Më 1922 u caktua arsimtar në [[Shkodra|Shkodër]], kur u themelua gjimnazi shtetëror, së pashku me Anton Palucën, [[Kostaq Cipo]]n, [[Kolë Margjini|Kolë Margjinin]], Gabriel Meksin, [[Gjergj Kokoshi]]n, [[Simon Rrota|Simon Rrotën]] etj.<ref name=":0" /> Më 1923 u emërua drejtori i parë i Gjimnazit të Shkodrës.<ref name=":1" /> Asokohe botoi në shtypshkronjën ''Nikaj'' në Tiranë studimin «''Tri pyetje nga jeta e Skënderbeut''».<ref name=":0" />
 
Përkrahu Lëvizjen e qershorit, arsye për të cilën pasi kthimit të Zogut me Triumfin e Legalitetit në dhjetorin e 1924, u largua drejt Mbretërisë Jugosllave.<ref name=":1" /> U inkuadrua prej prof. Henrik Bariqit si lektor i gjuhës shqipe në kursin-seminar që albanologu mbante asokohe. Këshilli i Fakultetit të Filozofisë pranë Universitetit të Beogradit, me nismën e Prof. Bariqit, kishte aprovuar me datën 31 maj 1925 krijimin e «Seminarit për filologjinë shqipe». Kështu në vitin 1925 Xhevat Kortsha u caktua prej Bariqit si lektor me honorar për gjuhën dhe letërsinë shqipe, ndërsa gjatë vitit akademik 1927-28 ai mbajti kursin “Gjuha shqipe për fillestarë”. Fryt i këtij bashkëpunimi janë edhe dy reçensionet që Xh. Kortsha botoi tek revista e Bariqit: «Arhiv za arbansku starinu, jezik i etnologiju» në vitin 1926 (lib. III, n. 1-2), njëri i botuar serbisht i përket «Historisë së Skënderbeut» që Fan Noli kishte botuar në Boston në vitin 1921. Ndërsa tjetri i shkruar gjermanisht analizon në mënyrë kritike përkthimin gjermanisht që Gustav Weigand-i i kishte bërë në vitin 1925 në faqet e «Balkan-Arkiv»-it të tij disa pjesëve të «[[Lahuta e Malcís|Lahutës së Malcisë]]».<ref name=":0" /> Sipas baxhanakut të tij [[Sejfi Vllamasi|Sejfi Vllamasit]], Korça i kishte treguar se kishte organizuar dhe shoqëruar Alqiviadh Bebin për në [[Praga|Pragë]], ku ky i fundit qëlloi me tre plumba në kokë [[Ceno bej Kryeziu|Ceno beg Kryeziun]].<ref name=":12">{{Cite book|title=Plumba politikës|last=Dervishi|first=Kastriot|publisher=55|year=2010|isbn=978-99943-56-43-0|location=Tiranë|pages=103-105}}</ref>
 
Në Austri ku vijoi të jetonte si emigrant politik u dha pas përkthimit të dokumenteve të Arkivit të Shtetit austriak mbi historinë kombtare shqiptare. Pas atentatit që [[Aziz Çami|Azis Çami]] dhe [[Ndok Gjeloshi]] i bënë Zogut në Vjenë, Kortshën e përzunë nga Viena dhe shkoi me banim në Graz. Më pas Kortsha u detyrua të kalonte në Itali, ku vendoset në [[Rijeka|Fiume]].