Kryengritja e Shqipërisë së Mesme: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Udha (diskuto | kontribute)
Udha (diskuto | kontribute)
+++
Rreshti 30:
Kryengritja shpërtheu në maj 1914.<ref>{{Harvnb|Akademia|2007|p=64}}</ref> Krerët proturq të rebelëve bashkë me emisarët osmanë me të cilët bashkëpunonin u përpoqën të nxisnin paragjykime fetare ndaj Princ Vidit dhe t'i jepnin luftës kundër tij dhe shtetit shqiptar karakterin e një lufte për mbrotjen e Islamit.<ref>{{Harvnb|Akademia|2007|p=67}}</ref>
 
Më 17 maj [[Shijaku]] dhe [[Tirana]] u rrethuan nga rebelët, kurse një ditë më vonë u rrethua Durrësi. Dyshimi për organizimin e rebelimit ra mbi Esat Pashë Toptanin për shkak të thashethemeve që u përhapën dhe për shkak të kaluarës së tij me vepra dinakeintriga, prandaj më 19 maj ai u arrestua. Po atë ditë rebelët morën Shijakun.<ref>{{Harvnb|Akademia|2007|p=64-65}}</ref> Kaosi u shtua pas dëbimit të Esad Pashës.<ref>{{cite book | last = Vickers | first = Miranda | title = The Albanians: a modern history |publisher= I.B.Tauris|year=1999|page=85|isbn= 978-1-86064-541-9 |url=https://books.google.com/books?id=IzI0uOZ2j6gC}}</ref> Pas marrjes së Tiranës dhe Shijakut në fund të majit, rebelimi u zgjerua edhe më shumë. Në fillim të qershorit morën Krujën dhe Kavajën. Më 15 qershor sulmuan Durrësin i cili u mbrojt me sukses dhe ne sakrificatë mëdha nga forcat qeveritare të kryesuara nga Gjon Markagjoni, malësorët e Isa Boletinit dhe vullnetarët durrësakë të kryesuar nga Luigj Gurakuqi. Më 17 qershor rebelët sulmuan prapë Durrësin por prapë dështuan ta merrnin. Atë ditë ra Lushnja. Më 21 qershor ra Elbasani. Më pas ranë Fieri dhe Berati.<ref>{{Harvnb|Akademia|2007|p=67}}</ref>
 
Duke përfituar nga gjendja e vështirë në të cilën ndodhej vendi për shkak të rebelimit në Shqipërinë e Mesme, forcat vorio-epirote sulmuan dhe pushtuan Kolonjën, Korçën dhe Tepelenën.<ref>{{Harvnb|Akademia|2007|p=63}}</ref>
Rreshti 40:
 
Në nëntor 1914 rebelët dogjën shtëpinë e Esat Pashës në Laprakë dhe hynë në Tiranë ku [[Haxhi Qamili]] dogji shtëpitë e bejlerëve dhe agallarëve patriotë. Esat Pasha i cili kishte mbetur i rrethuar në Durrës, mobilizoi me ndihmën e fuqive të huaja rreth 6000 mercenarë për të sulmuar Tiranën, por me të marrë vesh këtë Haxhi Qamili mobilizoi rreth 2000 fshatarë luftëtarë dhe sulmoi ushtrinë e Esatit në fshatin Zezë afër Krujës duke e shpartalluar. Esati u kthye prapë në Durrës.<ref>{{Harvnb|Akademia|2007|p=68-69}}</ref>
 
Në fillim të vitit 1915, Stambolli i cili tashmë kishte pranuar që Shqipëria të mbetej nën ndikimin e aleatit të saj austro-hungarez, u dërgoi rebelëve udhëzime që të orientonin politikën e tyre drejt Austro-Hungarisë dhe jo drejt bashkimit me Turqinë. Kjo kthesë shkaktoi përçarje në mesin e udhëheqësve të rebelimit. Njëri krah për shkak të orientimit të ri hoqi dorë nga parullat për bashkim me Turqinë, kurse krahu i proturqve fanatikë ku bënin pjesë Haxhi Qamili dhe Man Picari, vazhduan t'i konsideronin parullat proturke si programin kryesor të kryengritjes.<ref>{{Harvnb|Akademia|2007|p=69}}</ref>
 
Më 9 maj 1915 në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të rebelëve, u zgjodh kryetar [[Musa Qazimi]], kurse më 13 maj Haxhi Qamili, i njohur si person me çrregullime mendore,<ref name="Flloqi">{{cite web |last1=Flloqi |first1=Thanas |title=Si u var Haxhi Qamili? |url=http://opinion.al/si-u-var-haxhi-qamili/ |website=opinion.al |accessdate=2 January 2019}}</ref> u zgjodh Komandant i Përgjithshëm. Pas kësaj Qamili nuk pyeste më askënd për veprimet e tij. Persekutonte patriotët dhe u digjte shtëpitë, prandaj filluan ta quanin Haxhi Zjarrmi. Ai shante poshtëronte, arrestonte, burgoste dhe vriste pa gjyq kundërshtarët.<ref>{{Harvnb|Akademia|2007|p=71}}</ref>
Line 47 ⟶ 49:
 
Në listën e të arrestuarve dhe të burgosurve në [[Berat]], në periudhën janar-shkurt 1915, ishin vetëm bejlerët që përkrahnin pavarësinë e Shqipërisë. Edhe në [[Elbasan]] ishin burgosur e internuar bejlerët e tillë, krahas atdhetarëve me prejardhje të ndryshme shoqërore.<ref>{{Harvnb|Akademia|2007|p=71}}</ref> Për udhëheqësin e rebelimit, Haxhi Qamilin, bejlerët që donin pavarësinë e Shqipërisë ishin "spiunë të kaurrëve", ata që donin Turqinë ishin të mirë.<ref name="Flloqi"/>
 
Në fazën e dytë të kryengritjes (tetor 1914-qershor 1915), krerët e rebelimit vranë atdhetarët e njohur, si [[Ismail Klosi]], Hajredin Fratari, Baki Gjebrea, Hysen Gjirokastra etj.<ref>{{Harvnb|Akademia|2007|p=71}}</ref>
 
==Referencat==