Mbreti Zogu I: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
→‎Politike: e rendesishme
Rreshti 79:
 
==== Kosova ====
Pasi Komiteti i Çlirimit të Kosovës doli nga Komiteti i Çlirimit Nacional më 1930, krerët e KÇK-së kthehen në atdhe dhe Zogu kërkoi të zgjedhë rrugën e marrëveshjes me ta. Nëpërmjet njerëzve të tij të besuar, si [[Salih Vuçitërni]] dhe Dom [[Gjon Bisaku]], Zogu e futi çështjen e Kosovës në tabanin kombëtar, përkrahu përkujtesën "Gjendja e pakicës shqiptare në Jugosllavi" që klerikët katolikë Bisaku, Dom Shtjefën Kurti dhe Luigj Gashi ua nisën sekretarit të Lidhjes së Kombeve në Gjenevë, Erik Drymund. Zogu përkrahu gjithashtu të përkohshmen ''Kosova'' me redaktor [[Gjergj Bubani|Gjergj Bubanin]], e që shtypej në Rumani, e që shërbente thuajse si organi zyrtar i Komitetit të Kosovës.<ref>{{Cite book|title=Lëvizja komuniste në vitet 1924-1944 dhe formimi i PKSH-së|last=Dervishi|first=Kastriot|publisher=55|year=2016|isbn=978-98289928-106-38-4|location=Tiranë|pages=62-63}}</ref>[[Skeda:Monument of Zog I of Albania in Burrel 01.jpg|parapamje|djathtas|Monumenti i Mbretit Zog në Burrel - foto nga dhjetori i vitit 2017.]]
=== Atentatet ===
Më [[23 shkurt]] [[1924]] për shkak se Zogu me anë të një koalicioni me independentistët siguroi një shumicë të re, iu organizua një atentat brenda Kuvendit Kushtetues. Zogu plagoset gjatë hyrjes së tij në parlament nga [[Beqir Valteri]] me [[24 shkurt]]. Tek po hynte në derë, Valteri qëlloi tri herë e Zogu mori dy plumba kalimthi, njëri në kofshë dhe tjetri në baqth. Plagët iu lidhën përkohësisht nga dr. [[Simon Simonidhi|Simonidhi]].