Kryengritja e Shqipërisë së Mesme: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Udha (diskuto | kontribute)
Udha (diskuto | kontribute)
No edit summary
Rreshti 37:
 
=== Faza e dytë ===
Më 2 tetor u kthye në Shqipëri [[Esat Pashë Toptani]].<ref>{{Harvnb|Akademia|2007|p=68}}</ref> Më parë, kishte firmosur një marrëveshje me kryeministrin serb [[Nikolla Pashiç]] me të cilën i premtonte Serbisë ankesimin e Shqipërisë Veriore dhe Lindore, si shpërblim Serbia e ndihmoi me mercenarë dhe me të holla. Në Durrës Esat Pasha shpalli veten kryetar të Qeverisë së Shqipërisë së Mesme. Me anë të grupimeve proturke të kryengritjes e zgjeroi pushtetin në Shqipërinë e Mesme. Ai u premtoi kryengritësve se do t'i shpronësonte bejlerët. Pas hyrjes së Perandorisë Osmane në luftë në anën e fuqive të Boshtit, marrëdhëniet e Esat Pashës me rebelët u përkeqësuan. Esati i cili ishte i lidhur me fuqitë e Antantës ndërmori veprime kundër rebelëve proturq kurse këta filluan ta luftonin Esat Pashën si tradhtar të otomanizmit dhe pronar të madh tokash.<ref>{{Harvnb|Akademia|2007|p=68}}</ref>
 
Në nëntor 1914 rebelët dogjën shtëpinë e Esat Pashës në Laprakë dhe hynë në Tiranë ku [[Haxhi Qamili]] dogji shtëpitë e bejlerëve dhe agallarëve patriotë. Esat Pasha i cili kishte mbetur i rrethuar në Durrës, mobilizoi me ndihmën e fuqive të huaja rreth 6000 mercenarë për të sulmuar Tiranën, por me të marrë vesh këtë Haxhi Qamili mobilizoi rreth 2000 fshatarë luftëtarë dhe sulmoi ushtrinë e Esatit në fshatin Zezë afër Krujës duke e shpartalluar. Esati u kthye prapë në Durrës. <ref>{{Harvnb|Akademia|2007|p=68-69}}</ref>
 
Më 9 maj 1915 në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të rebelëve, u zgjodh kryetar [[Musa Qazimi]], kurse më 13 maj Haxhi Qamili, i njohur si person me çrregullime mendore,<ref name="Flloqi">{{cite web |last1=Flloqi |first1=Thanas |title=Si u var Haxhi Qamili? |url=http://opinion.al/si-u-var-haxhi-qamili/ |website=opinion.al |accessdate=2 January 2019}}</ref> u zgjodh Komandant i Përgjithshëm. Pas kësaj Qamili nuk pyeste më askënd për veprimet e tij. Persekutonte patriotët dhe u digjte shtëpitë, prandaj filluan ta quanin Haxhi Zjarrmi. Ai shante poshtëronte, arrestonte, burgoste dhe vriste pa gjyq kundërshtarët.<ref>{{Harvnb|Akademia|2007|p=71}}</ref>
 
==Referencat==