Mekami: melodi turke: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Udha (diskuto | kontribute)
→‎Kritika: Pjesa e parë nuk është jorelevante në këtë artikull, pjesa e dytë e pareferencuar.
Udha (diskuto | kontribute)
Rreshti 15:
 
== Kritika ==
“Mekami” rrëfen duke u pranvënë dy realitete në një distancë të largët kohore, ai i afërti i viteve `60-`70 të shek. XX, dhe një tjetër i shekullit XV. Sipas artikullit studjueses Maçi, është një nga ballafaqimet më të ashpra të Kasëm Trebeshinës me vetveten, me njeriun dhe me historinë shqiptare<ref>Maçi E., ''Trebeshina si romancier,'' Tiranë: Global Challenge, Nr. 11, 2014. fq. 70-77.</ref>.
 
Sipas përkthyesit të autorit në italisht, dr. Edmond Çali, Mekami është romani i vetëm i letërsisë bashkëkohore shqiptare që trajton pozitivisht pushtimin osman dhe në mënyrë negative figurën e Skënderbeut. Sipas tij, nëse prej këndvështrimit letrar vepra përbën një mospajtim me letërsinë zyrtare socrealiste, që gjente tek shek. XV shembullin për [[Republika Popullore e Shqipërisë|Shqipërinë Socialiste]], prej këndvështrimit historik libri shpreh një ide shumë personale të autorit<ref>{{It}} Çali E., ''Il dissenso in Albania durante il periodo comunista,'' Besa-Fede, mars 2010.</ref>.
 
Sipas [[Ismail Kadare|Kadaresë]], botimi i këtij romani në Kosovë e kohës së sundimit serb është bërë nën rrethana të dyshimta. Vepra shënon fillimin e fushatës kundër [[Skënderbeu|Skënderbeut]] që shpërtheu pas rënies së komunizmit. Skënderbeu trajtohet si hajdut kuajsh dhe agjent i Italisë.<ref>{{cite book|title=Mosmarrëveshja : Shqipëria përballë vetvetes.|last1=Kadare|first1=Ismail|date=2012|publisher=Onufri|isbn=978-9928-186-54-6|edition=3|location=Tiranë|page=264|language=shqip}}</ref> Shqiptarët përgjatë veprës paraqiten si frikacakë që ua ofrojnë gratë dhe vajzat e tyre turqve për t'ua prishur mendjen. Kadare konkludon se e vetmja disidencë e Kasëm Trebeshinës ka qenë kundër Skënderbeut.<ref>{{cite book|title=Mosmarrëveshja : Shqipëria përballë vetvetes.|last1=Kadare|first1=Ismail|date=2012|publisher=Onufri|isbn=978-9928-186-54-6|edition=3|location=Tiranë|page=289|language=shqip}}</ref>
 
Ndërsa [[Nuhi Ismajli]] e sulmoi romanin, pasi sipas tij, Trebeshina i paraqet shqiptarët si "''të egër, barbarë, mizorë, kriminelë, spiunë (spiunë të dyfishtë) , armiqësorë, jotolerantë, anarkistë, të pashpirtë, injorantë, mburravecë, maskarenj, të pacivilizuar, të pangritur, të prapambetur, pa identitet, të pasinqertë, të pabesë, tradhtarë, gënjeshtarë, mashtrues, të pandershëm, të pamoralshëm, gojështhurur, të ngathët (si luftëtarë), frikacakë etj.''" Nuhi vë në dukje se Skënderbeu në roman dallonte prej shqiptarëve të tjerë vetëm në faktin që nuk ishte frikacak. Mirëpo prapseprapë Skënderbeu gjithmonë mundej nga turqit, madje edhe prej luftëtarëve më të thjeshtë turq.<ref name="Ismajli2">{{cito uebin|author1=Nuhi Ismajli|title=Skënderbeu sipas pikëpamjeve antishqiptare|url=http://www.trepca.net/2005/12/051211_ni_skenderbeu_sipas_pikpamjeve_antishqiptare.htm|website=trepça.net|accessdate=9 November 2017|date=dhjetor 2005}}</ref>
 
Më tej, romani "Mekami" ka marrë krahasime me librin [[Mein Kampf]] të [[Adolf Hitleri|Adolf Hitlerit]] dhe "Veprat" e Enver Hoxhës nga profesori i filozofisë në Romë, Ardian Ndreca.<ref>{{cito uebin|last1=Ndreca|first1=Ardian|title=Kryeministri me gjak turk ndër vena|url=http://www.mapo.al/2012/04/kryeministri-me-gjak-turk-nder-vena/comment-page-7|website=Gazeta MAPO|accessdate=9 nëntor 2017|date=7 prill 2012}}</ref> Sipas studiueses Alda Bardhyli, thelbi i letërsisë duhet të jetë humanizmi kurse ky libër bën të kundërtën, nxit urrejtjen mes popullit turk dhe shqiptar, i paraqet shqiptarët me cilësitë më negative që mund t'i ketë një komb.<ref>{{cite web|title=Alda Bardhyli hedh në “kosh” Kasem Trebeshinën|last1=Bardhyli|first1=Alda|date=2018|publisher=Onufri|url=http://gazeta-shqip.com/lajme/2018/10/05/alda-bardhyli-hedh-ne-kosh-kasem-trebeshinen/}}</ref>
 
Sipas artikullit studjueses Maçi, është një nga ballafaqimet më të ashpra të Kasëm Trebeshinës me vetveten, me njeriun dhe me historinë shqiptare<ref>Maçi E., ''Trebeshina si romancier,'' Tiranë: Global Challenge, Nr. 11, 2014. fq. 70-77.</ref>. Sipas përkthyesit të autorit në italisht, dr. Edmond Çali, Mekami është romani i vetëm i letërsisë bashkëkohore shqiptare që trajton pozitivisht pushtimin osman dhe në mënyrë negative figurën e Skënderbeut. Sipas tij, nëse prej këndvështrimit letrar vepra përbën një mospajtim me letërsinë zyrtare socrealiste, që gjente tek shek. XV shembullin për [[Republika Popullore e Shqipërisë|Shqipërinë Socialiste]], prej këndvështrimit historik libri shpreh një ide shumë personale të autorit<ref>{{It}} Çali E., ''Il dissenso in Albania durante il periodo comunista,'' Besa-Fede, mars 2010.</ref>.
 
Ndërkaq, botuesi i Trebeshinës pretendon se për shkak të botimit të "Mekamit" shkrimtari Ismail Kadare e ka etiketuar "tradhtar", gjë që sipas tij nuk e kishte pritur nga ai, mirëpo shprehet se nuk është penduar që e ka botuar Trebeshinën përkundër telasheve që i ka shkaktuar.<ref>{{cito uebin|last1=Zeneli|first1=Abdullah|title=“BUZUKU”-n NUK E KRIJOVA PËR VETE|url=http://www.xlpress.tv/buzuku-n-nuk-e-krijova-pr-vete/|website=XL Press|publisher=Epoka e Re|accessdate=9 November 2017|date=22 December 2014|quote=Botimi i disidencës letrare shqiptare bëri që të hapej kutia e Pandorës. Në këtë kuadër, problemi me Trebeshinën edhe sot vazhdon, por nuk pendohem se më ka shkaktuar jo pak telashe. Nuk e prisja këtë nga Ismail Kadare, e them pa ekuivok. “Mekami” i Trebeshinës qe shkaku të më etiketonte edhe si tradhtar.}}</ref>