Mbreti Zogu I: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Rreshti 74:
 
=== Politike ===
Xhandarmëria me të cilën kishte lidhje personale u bë pikënisje e forcimit të pushtetit të Zogut. Ai shtoi radhët e saj me anë të miqve të vet. Pati suksese në vendosjen e rendit publik dhe në organizimin brenda disa javëve të administratës shtetërore në gjithë vendin.{{sfn|Frashëri|2014|p=39}} Me një politikë të brendshme të karakterizuar nga intrigat politike dhe konfliktit të interesave të grupeve të ndryshme klasore, fetare e krahinore dhe me njerëzit ndërdyshës me çdo lloj pushteti të centralizuar, politika autoritare e Zogut (1925-1939) solli njëfarë stabiliteti, duke konsoliduar aparatin shtetëror dhe luajtur rol të rëndësishëm në formësimin e ndërgjegjes kombëtare shqiptare.<ref>{{Cite book|title=Strategies of Symbolic Nation-building in South Eastern Europe|last=Kolstø|first=Pål Kolstø|publisher=Routledge|year=2016|isbn=9781317049357|location=|pages=201}}</ref> Zogu arriti stabilitetin duke u ujdisur me krerët vendorë, si bejlerë, bajraktarë dhe shehlerë;<ref>{{Cite book|title=Popular Movements and Democratization in the Islamic World|last=Clayer|first=Nathalie|publisher=Routledge|year=2007|isbn=9781134150618|editor-last=Kisaichi|editor-first=Masatoshi|location=London/New York|pages=34|chapter=Saints and Sufis in post-Communist Albania}}</ref> i përkrahu komunitetet fetare, duke i çmuar edhe si mur mbrojtës kundrejt bolshevizmit.<ref>{{Cite book|title=The Changing World Religion Map: Sacred Places, Identities, Practices and Politics|last=Jordan|first=Peter|publisher=Springer|year=2015|isbn=9789401793766|editor-last=Brunn|editor-first=Stanley|volume=1-5|location=|pages=1588|chapter=An Exception in the Balkans: Albania's Multiconfessional Identity}}</ref> Rikthimi i tij në pushtet dhjetorin e 1924 u bë pengesa më serioze për përhapjen e komunizmit në Shqipëri, simpatizantët e të cilit kishin qenë të afërt me [[Fan Noli|Nolin]].<ref>{{Cite book|title=Fillimet e Diktaturës Komuniste në Shqipëri 1944-1948|last=Hoxha|first=Çelo|publisher=Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit|year=2013|isbn=9789928168115|location=Tiranë|pages=8}}</ref>
 
Nga 1932 u bënë përpjekje diplomatike disapalëshe për nisjen e strehimit të hebrenjve përpjestimisht me territorin dhe popullatën shqiptare. Qindra hebrenj hynë në territorin shqiptar gjatë periudhës 1932-1939 me viza të rregullta të lëshuara prej zyrave konsullore shqiptare. Politika prohebraike e administratës së Zogut vijoi edhe në mërgimin e tij përfundimtar, ku pati premtuar se, po të rikthehej në pushtet, në këmbim të mbështetjes dhe simpatisë britanike "''do të mundësonte strehimin e mbi 25 mijë familjeve hebraike në vendin e tij''".<ref name=":12">{{Cite book|title=Hebrenjtë në Shqipëri ─ Prania dhe shpëtimi|last=Sinani|first=Shaban|authorlink=Shaban Sinani|publisher=Naimi|year=2009|isbn=978-99956-800-2-2|location=Tiranë|pages=93, 96-97}}</ref>