[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
meqe Perendia vetem nga Imperatore, Zoti ka etimologji shqipe
Etiketa: Ridrejtim i ri
U kthye versioni 1877184 i bërë nga Lludha (diskutimet): ridrejtim pa konsensus; fjala është shqipe
Etiketat: Hoqi ridrejtimin Undo
Rreshti 1:
#RIDREJTO [[{{Bashkoji|Zoti]]|}}
<br />
[[Skeda:God2-Sistine Chapel.png|thumb|300px|[[Krijimi i Adamit]] nga [[Michelangelo Buonarroti|Mikelangjelo]]. [[Afresku|Afresk]] nga [[Kapela Sistine]] ([[1511]]); një nga veprat artistike më të njohura të botës.]]
'''Perëndia''' në [[Feja|fetë]] dhe [[Filozofia|filozofitë]] [[Monoteizmi|monoteiste]], është qenia [[Hyji|hyjnore]], e [[Përsosmëria|përsosur]], më e lartë, e [[Amshimi|amshuar]], e [[Pafundësia|pakufishme]], e [[Gjithëdituria|gjithëdijshme]], e [[Gjithëfuqia|gjithëfuqishme]], dhe e [[Gjithëprania|gjithëpranishme]], krijuesi dhe drejtuesi i [[Gjithësia|gjithësisë]]. Përkufizimet mbi Perëndinë mund të ndryshojnë në vende e popuj të ndryshëm.
Perëndia përshkruhet nga [[Teologjia|teologët]] si një qenie [[Personi|personale]], patrup, burimi i detyrimeve [[Morali|morale]], dhe më e madhe që mund të përfytyrohet.
 
Në [[Filozofia|filozofi]] janë zhvilluar shumë argumente që janë për dhe kundra [[Ekzistenca e Perëndisë|ekzistencës së Perëndisë]].
 
== Emrat e Perëndisë ndër fe të ndryshme ==
Në gjuhën shqipe emri "Perëndia" është i përveçëm dhe i përket gjinisë femërore, kurse emri "Hyji" i përket gjinisë mashkullore (në shumë gjuhë të tjera "''Perëndia''" i përket gjinisë mashkullore, si p.sh. në gjuhën latine ''Deus'', në gjuhën angleze: ''God''; gjuhën franceze: ''Dieu''; gjuhën gjermane: ''Gott''; gjuhën greke: ''Theos''; gjuhën italiane: ''Dio'', gjuhën ruse: ''Bog'' etj.) por sipas teologëve ''Perëndia'' nuk është qenie trupore që ka trajtë apo [[Gjinia|gjini]]. Megjithëkëtë Perëndia paraqitet shpesh në [[Arti|arte]] si një burrë plak, i thinjur me mjekër.
 
Perëndia njihet në tradita të ndryshme fetare me emra të ndryshëm:
 
* Në fenë e krishterë Perëndia njihet me emrin "'''Abba'''", që në [[Gjuha aramaike|gjuhën aramaike]] dhe [[Gjuha hebraike|hebraike]] do të përkthehej "baba, atë", si nënkuptim i termit "Ati Perëndi".
* [[Allahu|Allah]] është emri i Perëndisë në gjuhën arabe, i cili përdoret nga myslimanët dhe po ashtu nga arabët jo-myslimanë. Rrënja "''ilah''" në [[gjuhët semitike]] veriore [[El]] (hebraisht "El" ose më saktë "''Eloha''", aramaisht "''Eloi''") është fjala lindëse për një perëndi (çdo hyjni), emri Allah përmban nyjën e shquar "''Al''", që i jep fjalë për fjalë kuptimin emrit "[[Allahu|Allah]]" - "Perëndia". Në gjuhën shqipe, ndër myslimanët shqiptarë, Allahu nënkupton Perëndinë. Një traditë islamike pohon se Allahu ka 99 emra, apo veti, ndërsa të tjerë thonë se të gjithë emrat e mirë i përkasin Allahut. Ngjashmërisht, në gjuhën aramaike, që besohet të jetë folur nga [[Jezusi]], fjala "''Alaha''" përdorej për të treguar Perëndinë.
* [[JHVH]] - Jahveh (hebraisht:'Jud-Haj-Vav-Haj', יהוה) janë disa nga emrat e përdorur për Perëndinë në përkthimet e ndryshme të Biblës (të gjitha e përkthejnë njëlloj me shkurtimin e katër shkronjave - JHVH). Katërshkronjëshi është emri me të cilin Perëndia iu bë i njohur [[Moisiu]]t (në Bibël), kur ky e pyeti për emrin dhe Perëndia iu përgjigj emri im është: "Unë Jam Ai që Jam". (''Tekstualisht, «Kur të të pyesin kush të dërgoi, thuaju "Unë Jam Ai që Jam" më ka dërguar»''.)
* [[Elohim]], "Perëndi" (me prapashtesën -''im'', që e kthen fjalën në shumës), përdoret nganjëherë me kuptimin "perënditë" ose më mirë gjykatësit e vdekatarëve.
* [[Trinia|Trinia e Shenjtë]] (një Perëndi në tri veta, Ati Perëndia, Perëndia Biri ([[Jezusi]], [[Krishti]]), dhe Perëndia [[Shpirti i Shenjtë]]) emërtim që tregon Perëndinë pothuajse në të gjithë krishterimin. Të krishterët arabë përdorin shpesh gjithashtu fjalën arabe "Allah" për të treguar Perëndinë.
 
== Çështja e ekzistencës së Perëndisë ==
Janë parashtruar si edhe hedhur poshtë shumë argumente për dhe kundër çështjes së ekzistencës së Perëndisë nga filozofë, teologë dhe mendimtarë të ndryshëm. Në terminolologjinë [[Filozofia|filozofike]], argumente të tilla lidhen me shkollat e mendimit mbi [[epistemologjia|epistimologjinë]] e [[Ontologjia|ontologjisë]] së Perëndisë.
 
Ka shumë tema filozofike që kanë të bëjnë me ekzistencën e Perëndisë. Disa përkufizime mbi Perëndinë janë aq të pacilësuara saqë ''diçka'' mund të ekzistojë që plotëson këto përkufizime, ndërsa përkufizime të tjera janë dukshëm vetëkundërshtuese.
 
== Pikëpamja shkencore ==
Pikepamjet shkencore mbi Zotin ndërlidhen me çështjen e krijimit dhe persosmërinë e këtij krijimi. Kjo po ashtu varet tepër edhe nga zbulimet astronomike qe jane bërë deri më tani ku sundon teoria e BigBengut apo Shpërthimi i Madh ku para rreth 17 miliard vite me parë gjoja ka ndodhur një shpërthim i madh me crast kemi fillimin e gjithësisë, por jo vetëm, me këtë shpërthim nënkuptohet zgjerimi i vetë hapësirës në të cilën qendron ky univers e jo thjesht materia që preket e shihet. Ky zbulim rrjedh nga zbulimi i shkencëtarit Edvin Huble i cili me teleskopin e tij zbuloi që yjet largohen prej nesh dhe njëri-tjetrit që nënkupton se dikur kanë qënë të bashkuar. Këtij zbulimi më vonë i pasprin dhe e përforcojnë zbulimet e tjera shkencore mbi shpërndarjen e radioaktivitetit në hapësirë.
 
==Historia e monoteizmit==
=== Monoteizmi dhe [[panteizmi]] ===
Dallimi mes monoteizmit dhe panteizmit është një dallim për atë se kush është Zoti. Monoteizmi paraqet besimin dhe njësimin (ar. Tawheed - التوحيد) i cili në vetë paraqet esencialisht natyrën unike të Zotit për sa i perket Krijimit dhe Zotërimit të Tij. Në Islam ky koncept është absolut duke mos u kufizuar vetëm në ato dy elemente të sipërpëmendura. Monoteizmi tek fetë abrahamike është i njejtë për sa i përket asaj që përmendem, mirëpo kulmi dhe persosmëria e tij gjendet ne Islam de facto. Duke u nisur nga teologu i njohur musliman Ibn Tejmijeh dhe nxënësi i tij Ibn Kajjimi, teoretikisht monoteizmin apo thënë ndryshe Teuhidin e kanë ndarë në dy lloje duke u bazuar në burimet e doktrinës Islamike (Kur'anin si librin hyjnor dhe fjalë e Zotit si dhe mbi traditën Profetike te Profetit të fundit (Muhamedit a.s. - Sunnah السنة).
1)nLloji i pare i Teuhidit ose monoteizmit paraqet Besimin dhe njesimin në Supremitetin, njeshmërinë dhe përsosmërinë e Zotit sa i perket asaj se Ai është Krijuesi, Sunduesi, Mbykëqyrësi dhe Zoteruesi i mbarë krijesave. Ai është i pashembullt dhe nuk i ngjan asnjë krijese në çdo cilësi dhe tipar të Tij absolut që i takon. Kështu p.sh. Zoti është i Plotfuqishmi (ar. El-Kawij - القوي); në kete rast Ai është i plotë në këtë emër, i cili ngerthen cilësinë e Tij absolute në fuqi dhe i pashembullt po ashtu në po këtë cilësi. Kështu njejtë në Diturinë, Urtësinë, Bukurinë, Madhështinë, Durimin, Krijimin, Fisnikërinë etj. Po ashtu vlen te cektet që Zoti ka cilësi dhe emra me nje numër te madh qe vetëm Ai e di, mirëpo ne gjuhën arabe jane 99 emra që ceken, por kjo nuk do të thotë që janë vetëm ato e nuk ka të tjera duke u bazuar ne hadithet e thëniet profetike të Profetit Muhamed a.s.
2) Lloji i dytë i Teuhidit/Monoteizmit quhet Teuhidi i uluhijetit, ilahijetit apo ubudijetit (teuhid i adhurimit, hyjnizimit apo robërimit/nënshtrimit - التوحيد العبودية). Ky lloj teuhidi lidhet drejtpërsedrejti me krijesat, të cilat janë të nënshtruara kozmologjikisht Zotit (gjegjësisht ligjeve të Zotit në natyrë) dhe duhet t'i nënshtrohen Atij sheriatikisht apo ligjërisht urdhrave e parimeve morale, të cilat Zoti i urdhëron përmes profetëve e të dërguarve me argumentet përkatëse. Ky lloji i fundit i nënshtrimit vlen vetëm për njerëzit dhe xhindet, të cilët janë të lirë në zgjedhje dhe që kanë arsye e intelekt për të dalluar të mirën nga e keqja. Në Islam ky lloj i teuhidit paraqet thelbin dhe qellimin e krijimit të mbarë njerëzve dhe xhindeve me crast në fund do të shpërblehen ose do te dënohen varësisht nga shkalla e tyre e nënshtrimit ndaj Zotit. Nuk duhet anashkaluar fakti i asaj se parimi i lehtësisë në Islam ndërlidhet me subjektin përkatës, kështu që asnjëri nuk obligohet përtej mundësive të tij në veprime e kërkuara si adhurimet dhe ritet fetare si namazi, agjërimi i ramazanit, pelegrinazhi në haxh, dhënia e zekatit etj. Nënshtrimi ndaj Zotit nuk përkufizohet vetëm në këto që përmendem, por këto ishin shtyllat kryesore të Islamit për atë se cfarë jemi të obliguar e cfarë jo. Lloj i nënshtrimit është edhe respektimi i urdhrave morale si respektimi i prindërve, i farefisit, mysafirit, bamirësia ndaj të varfërve, jetimëve, te ngratëve, vizita e te sëmurit, përgjigja e ftesës, kërkimi i diturisë, madje edhe vetë buzëqeshja ndaj vëllaut, mirëmbajtja e ambientit, pastërtia trupore, dashuria ndaj Zotit mbi dashurinë ndaj cdokujt, shpresa ndaj Zotit mbi cdokënd, frikërespektim ndaj Zotit, morali i brendshem si pastërtia shpirtërore nga zilia, smira, t'u duash të tjerëve atë që do për vete, përmbajtja nga inati etj.
 
E kundërta e monoteizmit në Islam është politeizmi ose shirku (الشرك). Duke mos e zgjatur shirk paraqet të shoqërosh dicka si për shembull shoqërimi i Zotit në cilëitë e Tij duke thënë që ka dy krijues, apo ka dy zotërues, apo është dikush i fuqishëm si Zoti ose me tepër, ose ta duash dikë më shumë ose ashtu siç më do Zotin, ose të betohesh në dikë tjetër përveç Zotit ose bashkë me të, ose të thuash: Nëse dëshiron Zoti dhe filani... d.m.th gjithçka që duhet njësuar Zotit nëse nuk e bën atë, atëherë vetëm se kem rënë në shirk (politeizëm). Politeizmi në Islam është mëkati më i madh dhe padrejtësia më e madhe që bëhet. Megjithatë ai është dy llojesh. Lloji i parë të nxjerrë prej fesë ndërsa i dyti jo.
 
Panteizmi paraqet një filozofi ku vetë natyrën e paraqet si Zot apo Zoti është i shkrirë në natyrë. Kjo gjë shkencërisht dhe logjikisht është diçka e gabuar ngase vetë natyra është e krijuar dhe diçka e krijuar është e përkohshme, ndërsa ajo qe është e përkohshme nuk mund të jetë Zot. Zoti është Ai i Përhershmi, i cili nuk është i krijuar. Natyra që ne shohim u shfaq para miliarda viteve, mirëpo ajo që vlen të përmendet është se nuk mund të dalë prej hapësirës dhe kohës si dy elemente më të përgjithshme prej krijesave.
 
== Shiko edhe ==
* [[Ateizmi]]
* [[Mitologjia]]
* [[Monoteizmi]]
* [[Politeizmi]]
* [[Teologjia]]
 
== Lidhje të jashtme ==
* {{sq}} [http://pergjigje.org/perendia/ Kush është Perëndia?]
 
[[Kategoria:Hyjnitë]]