[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Rreshti 23:
I ndihmuar në kohën e emigracionit antizogist si anëtar i ''[[KONARE|Konare]]''-s,<ref>{{Harvnb|Vllamasi|2012|page=420}}.</ref> më pas u bë anëtar aktiv i [[Komintern|''Kominternit'']], ku si i tillë pati korrespodencë të madhe me nofkën ''Emoraj''. Letërkëmbimi i tij ruhet në fondin "Albania: Collection nr. 495, Inventory nr. 188".<ref>Ky fond gjendet në arkivat e Kominternit, që ruhen në Moskë, të cilat u numerizuan në vitin 2004, në një proces të gjatë bashkëpunimi midis Këshillit Ndërkombëtar të Arkivave, Arkivave Federale të Zvicrës dhe Arkivave Shtetërore të Rusisë. Në këtë proces prof.dr.[[Shaban Sinani]] bashkëpunoi me ''dr. Stephen Schwartz'' dhe ''dr. Bernhart Bayerlyen'', për transliterimin dhe saktësimin e listës së plotë të personaliteteve shqiptare. Arkivat e Kominternit njihen me shkurtesën INCOMKA dhe lista e fondeve personale mund të gjendet me një kërkim të lirë në multimedia.</ref>
 
Pas kapitullimit të Italisë, këmbëngulja e tij për krijimin e Shqipërisë etnike me çfarëdo mjeti i bëri përshtypje edhe të plotfuqishmit të Gjermanisë naziste në Ballkan [[Hermann Neubacher|Neubacher]].<ref name=":kd" /><ref>"''Bedri Pejani, në cilësi të kryetarit të [[Lidhjes se Dytë te Prizrenit|Lidhjes së Dytë Nacionale të Prizrenit]], i ka dërguar shkresë Führer-it, në të cilën, mes të tjerash, lutet të bëhet e mundur armatosja e 150 mijë vullnetarëve, përmes të cilëve ai synon të mposhtë serbët e malazezët''" - telegram i Neubacher (rezervat) nr. 864, datë 5 maj 1944; botuar shqip në "''Dokumente të institucioneve gjermane për historinë shqiptare 1941-1944''", Prishtinë 1998, f. 233-234.</ref> Sikurse ishte në stilin e propagandës , ''Reich''-ut iu premtua se divizioni do të mund të mobilizonte 120 mijë deri 150 mijë vullnetarë. Por vetë autoritetet naziste nuk e besonin këtë fantazi. Në një telegram të datës 5 maj 1944 të [[Hermann Neubacher|H. Neubacher]]-it drejtuar konsullatës së përgjithshme në [[Tirana|Tiranë]]<ref>"''Dokumente të institucioneve gjermane për historinë shqiptare''", Prishtinë 1998, f. 233. Shih M. Shatri, "''Kosova në Luftën e Dytë Botërore''", Prishtinë 1997, f. 195.</ref>, Bedri Pejani, premtues i kësaj shkalle rreshtimi, cilësohet si "''njeri jonormal''". Këto shifra ishin demografikisht të pamundura.<ref>[[Shaban Sinani]]: Hebrenjtë në Shqipëri - Prania dhe shpëtimi, "Naimi" Tiranë 2009, f. 274 e në vijim.</ref>
 
Sipas [[Petro Marko|Petro Markos]], ''Babushi -'' siç e quanin me përkëdheli - i kishte shprehur dhe më pas përmes një promemorieje 13 faqëshe se cilat do të ishin pasojat e kahjes politike që kishte marrë Fronti Nacional-çlirimtar.<ref>Petro Marko: Retë dhe gurët pjesa II fq. 444, Tiranë v. 2000, "Omsca".</ref>