Gjergj Bubani: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
vNo edit summary
Rreshti 2:
 
== Biografia ==
Ndoqi [[Liceu Kombëtar i Korçës|Liceun frëng]] në [[Korça|Korçë]] dhe më pas vazhdoi shkollën e lartë në [[Athina|Athinë]] ku studjoi për [[Kimia|Kimi]]. Pas studimeve u vendos në [[Rumania|Rumani]],<ref name=":1" /> ku punoi për të përjavshmen kombëtare shqiptare "Shqipërí e re", botuar prej studjuesit [[Ilo Mitkë Qafëzëzi|Ilo Mitkë Qafëzezit]]. Në janar të 1922 nxorri një periodik me titullin ''Dodona'', ndërsa në mars 1926 revistën ''Zëri shqipëtar'' që pati jetë të shkurtër. Punoi edhe si sekretar i konsullatës shqiptare në Konstancë e Sofje.<ref name=":0" /> Në vitet 1932-1933 qe redaktor i të përkohshmes ''Kosova'' që doli për 32 numra në Kostancë dhe ishte thuajsi organi i Komitetit të Kosovës, i përkrahur nga [[Mbreti Zogu I]].<ref>{{Cite book|title=Lëvizja komuniste në vitet 1924-1944 dhe formimi i PKSH-së|last=Dervishi|first=Kastriot|publisher=55|year=2016|isbn=978-9928-106-38-4|location=Tiranë|pages=62-63}}</ref>
 
Në Shqipëri u kthye më 1944, ku u arrestua më 13 nëntor. U dënua si "kriminel lufte" nga [[Gjyqi Special, 1945|Gjyqi Special]] si shumë intelektual të tjerë pa mandat arresti. Në aktakuzën e formuluar më 12 shkurt 1945 ai u akuzua "Se është bërë vegël e propagandës armike si agjitator, propagandist dhe publicist me anë të radios dhe fletoreve. Ka shkruar artikuj për okupatorin dhe kondra luftës së popullit si Drejtor i Radioemisionit, Drejtor i Radios dhe redaktor i gazetës "Bashkimi i Kombit". Ndonëse nuk e pranoi akuzën dhe megjithëse tre dëshmitarë dëshmuan se Bubanin e njihnin si simpatizant të lëvizjes qysh në fillimet e saj, ai u dënua me pesëmbëdhjetë vjet heqje lirie, konfiskim të pasurisë së luajtshme e të paluajtshme dhe humbjen e të drejtave civile e politike.